Këshilltari Henz përgatit këshillat për zgjedhje të parakohshme

17 Janar 2020, 20:35Antena TEMA

Pas debatit se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, pas tryezës për reformën zgjedhore, këshilltari Henz vendosi t’i dërgojë Jarit disa udhëzime se si duhet të përdoret çështja e zgjedhjeve të parakohshme:

“I dashur Jari!

Pas konsultimeve që pata me kancelaren Merkel, më në fund vendosëm që çështjen e zgjedhjeve ta trajtojmë me tre faza.

Faza e pare, nga sot deri në mars, duhet të themi që zgjedhjet do të mbahen në qershor.

Kjo do të shmangë debatet për tryezën dhe do të mobilizojë energji për të gjetur kandidatë dhe për të filluar fushatën.

Nga ana tjetër, kjo do ndërpresë sulmet ndaj Lulit, pasi u bë e qartë që sistemi nuk do të ndryshojë.

Këtë fazë e ka marrë përsipër Qim Peka.

Faza e dytë do të jetë në qershor, kur do të thuhet që zgjedhjet do të jenë në tetor.

Kjo fazë ka shumë rëndësi, por është dhe pak delicate, pasi dhe Rama ka një mendje t’i bëjë zgjedhjet në tetor.

Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm që mos t’ia lëmë përgjegjësinë Ramës pse po e shtyjmë, por të themi që nuk jemi në gjendje, pasi kemi shumë kërkesa për kandidatë.

Kjo duhet trajtuar me kujdes dhe duhet argumentuar në mënyrë sa më intelektuale dhe të moderuar.

Duhet t’ia lëmë Gjokmarkajt si opsion.

Faza e treta dhe e vërteta, është kur zgjedhjet të shtyhen për qershorin e vitit tjetër.

Kjo është delicate, pasi duhet të justifikojmë shtyrjen nga tetori.

Mendoj se duhen gjetur një sërë argumentash klimaterike, duhet të përmendim rrezikun e përsëritjes së tërmetit në nëntor, si dhe fushatën e rindërtimit që na dëmton.

Për këtë fushatë do angazhojmë presidentin Meta dhe LSI-në.

Qëllimi është që ta lodhim Ramën, duke u bërë gati për zgjedhje çdo tre muaj, dhe ato t’i bëjmë pas një viti.

Kështu kemi për ta shkatërruar, pasi do jetë i dërmuar deri atëhere.”

1 komente në “Këshilltari Henz përgatit këshillat për zgjedhje të parakohshme”

  1. Gjithashtu keshilltari eshte kundra dekllarates se axhustatorit Nardos Ndoka per vrasjen dhe eliminimin e Ad Rames me atentat, pasi nuk mund te jete dakort edhe Monika qe te hyje ne zgjedhje ne mungese te bishes EdRama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje