Pas debatit për ndryshimin e sistemit dhe tërheqjes së opozitës nga ky aksion, këshilltari Henze i shpjegoi Jarit pse ndodhi kjo gjë.
-Ndryshimi i sistemit nuk është gjë e keqe, tha këshilltari Henze.
Çdo ndryshim është gjë e mirë.
Por nga ana tjetër dhe status quo-ja nuk është gjë e keqe.
Duke qenë se PD është parti konservatore, ajo duhet të ruajë gjërat e vjetra, duhet ta kthejë në traditë këtë gjë.
Nëse do heq dorë nga gjërat e vjetra, duhet të heqë dorë nga simbolet e saj.
Për shembull, duhet të heq PD dorë nga Doktori?
Në asnjë mënyrë. Ai është lezeti i saj, është identiteti i saj.
Tani le të vijmë në këto kohë.
Nëse PD do ndryshojë sistemin, atëhere shumë nga kandidatët që kanë luftuar këto katër vjet dhe kanë marrë kosto nga publiku, mund të skualifikoheshin.
Si do të ndjehej PD, sikur Klevis Balliu të mos votohej nga shqiptarët pas zgjedhjeve?
Ku do shkonte mundi dhe sakrifica e tij për të luftuar tek Unaza e Re çdo ditë kundër Unazës së Re?
Çdo thoshin mijëra lexues të tij, që kanë lexuar librin e tij mbi heroizmin e jelekeverdhëve të Unazës së Re?
Një parti konservatore nuk mund të bëjë gabime të tilla.
Ajo duhet të ruajë vlerat e saj dhe nuk duhet t’ia besojë këto vlera rrugës, pasi populli shqiptar ka dhënë prova që gabon kur voton.
Shikoni që kur voton dy herë rresht Edi Ramën dhe kuptoni se çfarë populli është.
Si mund ta lësh veten në dorë të këtij populli.
Ky sistem i lejon Lulit po ashtu të respektojë figurat e njohura të PD.
Fjala vjen, ju më vini gjithmonë në mendje i nderuar Jari.
Si mund të bëheni deputet nga populli ju, kur nuk lëvizni dot lirshëm, nuk takoni dot njerëz!
Këtë gjë e mundëson ky sistem.
Ti mund të bëhesh deputet i dytë i listës.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Tit Vasilin në LSI apo aleatët e PD.
Ata të pestë kanë qëndruar besnikë pesë vjet, ne t’i lëmë rrugëve tani?
Çfarë mund të bëjë Fatja po su bë deputet?
Në SHBA se qasin më, në popull se qasin më,… po nuk e futëm ne në Parlament ai kalon në depresion.
Kështu mund të them për të pestë aleatët.
Ky ligj është shpëtim për ta.
Ndaj mos dëgjoni këta që flasin lart e poshtë se duan të na përçajnë.
Ky ligj na bashkon.