Këshilltari Henz vendosi t’i shkruajë sot Jarit një propozim lidhur me 21 janarin.
Pas një analize historike që kishte bërë këshilltari Henz, kishte arritur në konkluzionin se 21 janari është “Dita e Doktorit”:
“I dashur Jari!
Po mendoj të propzojmë 21 janarin si “Dita e Doktorit” për tre arsye madhore që lidhen me 21 janarin e vitit 1920, 21 janarin e vitit 2006 dhe 21 janarin e vitit 2011.
Së pari, 21 janari i vitit 1920 daton si dita e parë e parlamentarizmit shqiptar dhe fillimin e shtetit modern shqiptar.
Pas 100 vjetësh, Doktori ka arritur ta asgjesojë parlamentarizmin në partinë e tij, duke mos lejuar qeverinë të gëzojë 100- vjetorin e parlamentarizmit.
Me ndihmën e Lulit, ai zbarazi Parlamentin nga lista reale e PD dhe e mbushi me figura qesharake, për t’i treguar Edi Ramës se nuk ke për ta gëzuar 100- vjetorin e parlamentarizmit.
Kjo mendoj se është merita e tij e parë lidhur me 21 janarin.
E dyta, lidhet me 21 janarin e vitit 2006, kur në Prishtinë vdiq një nga njerëzit që e ka torturuar më shumë se kushdo tjetër Doktorin.
Është fjala për Ibrahim Rugovën.
Për 10 vite rresht ai ndërpreu komunikimin me të, duke e refuzuar si aleat dhe politikan.
Nuk e lejoi të shkonte në Kosovë, dhe as të takohej me të diku tjetër.
Me vdekjen e tij më 21 janar 2006, Sali Berisha shkeli për herë të parë në Kosovë.
Dhe kjo është nje ngjarje historike.
Vdekja e Rugovës i hapi rrugë dhe Doktorit të shkonte në Kosovë.
E treta lidhet me 21 janarin e vitit 2011.
Socialistët përems një demonstrate të madhe kërkonin t’i mernin pushtetin Doktorit.
Me afëtsinë e tij si burrë shteti, ai hapi zjarr mbi turmën dhe plagosi rreth 40 vetë.
Katër prej tyre vdiqën.
Doktori ja doli që jo vetëm mos të dënohej, por as të pyetej fare për këtë ngjarje, sikur nuk kishte dijeni.
Kjo tregon forcën e vërtetë të tij.
Me sa duket, fati i këtij njeriu lidhet me 21 janarin.
Kjo është dita që vdesin të gjithë ata që ai nuk i do, parlamentarizmi, Rugova dhe armiqtë opozitarë.
Ndaj mendoj ta shpallim 21 janarin si “Ditën e Doktorit”.”