Këshilltari Henz i shkruan “The Times” për hetimin ndaj Bashës

18 Janar 2020, 19:17Antena TEMA

Pas lajmit të prestigjiozes “The Times” rreth 650 mijë dollarëve të Lulzim Bashës, paguar nga dy biznesmenë rus për lobim në SHBA, këshilltari Henz vendosi t’i shkruajë “The Times” në një koment në faqen e saj në Facebook:

“Zotërinj të redakisë. Lajmi juaj mbi hetimin e Lulzim Bashës në Britani të Madhe është një spekullim që buron nga padija juaj, për legjislacionin shqiptar dhe dosjen në fjalë.

Siç duhet të ishit në dijeni, gjykata shqiptare e pushoi çështjen në fjalë, pasi fakti nuk ekziston.

Kjo është deklaruar nga një gjykatë në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës po ashtu kishte shumë mosmarrëveshje për këtë çështje dhe nuk kishim qëndrim unik.

Ju me sa duket niseni nga sistemi jurdik anglez, por Luli është gjykuar me ligjet e Shqipërisë.

Ju nuk keni ligje specifike. Ju bazoheni në precedentë.

Sipas jush, meqë një politikan britanik është dënuar për këtë gjë para 60 viteve, duhet të dënohet dhe Basha.

Ky është një sistem primitiv dhe i padrejtë.

Sistemi në Shqipëri është ndryshe. Ai gjykon çdo rast dhe nuk niset nga ngjashmëria e veprave penale, pasi ka shumë rëndësi konteksiti kur e ka bërë, pse e ka bërë, dhe çfarë halli ka pasur.

Nga mënyra se si ju keni gjykuar në artikullin tuaj, thoni që Luli tani është nën hetim në Skoci.

Po ç’punë ka Luli në SkociQ Ai një herë ka qenë aty, biles dhe atëhere ka qenë me tren jo me avion, se në avion të kalojnë çantën në skaner.

Si mund të hetohet e gjykohet Luli në Britani të Madhe, kur ai jeton në Shqipëri dhe Hollandë?!

Ky amatorizëm duhet të marrë fund. Gazeta Juaj ka nevojë të rifreskohet dhe të bëhet serioze.

Nuk mund të përdoni sistemin tuaj të drejtësisë për të dënuar një njeri që jeton në një vend tjetër dhe që ka sistem drjetësie tjetër.

Ai e ka bërë atë veprim nisur nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe jo në Angli.

Ndaj kjo që bëni është marrëzi.

Unë ju rekomandoj të ngrini padi ndaj Edi Ramës, pasi ai po terrorizon shqiptarët me këto histori.”

1 komente në “Këshilltari Henz i shkruan “The Times” për hetimin ndaj Bashës”

  1. Rudi vata says:

    Po trenin per ne Sloci ku e morri ky basha dhe si shkoj ne ate vendin tjeter nga u nis per ne Skoci!? A mubf te na shpjegoj ky kokezbathurrri i Peshtanit!? Aa ky vjen me eurostar vet per ti cuar leket djalit te tij ekselnt qe paguhet nga leket e Veliajt she Rames! Ndjese peshtanak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje