Këshilltari Henz entuziast për thithjen e drogës në Bulqizë

22 Janar 2020, 20:07Antena TEMA

Pas publikimit të një videoje që pretendohet se i përket bashkiakut të Bulqizës, këshilltari Henz i shkruajti i entuziasmuar Jarit për këtë zhvillim:

“I dashur Jari!

E pashë atë videon dhe jam shumë entuziast.

Mënyra se si e thithte ai Lefteri, ishte krejt amatore.

Kjo tregon që është fillestar.

Unë mendoj që ne duhet të marrim anën e bashkiakut të Bulqizës dhe të themi që nuk është ai në video.

Kjo do ta bëjë interesantë lojën në opinionin publik.

Pastaj do të fillojnë debatet pse PD e mbron bashkiakun, a është kjo marrëveshje Basha- Rama etj si këto.

Kështu do na rritet vëmendja në opinion publik.

Kur vemendja të jetë tek ne, nxjerrim prapë Salianjin dhe themi që ai në video nuk është Lefteri, por Edi Rama.

Kjo ka për ta bërë të besueshme PD.

Pas kësaj ata nuk kanë çfarë t’i bëjnë Salianjit, pasi nuk dënohesh dy herë për të njëjtin krim.

Duke qenë se është i njëjti krim, nuk dënohet përsëri, pasi akoma s’ka marrë vendimi formë të prerë.

Nëse themi Edi Rama, atëhere OSBE duhet të na kërkojë sqarime, pasi ai është kryetari i OSBE.

Ne refuzojmë t’i japim sqarime pa përmbushur kushtet tona.

Dhe kushtet tona duhet të jenë të qarta.

Duam siguri që ai nuk bën zgjedhje të parakohshme deri më 2021, duam të mos prekë sistemin zgjedhor, duam të mos depolitizojë komisionet etj.

E vetmja gjë që duhet të bëjë, duhet të shtojë fondet për opozitën në zgjedhje.

Të tjerat janë mirë.

Nëse na i plotëson këto kushte, atëhere ne i japim sqarime OSBE-së.

I themi na u duk si Edi Rama, por qenka Lefteri.

Askush nuk na ndëshkon dot pse e perceptojmë Lefterin si Edi Ramën.

Mendoj se ky është një rast i artë, që ta detyrojmë të bëjë atë që na intereson për reformën dhe zgjedhjet.”

1 komente në “Këshilltari Henz entuziast për thithjen e drogës në Bulqizë”

  1. altin droboniku says:

    bravo Mero !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje