Këshilltari Henz zgjidh problemin e Fates me SHBA-në dhe Reformën zgjedhore

14 Janar 2020, 20:02Antena TEMA

Pas shumë sugjerimesh se si të arrinte të merrte një vizë amerikane, Këshilltari Henz i dha më në fund Fates një zgjidhje origjinale.

-I vetmi shpëtim që i ka mbetur opozitës,- i tha Këshilltari Henz është Gjiknuri. Duhet të pranoni Gjiknurin që të shpëtoni. Ndryshe nuk ka viza për SHBA.

-Po unë s’kam gjë me Gjiknurin,- i tha Fatja.

-Ti nuk ke, por Lul Basha ka zëvendësuar lëvizjen “Rama ik” me lëvizjen “Gjiknuri ik”. Duhet hequr dorë dhe nga kjo gjë.

-Po mire,- tha Fatja. E marr unë përsipër.

-Po e more përsipër, atëhere ka një zgjidhje. Të vjen një ftesë nga “Mëngjesi i Lutjeve” ty dhe Gjiknurit, shkon Gjiknuri në Ambasadë, merr një notë nga Parlamenti dhe e merr vizën për të dy.

Kështu dhe ju e pranoni Gjiknurin, dhe ai ju ndihmon ju, dhe arrihet paqja.

Dhe ashtu u bë.

Këshilltari Henz më në fund e arriti një sukses. Gjithçka funksionoi sipas parashikimit.

Sot kur u ulën të gjithë në tryezë, Fatja i lumtur e mori këshilltarin Henz në telefon.

-Faleminderit miku im tha. Sot ke bërë tamam tërmet. Kancelarja Merkel do të jetë e lumtur për këtë që ke bërë.

-Të lutem mbaje sekret që të ndihmova unë,- i tha Këhsilltari Henz. Se mund ta marrë vesh Doktori dhe më kërkon dhe ai vizë. Ti e di që puna jote dhe puna e atij nuk janë njësoj. Ti je mësuar me refuzime. Ai nuk e duron dot atë që i ka ndodhur dhe kam frikë se po e mori vesh që të ndihmova ty, do më kërkojë ndihmë dhe nuk kam çfarë t’i bëj.

Në asnjë mënyrë,- i tha Fatja. Nuk i them njeriu. Po besoj se tani do t’i lirojnë vizat dhe për të tjerët pas paqes.

Dhe Tit Vasili i dha dorën Damjanit. Duhet ndihmuar dhe ai.

-Nuk e di,- tha Këshilltari Henz. Të kalojë një herë kjo puna jote, pastaj flasim dhe për atë. U tregojmë foton duke u puthur me Damianin, ndoshta e ndihmojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje