Pas publikimit të plotë të bisedës së një moderatoreje televizive me “Zogun e Tiranës”, rreth pagesës 20 mijë lekë për të votuar, këshilltari Henze është i shqetësuar se mos “Zogu i Tiranës” krijon alibi dhe thotë që pagesa ka qenë për seks.
Për këtë ai i sugjeron Jarit, që PD të kërkojë sekuestro preventive mbi bythën e “Zogut të Tiranës”, ku të provohet nëse ai ka bërë seks apo ka votuar me ato lekë:
“I dashur Jari!
Sugjerimi im është që në fillim të shikohet lista e votuesve të 30 qershorit dhe të vërtetohet nëse ky “Zogu i Tiranës” ka votuar, apo jo?
Nëse ka votuar, atëhere bazuar dhe në bisedën e bërë, ai mund të dënohet për shitje vote, kurse moderatorja për blerje vote.
Argumenti se ai mund ta ketë marrë pagesën për seks dhe se ajo ka qenë bisedë e koduar, hidhet poshtë, pasi moderatorja dhe ai ka orientime të ndryshme seksuale.
Nga ana tjetër, nëse ai mbrohet me idenë se moderatorja i kishte gjetur ndonjë klient me 20 mijë lekë, duhet provuar dhe për këtë mund të bëhen analiza biologjike të tij.
Për këtë është e nevojshme një sekuestro preventive për bythën e “Zogut të Tiranës”, që të mos përdoret deri në përfundim të analizave dhe një rrëfim i tij me kë ka shkuar deri tani.
Pas kësaj, mund të merren prova nga klientët e tij dhe të provohet akti seksual.
Nëse ai nuk ka votuar, atëhere i bie që biseda ka qenë kamuflazh dhe ka tentuar ndonjë operacion tjetër, që duhet zbuluar.
Fakti që moderatorja është njeri i PD dhe e ka ftuar të votojë më 30 Qershor, tregon se brenda PD ka një çarje të elektoratit, por që ne do ta paraqesim si presion të PS mbi të.
Unë do t’ia referoj këtë çështje Bundestagut dhe Merkelit në javën e parë pas Vitit të Ri dhe ata më premtuan se do të sjellin një ekspertizë nga Gjermania për këtë çështje.
Po ashtu kam njoftuar gazetën “Bild” për skandalin dhe ata mezi presin të hapin skandalin në faqen e parë “Sex në shkëmbim të votave. Si e shesin bythën për pushtetin të rinjtë në Tiranë.”
Nga ana tjetër mendoj se këmbëngulja e zotit Gaz Bardhi për t’u zbardhur deri në fund e vërteta, është paksa emocionale, pasi duket sikur ai ka interes për meshkujt e këtij orientimi, por duhet mbështetur, pasi mund të na dalin dhe njerëz të tjerë pa bythë brenda PD-së.”
MERO der tani vetem halet e rilindjes e kan te provuar qe paguajne per vote.
undefined