Nga Kastriot Çipi
30 vjet pas rënies së komunizmit, ne e kemi ende të paqartë historinë tonë të shekullit XX. Historianët ish-komunistë, më pas socialistë e sot rilindas, vazhdojnë të mbrojnë falsifikimet e fabrikuara nga propaganda e diktaturës. Mjafton të përmendim debatin e ditëve të fundit, për të ashtuquajturën “Masakra e 4 shkurtit 1944”.
Si çdo vit, historianët rilindas dhe “veteranët e luftës” të lindur 20 vjet pas mbarimit të luftës, folën për 84 viktima, që “nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre ballistë” i pushkatuan, pasi i morën zvarrë nga shtëpitë e tyre.
Edhe këtë vit, historianë dhe arkivistë të tjerë treguan dokumente historike, që flasin për 12 viktima të identifikuar, plus 2 të paidentifikuar. Gjysma e tyre u përkasin të dy palëve dhe janë vrarë më 3 shkurt, në dy atentate kundër makinave të Kadri Cakranit e Xhaferr Devës. Gjysma tjetër është vrarë natën e 4 shkurtit, gjatë së cilës patrullat ishin urdhëruar të qëllonin pa paralajmërim këdo, që shkelte shtetrrethimin.
Nga dokumentet rezulton se Xhaferr Deva ka ngulur këmbë që Balli Kombëtar të mos përfshihet në aksionin, që ai e konsideronte hakmarrje personale për vrasjen e shoferit të tij. Po nga këto dokumente, rezulton se nuk ka marrë pjesë në aksion asnjë ushtar gjerman. Komanda gjermane e Tiranës i konsideronte atentatet dhe kundërpërgjigjen, që donte të organizonte Xhaferr Deva si luftë civile mes shqiptarësh.
Falsifikimit të historisë nuk i ka shpëtuar as Teatri Kombëtar. Historianët komunistë të artit, edhe tani që kanë “rilindur” vazhdojnë të shpifin se themelimin e Teatrit Kombëtar e vendosi Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944, se madje edhe shfaqja e parë është dhënë pikërisht aty, në Përmet, në të njëjtën datë, megjithëse, edhe pas 76 vjetësh, nuk kanë treguar asnjë copë letër, asnjë fotografi, që i justifikon këto falsifikime.
Por falsifikimi i historisë nuk është atribut vetëm i diktaturës. Edhe sot, grupime dhe individë tentojnë të falsifikojnë ngjarje, pavarësisht se teknologjia e informacionit e ka bërë më të vështirë falsifikimin. Shpresa e tyre është aksioma serbe “Edhe gënjeshtra më e madhe, e përsëritur 99 herë, herën e 100-të bëhet e vërtetë”.
Falsifikimi, që u bë shkas për këtë shkrim, është një kolazh fotos (ketu i bashkangjitur)h, i publikuar nga grupimi i quajtur “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – Zyrtare”, me rastin e 2-vjetorit të fillimit të protestës. Në dhjetëra fotot që përbëjnë kolazhin, nuk është askush nga ata që e nisën këtë protestë, me takimin e organizuar në sallën Black Box të Akademisë së Arteve, paraditen e 8 shkurtit 2018.
Dhe kjo nuk është harresë. Kjo është “lufta jonë civile”, në të cilën “gjermanët” do të refuzonin të përfshiheshin. Është lufta që ka nisur pas 24 korrikut 2019, nga një grup protestuesish, që besonin se më 13 tetor do të kishte zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe donin të rezervonin një biletë, në tribunën e pushtetit, që do të dilte pas këtyre zgjedhjeve.
Në stil tipik enverist (por jo vetëm) një pjesë e anëtarëve të AMT, rrihnin gjoksin se kishin çliruar Teatrin më 24 korrik dhe hidhnin baltë mbi këdo të kundërshtonte apo edhe thjesht nuk e brohoriste me të madhe këtë dogmë të re. Dhe kështu nisi degradimi i protestës më qytetare, më jopartiake dhe më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë.
Protesta, në fakt, nisi si kundërshtim i projekt-amendamenteve në Ligjin “Për Artin dhe Kulturën”, të përgatitura në fshehtësi nga Ministria e Kulturës. Denoncimin dhe analizën e tyre e bëri autori i këtij shkrimi në portalin Lapsi.al më 6 shkurt.
Të nesërmen, dy sindikatat e artistëve të teatrit, SASE me kryetar Alert Çeloaliajn dhe SPATK me kryetar Arben Derhemin, thirrën një takim të hapur, më 8 shkurt, në Akademinë e Arteve. I vetmi që mori pjesë në atë takim, nga anëtarët e së ashtuquajturës AMTZ, ishte Neritan Liçaj, që zgjodhi të sulmojë sindikatat (!). Për ironi, as fotoja e tij nuk gjendet në kolazhin në fjalë!
Nëse kolazhi duhet të merret si referencë, këtë protestë e paskan themeluar dhe drejtuar në këta dy vjet Robert Budina, Ervin Goci dhe Gentian Gaba, të cilët shfaqen më shumë se një herë në kolazh. Jo rastësisht aty mungojnë edhe fotot e shumë protagonistëve, që nuk ishin të pranishëm më 8 shkurt 2018, por u bënë zëra të rëndësishëm të protestës më vonë, si Roza Anagnosti, Gulielm Radoja, Artur Çani, Sesilia Plasari, Kreshnik Merxhani, Endrit Yzeiraj, Adriatik Lapaj, Elona Caslli, Genc Sejko, Avni Delvina, Tit Seranaj, Artan Raça, Altin Goxhaj, Aulon Kalaja, Zirkon Disha, Edi Dingu, Artan Manushaqe, Ergin Zaloshnja, Bujar Llapaj, Ilir Mërtiri, Neritan Sejamini, Vincent Van Gerven Oei etj, pa harruar ata që nuk erdhën kurrë në shesh, por bënë shumë më tepër se ne përmes medias, si psh Aurel Plasari, Luan Zyka apo Rubens Shima etj.
Më 9 shkurt, ministri i atëhershëm i Kulturës, Kumbaro, shpalli se Teatri Kombëtar do të zhvendosej përkohësisht tek ArTurbina, duke ngritur dyshimet se Rama do të niste të zbatonte planin e tij 20 vjeçar për shembjen e ndërtesës historike të TK. Nga ky çast, protesta nuk mund të ishte më thjesht e artistëve dhe qytetarët nisën t’i bashkohen asaj, të ndrojtur, si spektatorë, derisa një grup aktivistësh, i njohur me emrin “Qytetarët për Parkun”, kontaktuan me autorin e këtij shkrimi, më 15 mars.
Kështu lindi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, më 16 mars, si një grup koordinator, të cilit iu bashkuan më vonë e gjithë kryesia e SASE (ku bënin pjesë edhe Romir Zalla e Suela Bako e më pas edhe Robert Budina e Taulanda Jupi) dhe kryetari i SPATK. Është rasti t’i falënderoj publikisht këta qytetarë, një pjesë e të cilëve nuk e morën kurrë mikrofonin dhe nuk dolën kurrë në fotografi kolektive. Ata janë: Arianit Morina, Besnik Bala, Artan Gjoni, Martin Gjonaj, Alida Karakushi dhe Ardian Ziu.
Ky grupim nuk tentoi kurrë të mbyllej, duke përjashtuar të tjerët. Përkundrazi, qysh në takimin e parë, hartoi një listë me dhjetëra emra intelektualësh (ketu e bashkangjitur), që u ftuan më pas për të ndihmuar kauzën. Për një vit e gjysmë, grupi pësoi ndryshime. Pati nga ata që e tradhëtuan kauzën. Të tjerë u larguan nga Shqipëria. Por grupi mbeti, solid dhe funksional, deri më 24 korrik 2019.
Qysh prej 16 marsit, u vendos se grupi nuk do të kishte kryetar. Çdo vendim do të merrej me konsensus të plotë, ose me shumicë votash dhe qëndrimi i unifikuar ose i shumicës, do të bëhej publik përmes faqes AMT në Facebook.
Ky set i thjeshtë rregullash demokratike funksionoi për mrekulli, duke e shpëtuar AMT-në nga ndikimet partiake, korrupsioni i pushtetit dhe egoizmi i individit. Asnjë dezertim nuk e kompromentoi dot këtë grup dhe besimin që ai krijoi në publik.
Koha tregoi se ata që besuan dhe ende besojnë tek ky model demokracie dhe që sot vazhdojnë të jenë anëtarë të AMT (jozyrtare), përfaqësonin frymën e ndryshimit të vërtetë, të ndryshimit që fillon nga vetvetja. Ata sot janë mes dy zjarresh: represionit të diktaturës hibride dhe sulmeve nga “partizanët” që duan ta zgjidhin çështjen e pushtetit para mbarimit të “luftës”.
Por ajo që po ndodh me Teatrin është një paradigmë e shkëlqyer e asaj që po ndodh me krejt shoqërinë shqiptare. Kjo nuk është lufta e një grupi artistësh e qytetarësh, por është lufta e shoqërisë dhe kombit shqiptar dhe atë duhet ta fitojmë të gjithë bashkë!
Po si nuk te vjen turp ti i vetquajtur ator a regjizor qe e quan mashtrim masakren e 4 shkurtit po ashtu ti mund te quash mashtrim edhe masakren e Boroves apo kampet e perqendrimit te nazistve.Ti je intdresaxhi i peshtir dhe sherbetor i ndyre ti neser mund te mohosh edhe masakren e Racakuf ti je nga ata qde edhe kur garda qellon ne turme ti ben me faj protestuesit
Popullin ka 30 vjet qe nuk e pjerdh kush.teatri eshte pasqyra dhe e verteta e hidhur
Nuk ka shoqëri dhe komb shqiptar. Ka vetëm një stan mercenarësh dhe b….lëpirësish që e kanë servilizmin në ADN nga prejardhja dhe që e nxjerrin në treg sa herë del ndonjë copë për të vjedhur. Dhe kështu do të vazhdojë deri sa të vi një rregjim tjetër. Por gjithmonë 100 vjet mbrapa nga kombet e tjerë
To or Cip I Cipeve je nje militant I thekur I Saliut dhe PD-es,pale kur na thua se njefare Neritan Sejamini na qenka nje ze I pavarur,hapu dhe te futem,ky llapaqen bredh studio ne studio duke bere avokatin e pd-es dhe Saliut.Ju qe rrini te teatri,nuk ka dyshim se jeni seksion I pd-es,dhe detashment I Sali kriminelit.Vazhdoni aty rrini,por e sigurt eshte se do ikni me bisht ne shale si detashmenti I Astirit.
Dhe cfare bete,nje vere ne uje.Ngritet nje kauz idiote per te mbajtur ne kembe nje dinosaur druri e tallazhi pa asnje vlere trashegimie,ne nje kohe qe eshte uleritese kerkesa per nje teater modern me te gjitha ambjentet, ku edhe qytetari edhe aktori do te respektohej e do ta ndjente vehten mire.Vazhdoni me shvejkllekun tuaj e me heroizimin idiot se do fitoni si cecenet e Astirit.
O Tema! Po kete person qe ka shkruar shkrimin juve e keni akuzuar per vjedhjen e 80 milione lekeve ne teater, tani ia paskeni hapur rrugen!!! Apo e ka rregulluar me Edin e Erjonin ky dhe qenka pastruar. E pse ia hapni gojen ketyre kurvave si puna e ketij?
. Prof. dok. Ylli Rakipin e kini shenuar dy here, si person me merita te veçanta qe me djersen e ballit ariti te nderonte nje pallat te vogel me vetem 9 kate, gjynah nje jabanxhi i ardhur nga humbetirat e Ersekes dhe qe aq shume i ka sherbyer SB si qen obori.
Sa mendje te vogel qe ka. Ben historianin poltikanin e analistin pa ditur asgje. Meshire
Dhe gjithe keta langaraqe qe shumica e tyre del ne skene nje here ne dy vjet dhe te tjeret qe figurojne vetem ne bordero vazhdojne te paguhen nga taksat tona. Faljauni ate ngrehine kanceroze qe ta kethejne ne pijetore por mos i paguani asnje lek nga djersa e atyre qe ropaten per buken e gojes. Ndertoheni teatrin mbrapa pallatit te kultures dhe keta parazite mos i lini te hyjne as me bilete.
I Cip,a e kuptoni se jeni bere legena,as nje shqiptar nuk e vret mendjen per patazite si ju,vazhdoni beni roje,simbas jush pune eshte dhe kjo.
Kastriot Çipi, si kamuflues dhe i piratuar nga forca te erreta qe veprojne vetem per destabilizim, si jenat qe kerkojne kufoma. Ky njeri vetem, vlere dhe vemendje s’ka per te mare kurre nga artdashesit dhe nga ata te distancuar qe ngaterrojne privilegjin apo premtimet politike, gjoja ne interes publik. Ky qe flet per komunizmmin na tregon se e kaluara e tij e vuajtur nga ai sistem, sot flet sikur PD, fale ketij eshte dhe sot. Koha keta njerez i shperfill me neveri, si njerez te pa afte per te mare ate qe taksa paguesit jua paguajne edhe kur nuk bejne pune.
Ajo palo kuplara e djeshme, qe sot po strehon nje dyzine “prostitutash” te sotme, nuk i ben nder atij qyteti. Le te eksitohen me njeri tjetrin edhe per ca kohe keto palo “prostituta” deri sa te vije dita qe ti vene rruspen, pastaj keto “zockat” le te dalin te semafori, se atje edhe mbase mund te gjejne edhe ndonje klient te rene nga vakti.
Shikoni, qytetare shqiptare shkrimin ” e bukur” te artisteve tabe qe fillon me Marush Kabashin. Vleresoji vetem nga shkrimi se sa e duan shqipen keta palo burra e gra. te tjerat pas pilafit se s’kemi kohe. Kellire jane qe nga Kastriot Cipi.
Keta artiste te shquar jashte shtetit e vetmja pune qe dine te bejne eshte roje parkingu ketu hiqen per elite e shoqerise duke ju lepire politikes.Parazit te shpifur.
Salla e atij mender teatri eshte kthyer ne bordello…
Aty mblidhen gjithe plerat dhe kete e kane veretuar vete kur u zune dhe thane te kam ngritur kembet…
Ja keta jane keta fundrina…
Kastriot:nuk bere hajer si aktor,paske filluare historin bravo.Por me sa lexoj s’ke prirje per asgje.Te shoh qe te shkon bukur nga mendja dhe trupi perRoje te godines se Teatrit Kombtar.Mor palaço nuk u vjen turp qe kini muaj roje per nje kasolle .Turp turp or langaraqer.
Repsekte per mbrojteiste e Teatrit Kombetar. Ata jane luftetar te kulturuar ne lufte kunder arrogances, korrupsionit te qeverise makuate dhe shkaterrimit te trashegimenise historike. Perulje dhe respekte ndaj aktiviste te sinqerte te shoqerise se paralizuar shqiptare!
Si keto shkrime te Kastriot Cipit dhe qe po i boton me zell Tema,ne i nxjerrim cdo mengjes nga prapanica.Godina e teatrit nje “monument kulture” ? Jo ore jo.Eshte ndertuar nga fashistet me PUPULIT per t’u argetuar ushtaret pushtues.Kjo germadhe nuk i ka lie zhvillimit te sotem te Tiranes.Ajo duhet shembur sa me pare.E kreu emisionin e saj. Kur ne kemi pare ne kete teater ” Epopeja e Ballit Kombetar ” te Besim Levonjes,keta zoterinjt qe protestojne ishin ne pelenat e maase.Tiranes i duhet nje teater i RI.
Nuk ka kellqe Viktor Cipi te flasi e te shkruaj per masakren e 4 Shkurtit.
Seksioni i Partis Demokratike ne arte dhe kulture .Jeni bije te nderuar te Partise.Lumshin nenat qe ju kane pjelle per kombin.
Ne ate parrullen perpara teatrit te hiqet Fjala “popull”,sepse teatri nuk mbrohet nga populli ,por nga “shoqata e mbrojtjes se teatrit ,dhe kjo shoqate nuk eshte –populli shqiptar ,por anetare apo simpatizante te PD ,te cilet kane te drejten e tyre per te protestuar!.