Lulzim Basha prej ditësh ka nisur një fushatë për të përmirësuar imazhin e tij.
Herë shfaqet duke shoqëruar një pensioniste të bëjë pazarin (e cila në fakt rezulton se është një militante e tërbuar e PD).
Pastaj i shkon në shtëpi me një qese shege dhe i premton se do t’i gjejë punë asaj dhe të bijëve, kur të vijë në pushtet.
Më vonë i vete një “hallexhiu” në shtëpi, për t’i kontrolluar frigoriferin, duke treguar sa të varfër janë shqiptarët.
Ashtu siç tregoi sa të varfër janë studentët, të cilëve iu vajti për vizitë në Qytetin Studenti, ku u zu dhe me një recepsioniste.
Nuk kuptohet përse Lulzim Basha e ka nisur tani këtë fushatë, e cila ka për qëllim përmirësimin e imazhit të tij, por në fakt e ka kthyer edhe më qesharak.
Në rrjet ka dhjetëra e qindra meme me fushatën e tij, ndërsa në një sondazh, njerëzit mendojnë në shumicë, se ai po përpiqet të kopjojë Edi Ramën opozitar.
Vetëm se po e kopjon shumë keq.
(TemA)
PO E KOPJON PO KEQ FARE.
KOPJO E SHEMTUAR NUK KA TALENT KY TRAP PER POLITIKE PERSE NUK LARGOHET KJO ESHTE ENIGMA.
undefined
Hane Shane, haneBagdat!?