Nga Pëllumb Kulla
Vrasja ka ndodhur por krismat nuk pushojne
Dhe ja, kjo krismë e re…
Marr hua titullin e librit për të sjellë ca mendime e konsiderata, shpjegime dhe informacione, që i quaj me vend për këtë prurje në faqet e historisë kombëtare.
Iu ndodha pranë autorit, mikut tim të vyer, Perlat Çaushit, në kohën që atij i lipsej një këshillë se ku duhej ta dërgonte për botim librin e tij. Për llojin e veprës letrare unë nuk mund të rrija pa e adresuar në botimet UET, ku disa vjet më parë pata patur një përvojë të bukur e të paharrueshme. Të paharrueshme për ngrohtësinë e njerëzve që u morën me veprën time, për mirëkuptimin me ta dhe për bukurinë estetike të botimit.
E shoqërova zotin Çaushi në sjelljen e librit të tij të dashur, në këtë portë të madhe e të ndritur dhe shpresoj që edhe pas botimit ai do ta quajë të qëlluar rekomandimin tim.
Kureshtja nuk më la pa e lexuar më parë atë që po i sugjeroja botuesit. Dhe tani gjendem në një qasje më të përparuar me lexuesit dhe mund të them disa përshtypje dhe të nxis ca mendje të tjera, për të çarë më mirë fashat e mjegullave që kanë mbetur pezull.
Po më parë të ndërtoj një skemë të këtyre faqeve…
Autori
Do ta nis me njeriun të cilit i detyrohem shumë dhe që fati e desh ta njihja shumë dekada më pas nga “takimi” me të. Për këtë lloj “takimi” kam shkruar gjerë e gjatë në artikullin tim “Mirënjohje, ty Schindleri im!”, botuar në disa gazeta në vitin 2016. Bëhet fjalë për një veprim të drejtë e human, të një njeriu në nje pozitë kyçe të shërbimeve të diktaturës, në favor të një të riu me përbërje politike të papërshtatshme në ato kohë…
Kur përshkruajmë dhe pikturojmë një diktaturë, qoftë kjo hitleriane, staliniane, apo enveriane, ne mundohemi të sjellim me vërtetësi gjendjen e rëndë, terrorin, spiunimin, internimet, burgimet, hetuesirat dhe është e ligjshme që ato të jenë mbizotëruese në përshkrimet tona.
Por ka edhe një rrugë tjetër për të treguar diktaturën. Është një rrugë e kundërt ajo, kur ne shquajmë njerëzit e mirë, elementët humanë, frymëzues dhe shpresëdhënës, të cilët patën role kyçe në jetët dhe punët tona. Vështirësia e veprimeve të tyre, sjellja jashtë normave, rreziqet tepër të mundshme dhe me kosto të lartë për ta në ambientet e ngurta të kohës, sjellin edhe ato një pikturë të saktë të diktaturës. Dhe këtë rrugë dëshmimi nuk po e shpikim ne. Ne vetëm sa ecim në të me kënaqësi. Askush, për shembull, nuk do të mendonte dot një gjerman të fuqishëm të kohës së Hitlerit që të shpëtonte mijëra e mijëra hebrej, teksa tipikja, e zakonshmja, ishte që gjermanët e indoktrinuar ishin të angazhuar në shfarosjen e hebrejve. Por nuk ishte si këta Schindleri, që frymëzoi filmin e famshëm të Shpilbergut “Listat e Schindlerit”.
Ky veprim kundër rrymës është parë dhe i bën mirë historisë shekullore të kombit tonë, ruajtjes së vlerave të padjegura, kur çdo gjë është në flakë. Këta lloj individësh të ndritshëm në një sfond errësire, ndihmojnë të kuptojmë errësirën, ashtu sikurse në botën e ngjyrave, e bardha thekson të zezën. Dhe ajo kohë pati njerëz të tillë, që u munduan të mbeteshin njerëzorë dhe mirëbërës.
Me Schindlerin tim jemi syndërsytur, rreth gjysmë shekulli pas gjestit të tij në favorin tim, gjest që po të mos ishte bërë atëherë, sot mbase, …unë, njerëzit e mi të afërm, fëmijët… Krahasimi me Schindlerin mund të ngjajë i tepruar, por vetëm të tjerëve mund t’u duket ashtu. Me nazistët ishin në valle jetët e mijëra hebrejve, furrat e gazit… Unë me njerëzit e mi jemi një numër më i vogël, por do të më falni t’ju them se mua më duken mijëra! Është e padrejtë që engjëjt të maten me numrat e atyre që kanë mbrojtur. Ata janë njësoj.
Historia është e gjatë, por në pak fjalë, dëshmitarë okularë që na e kanë zbuluar këtë në kohën kur dëshmia nuk paraqiste rrezik, tregojnë se Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Vlorës, pa e njohur fare, ka penguar që të arrestohej një djalë 26 vjeçar, pa sjellë arsye bindëse arresti, përveç asaj që ai kish njërin gjysh të pushkatuar dhe tjetrin të arratisur.
Teksa ju të dashur lexues e kuptoni cili është “Schindleri” dhe cili “hebreu”, të parit nuk i kujtohej episodi i mësipërm, se gjeste të tilla humane mund të ketë bërë pa i numëruar, – dhe kjo e nderon! – unë e quaj këtë ngjarjen më fatlume të jetës!
Në vështrim të parë mund të duket jashtë gjykimit të librit, sado e bukur, vepra njerëzore që sapo tregova.
Mua më duket se në temën delikate të librit, një njeri si Perlat Çaushi e ka ndjeshmërinë tepër të lartë për të dëshmuar me vërtetësi dhe objektivitet një konflikt në majën e kupolës shtetërore, të Shqipërisë socialiste, siç ishte ai mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Shquhet qartë përjetimi dhe vuajtja. Me një gjuhë të thjeshtë, autori sjell këtë përjetim dhe nuk do të jetë libri i fundit në lëvrimin e kësaj ngjarje. Janë ende të shumtë, njerëzit që rrethonin këta dy personazhe.
Zoti Çaushi ka treguar të vetat dhe ka komentuar të tjerët. Arsyetimet, shpjegimet dhe përgënjeshtrimet që ai ndërmerr, dëshmojnë një ftohtësi të përshtatshme për më shumë dritë në ngjarjen më të bujshme të gjysmës së shekullit që kaloi. Jemi të gjithë në një mendje se ngjarja është e njëjta, e përkryer si histori, por distancat e rrëfyesve nga sheshi i dramës ndryshojnë. Dhe mesa duket nuk do të jetë e afërt dita, që të përzgjidhen njëzëri cilësimet e dy personazheve mes një morie epitetesh, si tradhëtar, legjendar, poliagjent, luftëtar, diktator, stalinist, sylesh, i pabesë, paranojak, besnik e shumë të tjerë.
Megjithë vërtetësinë që ofron, autori ynë nuk druhet ta deklarojë qëndrimin e tij. Për të parin e vendit ai është shumë kritik dhe shprehet për Enver Hoxhën me terma të ashpra si hartues i paskrupullt intrigash, si fabrikues historish të qena dhe të paqena, që sollën eliminimet e shokëve të luftës, komandantëve të reparteve partizane dhe si ndjekës i përvojës staliniste në të qëndruarit në pushtet.
Ca meditime më shumë
Në përfundim të këtyre shënimeve parathënëse, unë më shumë se për librin në vetvete, do të ndalesha në ato çështje të nxehta që na kujton libri.
Dhe këto nuk kanë të bëjnë me ngjarjen e ndodhur afro 40 vjet më parë, sesa me vështirësitë që hasin njerëzit e ditëve tona përpara miteve.
Më ngjan sikur e tashmja përpunon të shkuarën, ngaqë i nevojitet për të ardhmen. Nevojat politike kanë krijuar ca turbullira, që nuk gjen mendje të kthjellta t’i bëjnë zap. Duket sikur partive politike në luftën për pushtet, këto turbulli u bëjnë punë. Dualiteti për ditën e saktë të çlirimit dhe festimet e ndara për jubileun e saj, e ilustrojnë më së miri qesharakërinë e shqiptarëve të sotëm. Veteranët shkojnë të nderojnë dëshmorët në dy data të ndryshme! Jo vetëm data e çlirimit, por edhe ajo e themelimit të Partisë Demokratike, na u bë tani me dy data! Dekorimet e vonuara, mbifryrjet e ngjarjeve të luftës, janë ilustrime të tjera.
Ky libërth i autorit Perlat Çaushi nxit fuqimisht që organizma si Akademia e Shkencave, Shoqata Mallakastra, apo ndoshta edhe një kolegjium i gjerë historianësh, të marrin një inisiativë dhe t’ia heqin publikisht nofkën e poliagjentit një personazhi historik si Mehmet Shehu.
Të jem i sinqertë, shqetësimi im nuk është për figurën e Mehmet Shehut. Është për nivelin e mjeruar të shoqërisë shqiptare, e mallkuar të jetë përjetësisht e përçarë.(Gazeta Liberale)
Sa lexova UET = Neim Çili e dhjeva shkrimin, edhe ky bythelepires i mashtruesit te nje universiteti fake te ngritur me parate e dyshimta te njerezve te Berishes.
Po ti humoristi i Lushnjes thua se shqetesimi yte nuk eshte per figuren e Mehmetit por per nivelin e mjeruar te shoqerise shqiptare….
Ti vet e ben te kunderten, portretizon nyancat e eksponenteve me te urryar te rregjimit, zhytesh ne llymin me te pist te segmentit te ati rregjimi gjoja per te aresytuar autorin dhe idene e ti e shume tjereve se Mehmeti ishte kriminel po aqe sa Enveri por ky nuk ishte poliagjent.
Pellumb gabove dhe s’eshte e para here. Te heqesh apo te veshe diçka ne historine e ngjare reale sot quhet plagjiature. Do te shkruaja shume , por ketu eshte gazete.
Ku mund ta blej kete liber,pasi mezi e pres te syndersyem me bemat e “shindlerave” (sigurimsave) shqiptare…Ka shume histori vuajtje e persekutimi vrasje e pushkatime..
Afersisht te njejten pasoj do te kisha dhe un po mos te ndodhte refuzimi I arrestimit Tim nga Zija ShahinI prokuror i rrethit,familia ime nuk dihet si do kishte perfunduar.Njefare Dhori Shkodrani,hetues ne Fier dhe tani avokat ne Tirane,ne bashkepunim me nje ish kolegun tim sajuan nje ndodhi te pandodhur per te me arrestuar.Ju uroj gjithe te mirat Pellumb.
Z. Kulla, Për ju Shindler mund të ishte edhe Enveri që ndërmjetësoi të futeshe në shkollë të lartë, megjithatë, për të tjerët ai ishte Enver Hoxha, tirani më i madh e kështu ishin dhe të gjithë komunistët e tjerë që ke pasur dhe ke miq.
I nderuari Pellumb Kulla,
Je njeri zemermadh, nje intelektual mendje hapur, me horizont te gjere, shume i talentuar si artist, me ndjenja njerzore dashamiresie, me deshiren e mire per mirekuptim dhe nje pajtim te gjere midis shqiptareve, qe i duhet shume ketij vendi.
Qiejt e paster nuk tremben nga rrufete.
Ke jetuar me dinjitet ne te dy koherat, mos u trishto nga komentet prej njerezve te vegjel, mendjengushte, injorante, te mbushur me urrejtje mjerane, militante te verber pa asnje vlere. Ju uroj jete te gjate dhe shendet.
Pellumb,
A i ke bere ndonje here analizen e familjen tende dhe rrethit tend familjar,perse Ju te gjithe keni qene te persekutur ne regjimin e Ener Hoxhes?
Cfare te mira dhe gjera te keqija keni bere ju ndaj vendit tone e popullit shqiptar?
Pellumb,Jemi ne kohen e demokracise dhe sic edhe mund ta dish ti,njerzit duhet te je e te hapur e transparent ne jeten e tyre dhe te afermit e vet.
Eshte teper e lehte te vesh ne kandar veprimtarine e te tjereve.Por nuk ndodh keshtu me vetvehten apo jo?
Prandaj edhe ti nuk ben perjashtim.
Hapu te tjereve e behu vertete transparent per vehte e per rrethin tend familjare.
Keshtu do te behesh me I besueshem dhe I ndershem.
Mos I le te tjeret te flasin per ju.Njerzit nuk kane vdekur te gjithe.Disa jane gjalle prandaj………….Ti e kupton.
Azio sapo lexova replikën tënde. .po filloj të kem më shumë respekt për ju. ..
Ti japesh Cezarit ate qe i takon Cezarit !
O Pellumb,o i rralli i shpendeve!
Mos u tyt!Shkruaj e mos pusho, je pi shpirt e ze,gagaceve e gungaceve letraro-politike te rrjeshtuar si gjithmone ne kollone per nje, vetem pas atij vagabondit te Gjirokastres, sot pas atij dhe ketij hundederrit Vicidolas.
Eshte e veshtire por e vertete te te pranosh se e mira e bukura njerezorja qendron ne te gjithe grupimet e spektrit pilitik. Ne rrethana specifike,nje njeri futet ne nje x-parti ku gjen nje lloj identiteti te tij,por eshte me se e natyrshme qe ky njeri te zhgenjehet me Partine dhe vehten.
Shkrimet e tua gjithemone insipirojne realen,objektiven,inspirojne tolerance e respekt per njeriun e mire, dashuri dhe perunjesi per me te mirin.
Ky eshte perceptimi i artistit te persekutuar,te syrgjynosorur,te sakatosur.
Njerezorja,mbi hakmarjen, urrejtjen, merine e inatin.
Per mua ka dy grupime te medha:
Njerez te mire
Njerez jo te mire.
Jepi te keqit shembullin e te mirit.
Te lumte O PELLUMB !
Sic ke emrin ke edhe shpirtin te paster dhe paqesor .Me vjen keq qe shkrimet e tua I lexojne jo vetem ata qe te kuptojne.Por JU mbeteni per mua nje intelektual me shpirt te madh,me nje mendje brilante ,te qarte si drita e diellit.
Te falenderoj per shkrimin e persosur ddhe kuptimplote.
Ngjarja ka ndodhur 40 vjet perpara dhe akoma degjohen krisma !
Po lerini krismat, o njerez .Merruni me ndonje pune te dobishme .
GEZUAR DITELINDJEN DHE JETE TE GJATE,I NDERUAR PELLUMB .
Ik o Pellumb merre dosjen ke autoriteti dhe na i publiko, bashke me Krushkun Gezim.
Po ç e lodh kaq dhumë veten mpr Pëllumb…pyet të birin se kish e vrau! Ti me Bashkiminbesoj se njohesh mire…ai në moz gaboj pas viteve 90 të shkoj në spanjë dhe që aty ka dhënë.një intervistë për atë qenin e udb; Elez biberajn..e kur e pyeti për këtë çështje u.përgjigj; unë s kam qënë në shqipëri atë ditë por mamaja më tha në telefon se.babaj vrau veten…!
Pyete njëherë në i kujtohet…sikunder s është çudi që këmbzën t ja ketë hequr…mamaja !
Lere Enverin atje ku është se edhe ty të dergoj në institutin e arteve…pavarsisht se ishe ai që je…
Nga disa komentues vihet re se sa të vështirë e kemi një pjesë e madhe e ne shqiptarëve t’i lemë mënjanë në disa raste episodet vetiake e të priremi drejt së vërtetës…
Nuk mjafton dëshmia e Pëllumb Kullës, se, kuptohet, nuk është e jona! Madje nuk na shërben as si shembull për t’u ringritur e për ta parë historinë në lartësinë e tij fisnike…
Gjithsesi urime autorit të këtij shkrimi dhe autorit të librit Perlat Çaushit!
Shqipèris i duhen me qindra Kadare dhe P,Kulla,tjetri pèrshkruan shpètimin e njè jete dhe kèta fillojn e pèshtyjn sikur tè ishim nè mbledhjet e organizatès sè partisè apo tè frontit.Hapni syt njerèz dhe hapuni karshi humanizmit sepse keni mbetur tè ngurt si nè kohèn e komunizmit.Urime dhe gèzuar ditèlindjen Pèllumb.
Shume je krehur o Pellumb … po ti je thjesht sorre… edhe ne ate kohe sorre ishe po kushedi se kujt pellumbi ja vodhe ca pupla beje si pellumb…
Kaq di te them, Pellumb Kulla eshte Njeri, kush e shan eshte kafshe! Zaten dardhen e pjekur e qellojne me gure. Te rrish me Pullumb Kullen behesh njeri me krahe, ka zemer dhe shpirt behar, i do njerezit me artin e tij eshte perpjekur t’i argetoje ata.
Te tentosh sot te rehabilitosh bashke-kriminelin e diktatures Mehmet Shehun eshte shume me teper sesa miopi. Ketu ne Amerike disa krime te pazbulura ju rikthehen pas shume vitesh dhe mundohen te hedhin drite . Mirpo ajo cfare thote z Kulla nuk qendron pasi sido qe te jete , vrasje apo vetevrasje prape vrasja apo vetevrasja e nje krimineli do dale.
Megjithate mendoj se z Kulla eshte pak i vonuar pasi do kishte shume vlera qe te hapej nje hetim ne 1992-1993 nga miku i ngushte i z Kulla , pra z Berisha,
Nuk i kam ditur dhe as qe jam interesuar qe te pyes per miqesine Berisha-Kulla gjate tyre viteve por jam i sigurte se kane qene miq te ngushte pasi z Berisha nuk dergonte ne Amerike do kedo.
Persa i perket “Schindrerit”te z Kulla nje ish kryetar dege ne vendin me ortodoks komunist ne kuptimin me te plote te fjales ku qe ne kohen e Zogut ka pasur konsullate serbe veshtire per tu besuar si histori e plote.
Jo se z Kulla nuk thote te verteten se si e ka “shpetuar” ish kryetari i deges se Vlores por nuk tregon pjesen e dyte pasi veshtire te besohet se sigurimi i shtetit te ndihmonte per fale e aq me teper nje te “persekutuar”
Ajo qe shpesh e theksoj por qe eshte si ze ne shkretetire eshte perdorimi i anonimatit perballe nje personi qe ka hedhur ca rreshta me emer dhe mbiemer e qe eshte z Pellumb Kulla.
Bashkekombas te nderuar ju bej thirrje te sinqerte qe ti leme pas fleterrufete anonime komuniste te viteve 70 se nuk kane prodhuar asgje te mire as atehere dhe as tani.
Lirine dhe demokracine respegtivisht begatine e gezojne ata popuj qe luftojne qe ta kene dhe lufta ne demokraci eshte fjala dhe e verteta dhe nese vazhdojme tja mohojme vetes fjalen , te verteten e madje edhe emrin po ju garantoj se rraca jone do shkoje drejt shuarjes ne Atdhe e diaspore,
I ke pirë ilaçet o Ajet? A do shërohesh ndonjëherë o njeri? Për çfarë anonimatësh flet? Janë gjallë të dy: Edhe ” hebrehu” Pëllumb Kulla edhe “Schindleri” Perlat Çaushi… Pastaj, ku e pe ti që po tentohet të rehabilitohet Mehmet Shehu? Dëshmia e ish Shefit të Zbulimit Perlat Çaushit është shuplakë ndaj Enver Hoxhës e vetëm kaq.
Zoti Pëllumb, në fakt më pëlqejnë shkrimet e tua, por…, nuk mund të rri pa të thënë se ke qënë një shkrimtar “mjaft i llastuar” dhe në kohën e Enverit, megjithë “biografinë” tënde… (???!!!) Nuk dua të zgjatem, sepse e di që më kupton se çfarë dua të them…! Të gjithë, sidomos ata që kanë “një emër”, tentojnë të na dalin “të përsekutuar” në diktaturë, pavarësisht se gëzonin shumë privilegje që nuk i kishin njerëzit e thjeshtë… dhe kjo gjë më tërbon…! E kam jetuar diktaturën dhe e di shumë mirë si funksiononte ajo, i dashur Pëllumb…(?!) Ai, Kryetari jot i Degës së Brëndëshme, n.q.se do të ishte aq “shpirtmirë”, siç po na thua, në asnjë mënyrë nuk do të ishte “Kryetar” (ose nuk do mbetej i tillë), në SIGURIMIN e Kadri Hazbiut, Mehmet Shehut, Feçorr Shehut etj.etj. dhe mos na shit “përralla” melodramatike…!!!
Perlat Caushi nje Shindler Shqiptar! Sa qesharake! Kryetar dhe drejtor i sigurimit te shtetit nuk mund te ishte nje Shindler, etj. Nje besnik dognatik i lidershipit enverist. Ish funksiobare te larte te organeve te diktatures do te ishte mure vetem te heshtnin dhe te shprehnin pendese te thelle….
I rrofshi bolet Pellumbit te gjithe ju deshtak kundershtues….qe kundershtoni pa kuptuar ç’shkruan….
Shpellaret e Saliut duan te denigrojne zotin Pellum Kulla per cdo veper e pune te mire te tije , ti rruajne brrokullat sic ja kane rruajtur ter jeten.Sali zi gjakatari keshtu ka lindur dhe si qen rrugesh do vdes shpiterisht se nuk ka lene gjeme pa bere atij populli,nuk ka nje te dyte qe te krahasohet me bemat e krye shpellarit te Sheqeres, ndyresit e vepres se tij jane shkaterrim,vjedhje fisnore, vrasje, shpifje, poshterim,sundim i pa shpirt me kriminel qe dhe kockat su tregon te eleminuareve,kjo eshte demokradhija e ketij gjeme madhi te shiptareve Sali katrani.