Këshilltari Henze këshillon Aldo Bumçin për OSBE-në

9 Janar 2020, 20:39Antena TEMA

Pas marrjes së kryesimit të OSBE nga Shqipëria, Këshilltari Henz mori përsipër të drejtojë strategjinë e PD kundër drejtimit të OSBE nga Shqipëria.

Për këtë ai i kërkoi Lulit dikë që nuk e vret shumë mendjen çfarë thotë, me qëllim që të mos kompleksohet.

Tre vetë kam në PD të tillë, – i tha Luli.

Jarin, që e kemi për gjëra të mëdha, Mulin për çështje të brendshme, ndërsa për këto OJQ ndërkombëtare ja kemi Aldon.

Atëhere këshilltari Henz u takua me Aldon.

Fillimisht duhet të kesh parasysh që do jesh i vetmi që do sulmosh Shqipërinë në këtë pikë, pasi të tjerët mbajnë qëndrime diplomatike, se janë vende të huaja. Ti je shqiptar s’ke pse sillesh si diplomat.

-Patjetër,- tha Aldua. Nuk dua t’ia di fare për këtë gjë.

-Ki parasysh se SHBA mund të shprehet e gëzuar që Shqipëria po drejton OSBE, por mos u komplekso nga kjo punë.

Ashtu ua do puna atyre, se mua më tha Merkeli që ata nuk janë të gëzuar por bëjnë kot, se kanë frikë se Ed Rama u ndjek këta iranianët në Manëz. U nxjerr kampin të dëmtuar nga tërmeti.

-E kam parasysh,- tha Aldua.

-Ki parasysh që dhe Austria mund të jetë e gëzuar në dukje, për kryesimin e Shqipërisë, por mos u komplekso se e kanë nga halli, ngaqë Fate Velaj ka shtëpinë tek pallati i Kancelarit dhe e ka shok.

-E kam parasysh,- tha Aldua. Nuk çaj kokë unë nga Fate Velaj.

-Ki parasysh që tani Shqipëria mund të ketë në dispozicion disa poste ndërkombëtare pune, dhe mund t’ia ofrojë ndonjë dhe opozitës, por ju nuk duhet të kompleksoheni. Mos i pranoni.

-Si si ishte kjo?- tha Aldua.

-Dmth nëse Ed Rama thërret ndonjë ish Ministër të Jashtëm dhe e emëron diku në OSBE nuk duhet ta pranoni.

-Në asnjë mënyrë,- tha Aldua. Si mund ta bëj unë këtë. Turp t’i vijë kush e pranon.

-Pra ajo që dua të them unë, është se gjithë bota është kundër udhëheqjes së OSBE nga Shqipëria, por u vjen zor t’ia thonë në sy. Ndaj është mirë ta thuash ti. Do të jetë mirënjohëse gjithë bota.

-E kuptova,- tha Aldua. Do ta them patjetër. Dhe një pyetje kisha: Sa është rroga për këto vendet e punës që thua ti se mund t’ia japë opozitës Edi Rama?

-Po çfarë të duhet ty, mos i prano të thashë.

-Jo mo jo dua ta di për sa lek mund të na shitet ndonjë shok,- tha Aldua. Pa unë njësoj si gjithë bota, jam shumë i mërzitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje