Keshiltari Henz çon Lulin me gjyshen te blejë domate

1 Shkurt 2020, 19:09Antena TEMA
Keshiltari Henz çon Lulin me gjyshen te blejë domate

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i “Opozitës së Bashkuar”, ka kapërcyer sot të gjitha parashikimet dhe fantazitë e popullit opozitar dhe atij jo opozitar, duke thelluar tej mase aksionin e tij politik.

I veshur 80% në ngjyrë të kafenjtë, ku shquheshin pantollat e kadifenjta nga shekulli i kaluar, Luli bashkë me një gjyshe, u derdh sot në tregun e fruta perimeve për të parë nga afër gjendjen, por edhe për të bërë pak pazar.

“Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes. Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakfricave për fëmijët, nipërit dhe mbesat”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Bëhemi me dije se zonja-gjyshe, që mori pjesë në pazar, është Pranvera Bodinaku, edhe kjo me detyrë të lartë si Luli, kryetare e Sindikatës për Tregti dhe Turizëm.

Në fillim, stafi i PR-it e këshilloi Lulin të shkonte në dyqanin e peshkut, sepse kështu kishte vepruar shumë vite më parë, Bob Kennedy, vëllai i presidentit John Kennedy, në fushatën e tij për senator, dhe Nicolas Sarkozy në Francë, në fushatën e tij presidenciale.

– Te peshku jo, ishte përgjigjur në mënyrë të prerë Luli.

E para, tek dyqani i peshkut, ashtu siç bëri Sarkozy, duhet zgjuar shpejt në mëngjes, për t’i thënë popullit, që unë jam me ju që zgjoheni shpejt.

Por mua nuk më beson njeri për këtë gjë, se unë vdes për një çikë gjumë në mëngjes….

Së dyti, pse shkoi pikërisht tek dyqani i peshkut, do të thonë këta të Ramës?

Pastaj ndonjëri mund të thotë edhe peshku qelbet nga koka… më mirë lëreni këtë punën e peshkut.

– Ok, ti e di, i thanë njerëzit e PR-it. Shko tek tregu i fruta perimeve shef, aty është hapur ditë natë.

Burime afër stafit të PR-it bëjnë me dije, se pas pazarit, me kthimin në shtëpi, Luli nuk u prit mirë nga gruaja, e cila u mërzit shumë që gjithë ai burrë, alamet kryetar i opozitës, shkoi gjysmë dite në pazar për të blerë katër kokrra shegë dhe më e keqja, edhe këto me OMGJ, shumë të theksuar.

Ndërkohë, gojët e liga djathtas, ato që shajnë Lulin dhe çojnë ujë në mullirin e Ramës, thanë: “Stambolli digjet, ndërsa Luli ynë rrëmben një gjyshe dhe shkon në pazar për katër kokrra shegë”.

Burime të besueshme bëjnë me dije, se ditën e martë, kryetarja e sindikatës që shoqëroi Lulin në pazar, gjyshja Pranvera Bodinaku, ka lajmëruar pesë gjyshe të tjera, që bashkë me Lulin, do të bëjnë një byrek petanik me gjizë, spinaq dhe vezë.

Stafi donte të ftonte në përgatitjen dhe pjekjen e këtij byreku edhe kryetaren e LSI-së, opozitaren Monika Kryemadhi, për të hapur edhe ajo pesë nga 35 petët e byrekut, por Monika e nervozuar kishte thënë:

– Shkoni pirdhuni me gjithë byrekun e Lulit, mua po më zien koka për votat!

Një gazetar shumë i mengjërt i Edi Ramës, lajmëroi gjithë miqtë e tij me mesazhe, që të merrnin masa për fshehjen e mamave dhe vjehrrave, nga keqpërdorimi i Lulit.

P.SMë poshtë shihni edhe njëherë fotot e Lulit me gjyshen në pazar.

TPZ.al- nga rubrika: Tej e këtej

2 komente në “Keshiltari Henz çon Lulin me gjyshen te blejë domate”

  1. ali says:

    Qesharake kjo foto sikurse dhe personazhet aty. Duken sikur jane duke ecur ne pull, ne mes te rruges se automjeteve dhe jo ne trotuar.

  2. Udheheqesi says:

    Gju me gju me “popullin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje