Pas reagimeve të shumta botërore rreth eleminimit të gjeneralit Sulejman, këshilltari Henz i shpjegoi Jarit përse Meta nuk mund të shprehej rreth eleminimit të tij.
Të dashur demokratë!
Jari ju shpjegon!
Shumë nga ju më keni kërkuar këto ditë të dini përse nuk ka reaguar presidenti Meta rreth ngjarjeve në Iran.
Më poshtë po u postoj disa nga mendimet e këshilltarit Henz rreth qëndrimit të Metës.
“Siç e dini vitin e kaluar Gjenerali Sulejman kishte planifkuar një atentat tek Kryegjyshata Botërore e Baba Mondit, për Ditën e Ashures përmes dy tipave të veshur si gazetarë.
Në atë takim do të merrte pjesë dhe Ilir Meta.
Shërbimet sekrete amerikane diktuan terroristët dhe i arrestuan ata para se të kryenin aktet terroriste.
Tani që Gjenerali Sulejman u eleminua, Meta është në pozitë të vështirë të shprehet, pasi duket sikur i ka urdhëruar ai amerikanët, të eleminojnë Sulejmanin, për të marrë hak për të.
Pra Meta në një farë mënyre po përpiqet të ruajë miqtë tanë amerikanë, të mos i vërë në pozitë të vështirë, meqë ata morën hak për atentatin e dështuar ndaj tij.
Për këtë ka bërë disa veprime që të shmangë keqkuptimin. Përshembull një nga këshilltarët e tij ka quajtur vrasjen e Sulejmanit si vrasjen e Princ Ferdinandit në Sarajevë.
Vetë Meta ka shmangur komentet, pasi nëse do të flasë, atëherë do të kuptohet se ka qenë ai që ka ndikuar tek amerikanët dhe kështu Irani mund të hakmerret.
Problemi është se muxhahedinët e Iranit që janë strehuar në Shqipëri, janë afër Gjirit të Lalzit dhe raketat mund të bëjnë ndonjë gabim njerëzor dhe bien në Gjirin e Lalzit.
Për gjithë këto arsye është mirë që Meta ka shmangur prononcimet. Nuk duhet të dekonspirohet lidhja e tij e fort me amerikanët dhe armiku duhet vënë në gjumë.
Nga ana tjetër duhet të mirëkuptoni dhe gjendjen e tij shpirtërore, pasi Sëlltiku ka pasur një ndeshje të vështirë dhe ai ka qenë në ankth.
Mr Henz nje karrige dhe nje pension ,per Jarin ….d
undefined