"Minishengeni", Rama në Uashington: Jam tradhtari i përkryer në imagjinatën e njerëzve. Po ta kisha dhënë unë idenë e fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd, do më kishin prerë kokën

6 Shkurt 2020, 10:17Politika TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha të mërkurën në Uashington se Shqipëria është e angazhuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, megjithatë edhe pas prezantimit të metodologjisë së re për organizatën nuk pranoi të bënte parashikime për kohën e hapjes së negociatave.

Rama foli në Këshillin e Atlantikut gjatë një vizite në Uashington ku u takua me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës.

Ai foli për marrëdhëniet dypalëshe, të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe nismën e fundit kundër krimit të organizuar.

Megjithëse metodologjia e re e paraqitur për bisedimet e anëtarësimit për zgjerimin e BE-së po shihet si një mundësi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta marrin ftesën në Mars, kryeministri Rama tha se nuk mund të thotë nëse kjo do të ndodhë, sepse bëhet fjalë për 27 vende.

“Nuk i dihet kurrë se ç’ndodh me njërin prej tyre dhe mund të thotë ‘jo nuk jemi gati për ta’”.

Por ai shtoi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ajo vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj atij synimi.

“Ne vazhdojmë të bëjmë punën tonë, njëlloj siç do të kshim bërë nëse bisedimet do të ishin hapur. 

Prandaj Shqipëria vetë nuk po humb kohë, nuk po rri duke qarë në pritje që të ndodhë ndonjë mrekulli dhe ndoshta gjëja e bukur do të ishte sikur të ndodhte kur të mos ta prisnim më, në të ardhmen e afërt”, tha ai.

“Ne kemi pasur një jetë të vështirë, duke qenë peng të perandorive që nuk i kishim zgjedhur dhe ky është vendi ku donim të ishim për një kohë të gjatë dhe hyrja atje do të ishte sikur t’i shpëtonim përgjithmonë mallkimit të historisë”, vazhdoi kryeministri Rama.

Zëvendës presidenti i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson që moderoi bisedën me Kryeministrin Rama, vlerësoi faktin që kur vjen puna tek aleanca me Shtetet e Bashkuara, të gjitha forcat politike shqiptarë janë në një emërues të përbashkët.

Kryeministri Rama tha se jo vetëm Shqipëria, por gjithë Ballkani Perëndimor është një rajon më i mirë para së gjithash falë Shteteteve të Bashkuara që kanë kontribuar tek transformimi i tij nga një zonë me armiqësi dhe kapitujve të gjatë të konfliktit dhe gjakderdhjes, në një zonë paqeje dhe bashkëpunimi.

“Por sigurisht ende nuk jemi ku mundemi dhe duhet të jemi, sepse ka akoma çështje dhe probleme për të zgjidhur dhe ne shpresojmë në ndihmën e miqve amerikanë dhe si komb shqiptar, si shqiptarë që jetojmë jo vetëm në Shqipëri por edhe në gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi absolutisht në një gjendje më të mirë”.

Gjatë takimit me Ramen, në Departamentin e Shtetit, Sekretari Mike Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Si Sekretari Pompeo ashtu edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brian vlerësuan angazhimin e Shqipërisë për kontributin në aleancën e NATO-s dhe kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit.

“Jemi të ndërgjegjshëm që megjithëse kemi marrë një farë rreziku duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara për të shpëtuar njerëz nga kërcënimi për jetën, në të njëjtën kohë ndjehemi mirë që nuk jemi të vetëm”, tha zoti Rama duke iu referuar strehimit të 3 mijë anëtarëve të opozitës iraniane, MEK.

Rama pati takime edhe me kreun e Bankës Botërore, dhe administratorin e USAID-it.

Duke folur për rajonin, Rama tha se shpreson që sa më shpejt të sqarohen shtrembërime lidhur me Shengenin rajonal.

“Në këtë moment unë jam tradhëtari i përkryer në imagjinatën e njerëzve që nuk e kuptojnë që nuk mund të ndërtosh paqen dhe mirëqenien me të njëjtat instrumente dhe arme me të cilat luftove për liri”, tha ai.

Duke ju përgjigjur me ironi kritikave, ai tha se po ta kishte dhënë ai “idenë e fluturimeve direkte dhe jo Grenell, do të më kishin prerë kokën.”

“Nuk mund të shkojmë askund nëse qendrojmë secili tek tregjet tona të vogla dhe nëse vazhdojmë ta shohim njëri-tjetrin me syrin e asaj që ndodhi në të kaluarën”, tha ai.

Rama qartësoi se kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin e tij për Kosovën.

“Që ditën e parë e kam thënë se Serbia duhet të njohë Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është një makth nga i cili Serbia duhet ta çlirojë veten. Kosova është një realitet që nuk mund të ndryshojë, por njëkohësisht duhet të punojmë së bashku.”

Ndërsa shqetësimeve se me ardhjen në pushtet, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë disa nga qëndrimet për të cilat druhej perëndimi, si për Shqipërinë e Madhe, Rama iu përgjigj duke thënë se “poezia e opozitës nuk është njëlloj me prozën e qeverisjes.”

“Mezi pres të bashkëpunoj me ta në drejtim të marrëdhënieve tona dhe ëndrra ime si edhe e çdo shqiptari është që kufiri të bëhet krejtësisht fluid”.

Shqipëria ka miratua një akt normativ për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe Rama iu përgjigj pyetjes së Zërit të Amerikës, se pse këto përpjekje nuk janë bërë më parë, kur ai është në pushtet prej gjashtë vjetësh.

“Si mund të ishte bërë kjo përpara? Kur nuk kishim Prokurorin e Posaçëm, një post që doli përmes procesit të dhimbshëm të reformës në drejtësi dhe vetingut, si mund të guxonim të shkonim pas aseteve dhe financave të krimit të organizuar? Si mund të imagjinonim të kapnim dhe konfiskonim prona që janë siguruar përmes aktiviteteve të paligjshme, me gjykatat që kishim gjithë këto vite?”, tha Rama.

Ai shtoi se gjykatat gjithë këto vjet kanë qenë plotësisht të infektuara nga krimi i organizuar se ka gjykatës dhe prokurorë që jo vetëm po bashkëpunojnë me krimin e organizuar por janë pjesë e krimit të organizuar.

“Ka nga ata që pyesin pse fillojmë me ta dhe jo politikanët: përsëri është shumë e thjeshtë. Nuk është qeveria, nuk jam unë, nuk është policia që duhet të merret me shkeljet e politikanëve. Është sistemi i drejtësisë. Prandaj ne po reformojmë drejtësinë”, tha ai.

Kryeministri Rama është kritikuar se kur dolën akuzat ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për lidhje me botën e krimit, ai nuk i denoncoi ata. Por në përgjigjen e tij, zoti Rama tha se partitë politike nuk janë vend ku bëhet hetime dhe gjyqe, partitë nuk janë vende ku ti cakton se kush merr pjesë.

“Partia nuk duhet gjykuar kurrë në bazë të shkeljeve të disa individëve, por se si reagon. Nëse partia bëhet një avokat që mbron ose shfajëson para publikut njerëz që kanë bërë gjëra jo të mira, atëherë është problem. 

Por nuk mund të më përmendni asnjë rast ku ne nuk u distancuam kur drejtësia duhet të bënte punën e saj. Dhe me duhet të them që ne jemi e vetmja parti që e kemi bërë këtë”, tha Rama. (VOA)

10 komente në ““Minishengeni”, Rama në Uashington: Jam tradhtari i përkryer në imagjinatën e njerëzve. Po ta kisha dhënë unë idenë e fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd, do më kishin prerë kokën”

  1. Tarasi says:

    Edi Rama ti nuk jep dot idera… Ke dëshirë të jesh më shumë se sa është kapaciteti yt por nuk mundesh nuk ke vizion ose shikon VETËM interesin tënd…. Nuk mund ta lozesh gjoja KCK sipas udhëzimeve të tua është një vegël që lufton krimin…. Kjo është gënjeshtër ose është si KCK e Enverit…. Nuk jam kundra por KCK duhet të fillojë nga ata që e kanë ushqyer krimin… Krimi pa mbështetjen e prokurorisë edhe gjykatësve nuk mund të ecte kaq lart….nese do ishe I drejtë duhet ta fillojë nga ata që kanë ushqyer krimin….. Përse nuk e fillove nga ata gjyqtarë që nuk e kaluan vetingun? Paratë e tyre janë nga krimi… Apo ata janë miqtë e qeverisë tende edhe të Sali Berishës… Pa mbështetjen e politikës përfshi këtu edhe sistemin e drejtësisë nuk do ekzistonte krimi në kaq shumë në Shqipëri edhe ti këtë e di…. Prandaj mos loz rolin e viktimës… Krimi goditet nga lart…. Ke 7 vjet vetëm flet… Nuk ka më budallenj besoj…

    1. Lona says:

      Meqense Rama nuk ka te drejte te japi ide se nuk te pelqen por i pelqen 1 milion shqiptarve qe e votuan mua nuk me pelqen qe ti te mos komentoshe me .

  2. V.F.L.P says:

    Nuk mund te kalohen kaq lehte problemet me vendet fqinje.Do te kalojne ato probleme vetem kur vendet fqinje te kerkojne falje per krimet ndaj shqipetareve,(perzenien dhe mospranimin e kthimit mbrapa te cameve,vrasjet,perdhunimet dhe genocidin ndaj Kosoves.Pretendimet territoriale te Greqis,perpjekja e Serbis per mosnjohjen e Kosoves,falje e Greqis per keqtrajtimin vrasjen,burgosjen shantazhin fyerjen perbuzjen ndaj emigranteve.Behu shtet i fuqishem,ekonomikisht,ushtarakisht,politikisht kerko te drejtat si komb.Askush nuk te respekton,vetem te ka frike.Tjetrit imponohu mos ju lut.

  3. Tironci says:

    Ta filloje KCK- ne nga vetja , e pastaj te gjithe politikanet me rradhe, pastaj ish punonjesit e qeverise, pastaj te drejtesise, dhe ta mbaroje me kriminelet .
    Por si mashtrues qe eshte kerkon ti hedhi hi syve popullit.

  4. buj says:

    TI JE NJE DELIRANT ASGJE ME SHUME

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Edi nuk ka asnjë lidhje fluturimi direkt Prishtinë -Beograd me tradhëtinë e pastër që ti i bëre Prishtinës ..as mos u mundo të ngatërrosh gjërat sepse filli i veprimeve tua të çon direkt në pellgun e qelbur të tradhëtisë. .sa më shumë ta ngacmosh aq më tepër zbulon veten tënde. .njerëzit që të kritikojnë kanë shumë të drejtë. .hiq dorë nga egoizmi dhe reflekto drejt mos u mundo të mbulosh diellin me shoshë dhe mos kërko ‘difekte’ tek Albini këtë radhë por ule kokën dhe bisedo me palën kosovare sepse ata janë vëllezërit tanë dhe jo sërbët..dërgoji sërbëve mesazhin e qartë që presin të gjithë shqiptarët atë të unitetit kombëtar dhe jo atë të përçarjes..në dorën tënde është. .ne jemi këtu për të aprovuar apo për të përçmuar veprimet e tua. .zgjidh e merr. .

  6. Ziguri i qarrit says:

    O taras leshi shko te baba se ai ka intelektin e vicidolit se helbete se ka lindur nga sperma e karaxhichit

  7. Eri says:

    Ti o Rama po ta thane te huajt nje gje je z.lepe-peqe se ta kane zene bishtin me rrote per trafiqet e ikonave dhe shet interesin kombetar vetem ti te shpetosh.Doje te merrje helmet e Sirise,doje te merrje plehrat e Italise.Tani te kane urdheruar ta kthesh Shqiperine ne nje vend per pritjen e emigranteve.Populli eshte me zgjuar se ty.

  8. pijetari says:

    Per fatin e keq te lukunise se atyre qe i kundervihen pa asnje te drejte, Rama eshte i vetmi drejtues i nje partie politike shqiptare qe nuk flet kodra pas bregu. Zilia u mbyll syte disa njerezve, kryesisht te quajtur politikane ndonese te tilla nuk kane qene asnje dite, dhe hiqen si kundershtare, e shajne dhe e mallkojne Ramen sepse i tregon popullit me punen e tij se si duhet te jete drejtuesi i nje partie, si dhet te jete qeveritari ne pushtet por edhe ne opozite, zyrtari qe do te sherbeje e nuk do te rrembeje, qytetari qe nuk shan e nuk fyen, por punon. Kjo eshte “pasuria” e tij dhe jo nje shtepi ne Surel.

  9. Kiri says:

    Edo e ke dhjere fare po del super trathtar kush te pengon ty bashkim me kosoven,i gjete paret per banesat,ushqimet skaduara nga serbija qe ti i le rruge te hapur,ikonat,kriminelet aty i ke pasur pse i le per tani e shume te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje