Pas protestës së Tartarit si anëtari të KLP, i cili pretendon se kryetari Gent Ibrahimaj i ka fshehur kartolinat që i kanë nisur atij për Vitin e Ri, këshilltari Henz zbulon se çfarë fshihet pas këtij veprimi.
E kam studiuar gjatë ankesën e Tartarit për zhdukjen e kartolinave. Duket si një akt banal, por duhet të jetë diçka shumë e thellë.
Meqë anëtarët e KLP janë nën mbikqyrje të fortë, shumë nga mesazhet që njerëzit çojnë kundër prokurorëve, janë përmes kartolinave. Duke besuar se kartolinat nuk i mbikqyr njeri, pasi janë urime rutinë, dikush në KLP ka zbuluar se Tartarit i shkonin mesazhe të koduara në kartolina.
Fjala vjen në një kartolinë që vetë Jari i kishte nisur Tartarit për Vitin e Ri, e cila nuk i ka mbërritur thuhej:
Urime zoti Tartar,
Ke një punë me zarar,
Ky SPAK-u që vjen vërdallë,
Duhet tredhur sa më parë!
Po ashtu në një kartolinë që ja ka dërguar kryetari i PD Sarandë, i cili është marangoz i njohur, thuhej:
Urime zoti Tartar,
Hap e mbyll ato sirtar,
Po lufton për drejtësi,
Gëzuar vitin e Ri!
Fakti që këto kartolina nuk i kanë shkuar Tartarit, tregon se atij ja kanë mbikqyrë dhe kartolinat për shkak të mesazheve të koduara që gjenden mes tyre. Ai i ka përdorur kartolinat po ashtu për të ngritur probleme të rëndësishme të KLP siç është shpërndarja e padrejtë e naftës me tollona 10 litra, lënia e tij në sedilien e pasme, kur udhëtonte bashkë me prokurorë të tjerë në veturë, apo mos zgjedhja e tavolinave të rrumbullakëta, kur shkonin për dreka pune, me qëllim që t’i tregonin atij se nuk janë të gjithë të barabartë.
Ndaj propozoj që PD të hetojë Drejtorin e Përgjithshëm të Postave, i cili njihet si një tifoz i këngëve labe dhe mund të ketë vjedhur kartolinat për t’i paraqitur si krijime të veta.
Nga ana tjetër ai mund të ketë bërë dhe një Memo për mesazhet e koduara të këtyre kartolinave.
Po ashtu duhet hetuar dhe një këngëtar popullor i këngës labe i cili i ka çuar një video si urim për vitin e ri. Ky këngëtar ka kënduar dhe këngë për Edi Ramën, Fatos Nanon dhe Sali Berishën.
Në këngën e tij për Tartarin zbulohet qëllimisht lidhja e Tartarit me kryetarin e PD së Sarandës dhe nga këtu ka nisur sulmi ndaj tij.
Përveçse janë bërë xhelozë për vlerësimin që rapsodi popullor ka për Tartarin, janë tërbuar dhe për lidhjet e tij me industrinë e mobiljeve dhe PD.
Mero te lumte.Nxiru ne pah injorancen jo ketyre qe jane zgjedhur se keta e tregojne vet vehten qe jane pa kulture,dhe me arsim minimal ,por edhe atyre qe i kane zgjedhur keta.SHume qyfyre do kete me keta
…
Shumë urime o Tartar
ke një punë me zarar
SPAK-u po të vjen vërdallë
ti je trim, do i bësh ballë.
.
Të qëndrosh si bëra unë
kur Ramistët pas mu vunë
unë s’u bëra hiç merak
se dhisja në uturak.
.
P.S.
Plot pasion e plot gëzim
kaq tha Jari në Urim
si i doli në fund rimës
mbushi qesen e urinës.
2.
Shumë urime o Tartar
të munguan në sirtar
unë t’i nisa nga Gjiu i Jalës
të bëj be për kokë të Salês.
.
Dhe që viti të viji mbarë
kisha fut dymijë dollarë
s’të gënjej, votat më rënçin
i kan marrë, mos i hëngçin!
.
P.S.
Ishte ky, urimi tjetër
i ardhur me zarf e letër
2000$ i kish palos
shoku vjetër marangos!
3.
Dhe vetë malet u përulën
kur Tomorri i vu vulën
Drejtësi qysh bën Tartari
nuk ka parë kurrë shqiptari!
.
.
.
P.S.
Kënga e tij
këtu s’mbaron
po unë ika
jam n’timon.
Nga burimet tona mesojme se kartolinat ketij Tartarit sipas te gjitha gjasave i ka fshehur Halit kafsha, roja i avukat Serxhit, kandidat i perhershem per ne Gjykate e larte me porosi te halles se tij e cila sipas te dyve ka kohe qe flirt on me keta barinjte e Tepelenes. Duke qene ne nje rreth vicioz ku mpleksen shume interesa kundrejt Serxhit, Halitit dhe halles kjo historia e kartolinave nga Tepelena qe humbin ne zyrat e drejtesize ne Tirane.
Frynte era nga perjashta tundte perdet e mendafshta mos kujto se te harova kartolinen ta dergova! Bujari
Ky Tartari kartolinat sipas habereve i mori po ky Jari a I mori kartolinat e Sales?