Këshilltari Henz shpjegon pse nuk flet Doktori për marrëveshjen

16 Janar 2020, 20:22Antena TEMA

Pas heshtjes së gjatë të Doktorit për marrëveshjen Bylykbashi-Gjiknuri,  këshilltari Henz i dërgoi Jarit një arsyetim se si mund të paraqitej kjo në popull:

“I dashur Jari!

Ka shumë demokratë që pyesin të shqetësuar përse nuk flet Doktori për këtë çështje.

Shpjegimi është fare i thjeshtë. Doktori është ëngëlli ynë mbrojtës.

Ai duhet të flasë i fundit, për të parë njëherë kush janë miqtë dhe kush janë armiqtë e partisë.

Për këtë arsye, ai po hesht.

Kjo është strategji e mirëmenduar e tij, të cilën ja kam këshilluar dhe unë, pasi fola me kancelaren Merkel dhe ajo më dha leje.

Nëse e mban mend dhe më 2017, Doktori nuk foli për një javë.

Të gjithë shanin, ose mburrnin Lulin, ai nuk foli.

Tani plani ynë është ky.

Do vëmë dhe ca njerëz tanë të shajnë Lulin, në emër të Doktorit, dhe pastaj në fund do flasë Doktori.

Ai do bëjë disa kritika, dhe do t’u jap të drejtë atyre që kritikojnë Lulin, por do thotë që tani të gjithë bashkë, të mbështesim Lulin, se nuk kemi shpresë tjetër.

Kështu që vonesa nuk ka të bëjë me ndonjë kontradiktë, por me taktikën e Doktorit që t’i lërë të flasin të gjithë dhe pastaj t’i mbledhë e ti bashkojë me Lulin.

Ky është sekreti i heshtjes. Nuk ka ndonjë sekret tjetër.

Problemi është se nuk duhet të rrisim shumë entuziasmin për zgjedhje, se Edi Rama është i pashpirt dhe na fut në zgjedhje që në qershor, duke na gjetur të papërgatitur.

Është më mirë të vazhdojmë të bëjmë sikur debatojmë e kemi hallet tona, se po u bë reforma dhe thamë duam zgjedhje, ai kriminel na çon vërtetë në zgjedhje.

Atë nuk do ta lejojmë kurrë.

Ndaj duhet t’i qetësojmë demokratët që janë të shqetësuar për Doktorin.

Ai është duke punuar për një plan më të madh dhe për të mirën e përgjithëshme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje