Për Alketa “gënjeshtaren”

10 Shkurt 2020, 11:53Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Nuk jam një fanse e Alketës në prezantim, nuk jam një fanse as e ndonjë prezantueseje tjetër, ngaqë jam pak me të vjetrën dhe me ka ngecur ora tek Ema Troplini. Por nuk jam as alergjike ndaj vajzave që prezantojnë. Më të mira se Barbara d’Urso më duken të gjitha, si fillim. Personalisht mendoj që Xhemi Shehu do kish qenë Star i pakonkurrueshëm në treg, por bukuria dhe humori nuk mjaftojnë në botën e televizionit.

Rikthehemi në temë!

Alketa Vejsiu, përtej botës së televizionit është një vajzë e zonja ndër më të arrirat në lëmin e vajzave të ekranit. Ka një biznes, që e drejton pa modesti, nënë e dy fëmijëve dhe me një bashkëshort prej mbi 15 vitesh. Asgjë nuk është e thjeshtë besoj edhe për Alketën, dhe fakti që ka ditur të ndërtojë dy Alketa: një për ekranin dhe një për jetën private. Është zgjedhje e saj dhe aspak e anatemueshme.

Dalja e një vajze shqiptare jo se këndon e jeton në Itali, por e një prezantueseje që shkon nga Tirana në Sanremo është një hap para. Të dalësh e t’u flasësh 65 milionë njerëzve nga një vend ku u flet 2.8 milion njerëzve nuk është shaka.

Dy ditë pas shfaqjes së Alketës rrjeti mori flakë nga një deklaratë e saj, kur pa shumë vetëpërmbajtje në stilin klasik të Vejsiut, ajo i pohonte Amadeusit se kishte qenë e vetmja që ka prezantuar dhe drejtuar artistikisht një festival. Alketa i thotë prezantuesit dhe Drejtuesit artistik të Sanremos se kishte bërë idem rolin e tij!

Nuk ka gënjyer, por as ka thënë të vërtetën. E dini përse? Si në gjyq, si kudo në jetë, ka shumë rëndësi mënyra.

Në thelb ndryshe nga shumë armiq në rastin më të mirë të deklaratës së Vejsiut dhe jo të saj, mendoj se ajo ka dashur të thotë producenten artistike, kur ka sqaruar pa pikë e presje faktin e pabesueshëm që iu besua asaj një Festival Burrash prej vitesh e vitesh.

Në fakt, para saj ka qenë Inva Mula drejtore artistike, por Mula nuk e prezantoi dhe ndoshta për këtë fakt Vejsiu e sheh veten rast të izoluar. Para Vejsiut kanë prezantuar diva Festivalin e RTSh si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani etj. Madje në Komunizëm kemi qenë shumë më para se italianët në drejtim të respektit të gruas, por Alketa ka qenë shumë e vogël e s’i mban mend ndoshta.

Dhe të rrimë shtrembër e të flasim drejt: Problemi i Alketës nuk është gënjeu apo s’gënjeu. Se nëse ne si shoqëri jemi kaq të ndjeshëm ndaj gënjeshtrës do të kishim kryqëzuar pafund çdo ditë njerëz që shpifin, që gënjejnë, politikanë, prezantues, gazetarë, portalistë, faqe anonimësh. Ne i falim gënjeshtarët dhe madje i monumentizojmë ata.

Gënjeshtarë që na prishin jetën, dhe jo thjesht shijen e një mbrëmjeje duke ndjekur Sanremon. Por temë e gjatë…

Ne nuk na trishton kaq rëndë gënjeshtra o jo, dhe Alketën s’po e sulmojnë apo kritikojnë se vetëm ka gënjyer, por druaj se disa thjesht s’e durojnë dot, s’e duan dhe pikë, e shohin një vajzë që veç shfaqet perfekte, ndonjëherë pak moraliste, por sidomos s’durojnë mënyrën e të treguarit me superlativa, gjë që është në tipin e prezantueses Vejsiu. Po të kishte qenë në vend të saj një njeri që duan të gjithë, kot po them Lorik Cana, dhe ai do të “gënjente” si Alketa, asnjë nuk do të reagonte me kaq indinjatë. Do të mbusheshin rrugët dhe rrjeti me të vetmin prezantues të festivalit. Madje edhe ata që do e kishin prezantuar Festivalin, do të ofroheshin publikisht që nuk e kishin prezantuar.

Qenia njerëzore reagon mbi bazë kimie (e thotë edhe profesor Harari).

Dhe para sesa të thotë të vërtetën apo një gënjeshtër, se gënjeshtarë janë të gjithë nga pak, Alketa Vejsiu duhet të riparojë kiminë me ekranin dhe shikuesit e saj. Gjithmonë nëse i interesojnë ende 2.8 milionë shqiptarë, dhe nuk ka plane të qëndrojë në Itali.

Do doja t’i kërkoja një sqarim, por druaj se do e sqaronte prapë njësoj, dhe Zot na ruaj nga dallga dy.

36 komente në “Për Alketa “gënjeshtaren””

  1. Nga larg vendit tim says:

    Mira:
    e para ke shumë gabime në shkrimin e gjuhës shqipe, sidomos sintaksore
    e dyta: gënjeshtra u përket njerëzve me trauma psikologjike nga fëmijëria
    njëherë iu dha rasti dhe nuk e shfrytësoi me dinjitet të përfaqësonte popullin e saj?
    kthehemi e më pas rikthehemi
    unë ndjehem krenare që kemi ende njerëz që e duan të vërtetën – JU FALEMINDERIT!
    Vetëm për këta njerëz më djeg zemra për popullin tim e jo për alketa

    1. Golemi says:

      O Mira. Je tipije e injoranteve qe mendojne se bota lindi njekohesisht me ty. Dhe kjo vetesiguri e pabaze te nxjerr gafil. Shkon e shkruan se shqiptaret ishin para italianeve. Po kure mi? Kur Loreta Goxhi drejtonte e vetme Sanremon ti as kishe lindur. Apo Rafaela Karà. Dhe nuk ishte si ato tonat qe vetem lexonin me ze te larte skenarin e aprovuar nga sekretari i partise. Eh, sa ke per te mesuar ti para se t u japesh mend te tjereve!

  2. Nga larg vendit tim says:

    Mira:
    e para ke shumë gabime në shkrimin e gjuhës shqipe, sidomos sintaksore
    e dyta: gënjeshtra u përket njerëzve me trauma psikologjike nga fëmijëria
    njëherë iu dha rasti dhe nuk e shfrytësoi me dinjitet të përfaqësonte popullin e saj?
    kthehemi e më pas rikthehemi
    unë ndjehem krenare që kemi ende njerëz që e duan të vërtetën – JU FALEMINDERIT!
    Vetëm për këta njerëz më djeg zemra për popullin tim e jo për alketa
    Mira të lutem mos më keqkupto!

  3. Nga larg vendit tim says:

    Mira:
    e para ke shumë gabime në shkrimin e gjuhës shqipe, sidomos sintaksore
    e dyta: gënjeshtra u përket njerëzve me trauma psikologjike nga fëmijëria
    njëherë iu dha rasti dhe nuk e shfrytësoi me dinjitet të përfaqësonte popullin e saj?
    kthehemi e më pas rikthehemi
    unë ndjehem krenare që kemi ende njerëz që e duan të vërtetën – JU FALEMINDERIT!
    Vetëm për këta njerëz më djeg zemra për popullin tim e jo për alketa
    Mira të lutem mos më keqkupto!!

  4. Nga larg vendit tim. says:

    Mira:
    e para ke shumë gabime në shkrimin e gjuhës shqipe, sidomos sintaksore
    e dyta: gënjeshtra u përket njerëzve me trauma psikologjike nga fëmijëria
    njëherë iu dha rasti dhe nuk e shfrytësoi me dinjitet të përfaqësonte popullin e saj?
    kthehemi e më pas rikthehemi
    unë ndjehem krenare që kemi ende njerëz që e duan të vërtetën – JU FALEMINDERIT!
    Vetëm për këta njerëz më djeg zemra për popullin tim e jo për alketa
    Mira të lutem mos më keqkupto!!!

  5. Nga larg vendit tim. says:

    Mira:
    e para ke shumë gabime në shkrimin e gjuhës shqipe, sidomos sintaksore
    e dyta: gënjeshtra u përket njerëzve me trauma psikologjike nga fëmijëria
    njëherë iu dha rasti dhe nuk e shfrytësoi me dinjitet të përfaqësonte popullin e saj?
    kthehemi e më pas rikthehemi
    unë ndjehem krenare që kemi ende njerëz që e duan të vërtetën – JU FALEMINDERIT!
    Vetëm për këta njerëz më djeg zemra për popullin tim e jo për alketa
    Mira të lutem mos më keqkupto!!!
    Lëre postimin o komunist!

  6. e verteta says:

    Ju te respektuar apollogjete te fenomenit te rastesishem Vejsiu, a e keni pyetur vehten perse gjithe kjo furtune mosaprovimesh karshi ketij fenomeni si asnjehere me pare….??????!!!!!
    Ne dijenine time eshte rasti I pare I kontestimeve massive ne raport me ate vlere cfare kane prezantuar eksponente te kultures, mendimit, sportit etj. kombetar shqipetar ne arenen nderkombetare…..
    A ishte nje Ermonela Jaho, Inva Mula, Shkelzen Dolly, Kledi Kadiu etj……? Cfare prezantoi nga kombi I vet pervec “umigliazione ” te tij ku e vetmja vlere eshte ajo vete qe ka dale mbi kete ” komb maskilist ” te shek. 18-te dhe qe ajo po e emancipon……( duke bere “hyzmet” vetem promovimit te vehtes se saj ne cdo event qofte edhe I sponzorizuar nga para publike…..
    A I lexoni a I degjoni speed-logorete e saj…….????!!!!
    Pa diskutim qe eshte nje nga talk- speeded me te mira te tregut mediatic shqipetar, qe me punen e sakrificat e saj ka nje vend te pelqyeshem ne kete treg.
    Por vetem kaq!
    Me tej te te ze rrugen si nje postobllok mediokriteti….!!!!!!!!!!!!!!!
    Mgj.ate ne katandisjen e pershtirosur te Sanremos 2020 Vejsiu ishte ne vendin e duhur, ne vitin e duhur dhe brenda llojit (me support nga kushedi nga ku, kete nuk mund ta them……) !!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Dashamiresi says:

      PO te sqaroj me pak fjale une per vete, nuk perfaqesoj te tjeret, ty dhe Miren per ato qe thoni. Mira genjeu, se Alketa nuk foli para 65 miljona njerez, por para salles, nuk e di sa kishte. Mira genjeu se thote se ka thene te verteten, pastaj te gjithe genjejne, beson ajo se perfaqeson gjithe rruzulluin tokesor? Lere kontradikten brenda fjaleve te saj! Paska qene e vogel Alketa ose s’paka qene fare kur prezantonte Yllka Mujo, Edi Luarasi….. dhe s’paska faj qe genjeu dhe prezantoi vendin si ai s’ka qene! Po turp nuk ka? Megjithe se e simpatizoj Mira Kazhanin per kurajon gazetareske, kesa radhe eshte nje flluske sapuni dhe jo vetem; ashtu si Alketes dhe Mires ne raste te tilla zbulojne lakuriq se nuk jane te verteta, si e pohon dhe vete Mira dhe zhgenjejne njerezit ; Une nuk e pelqej kete. Dhe te fundit kisha: meqnese Alketa Vejsiu eshte votuar kaq negative nga nje shumice shqiptaresh, sikur te kishte kandidaturen per deputete, del se nuk do ta perfitonte. Ju qe e mbeshtesni a besoni tek demokracia dhe vota e lire e qytetareve apo tek urdherat dhe paraja vetem apo egua se une i bej te gjitha dhe jam mbi te gjithe kur ne fakt je shtrire poshte tyre.?! Kesaj radhe nuk me rezulton negative vetem Alketa, por dhe ata “te civilizuar moderne” qe kundershtojne shumicen, gjithmone sipas te dhenave. Jeni te detyruar ti nenshtrohi opinionit shoqeror.

  7. Fred says:

    Bukur Mira! Te lumte pena! Profesionale dhe e vertete!

    1. Oj Mira! says:

      E ç’i duhet te qendroje ne Itali asaj kur Italine edhe Ameriken bashke i ka gjetur ketu ku eshte? Zilia ne token e trafikanteve e te korruptuarve hahaha

  8. Ziguri i qorrit says:

    Per ju qe jeni te verteta turp se edhe ti ke ardhre nga shpellat c’fare pune ju prishi ajo.Une mendoj se jeni ba jo vetem ti por edhe shume tjer palaco ,kur tjert i vlersojne po nuk kane bajgat e Shqipersi nuk bane Me vjen keq per vendin tim qe jashqitjet dalin c’do nate e sulmojne te miret e na promovojn do kurva qe martohen ktej jashte per 100 her

  9. Kozmos says:

    TANI MJAFT U MOREM ME ALKETEN . VEND PER KRITIKA KISHTE , POR AJO E REALIZOJE ENDREN E SAJ ,TE SHFAQEJ NE SANREMO , SE NDRYSHE DO TI SHKONTE KOT E MESUARIT ITALISHT .
    BASTAAA!!!

    1. Tutu says:

      Kesaj here ja fute kot Mira…

  10. Andreas says:

    O njerez, nuk e mori njeri Alketen ne Sanremo per te thene gjera te mençura. Si te fliste si mos te fliste, njesoj do ishte. Italianeve u intereson ça thote Salvini jo ça thote Alketa. Kjo e fundit u mor te mbushte skenen si pidh i bukur dhe kaq! Dhe si çdo pidh i bukur, tregoi qe ishte dhe idiote. Po kjo ka rendesi zero!

    1. pa vlere says:

      Ha ha sh. e vertete!
      LoL ???

  11. H says:

    Drogën, korrupsionin, prostitucionin, vjedhjet në shqipëri, i zbullon Rai 3. Kurse pseudo-gazetarët shqiptarë merren me thashetheme të kota që nuk i interesojnë askujt. E kuptoj që ju duhet rroga, por ka edhe mynyra të tjera pa deskretituar një fushë Ku të tjerët rrezikojnë jetën për të vërtetën.

  12. Petrit says:

    Nje bravo te madhe per Mira Kazanin.
    Nje gazetare qe paguhet nga bashkia e Tiranës me lekët e taksapaguesve shqiptarë.
    Meqenese ne shqiperi çdo gje po shkon vaj beni shume mire qe merreni me Alketen.
    Ne shqiperi nuk po ndodh asgje e çuditshme dhe mira kazani e mjero bytha gjejne kohe te merren me Alketen.
    Çdo dite dite nga tre-kater shkrime per Alketen.
    Po keni te drejte.
    Ne shqiperi nuk ka asnje vrasje, asnje krim , asnje vjedhje ,aspak korrupsion , papunesia ka arritur ne shifrat me te uleta, mireqenia e deleve shqiptare e kalo ate te zvicrres, danimarkes , suedise, e norvegjise.
    I gjithe problemi ne shqiperi eshte se çfare tha , si è tha e pse e tha Alketa.
    Vazhdoni o me nder gazetare te tallni bythen me delet.
    Sepse ne fakt delet s, kerkojne asgje më shume.
    Pak tagji dy jave perpara zgjedhjeve dhe per kater vjet rrine e degjojne pordhet e politikaneve dhe llomotitjet e me nder gazetarëv qe paguhen nga keta politikane per t’ju servirur delev ate qe meritojne : pordhet.
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te fares se keqe komuniste.

  13. Niko says:

    Zonja Mira
    Ne emer te nje grupi flisni kur shkruani:
    Ne nuk na trishton kaq rende genjeshtra o jo, dhe Alketen s’po e sulmojne o kritikojne se vetem ka genjyer……
    Dukesh sikur e vetme nuk ndihesh e zonja te bindesh opinionin qe te behet ortak me ty per ti hedhur balte suksesit te saje.
    Une jetoj ne Itali,dhe te them se:
    Jam krenar me prezantimin qe Alketa i beri Shqiperise, dhe kete nuk mund ta mohoji dot askush, te pakten ketu ne Itali.

  14. labi says:

    Bravo zonja Kazhani si gjithmone brilante,shume njerez mendojne se u sulmua Alketa si person,eshte per te ardhur keq se kshu mendonte dhe z Kulla,po nese kjo ka te bej me kendin e shikimit te cdo njeriu te pervetshem,Alketa genjeu rende dha na coi si shoqeri shume mbrapa.eshte fati se Italine e kemi afer dhe i njeh shume mire te kaluaren tone,por dhe te tashmen.Te gjithe e dine ne Shqiperi se festivalet ne RTSH kane qene nje kopie e Sanremos ne Itali.e dine te gjithe se nuk je futur ne burg per nje kenge Italiane,por kur kopsitej dosja dhe emri te ishte bere me laps te kuq per te tjera gjerafutej dhe muzika huaj,ne ne Tirane kur organizonim dicka gjithmone degjonim muzike te huaj po kurre nuk na arrestoi njeri,dhe dihet filmat ne TV Shqiptar jepeshin Italisht dhe perktheheshin me titra poshte,Dy fjale per genjeshtrat e Alketes,ajo i ben me deshire dhe nuk eshte se nuk di cfare flet,shet gjithcka qe te arrij ate qe do,gjithmone ka vepruar kshu,shkurt ka ndjekur modelin Vera Grabocka,brezi yne u habit kur Vera hapi fjale ne 92 se ishte e persekutuar dhe nuk la gje pa thene per femijet e Enverit,qe i kish pasur miq,pra keta shkelin ku hane dhe nuk e kane per gje.Per Mira Kazhanin eshte pak e veshtire ti kuptoje keto lojera.duhet te jesh si ata ti marresh vesh.

  15. lis says:

    Grazie grazie grazie davera Amadeus grazie grazie Italia grazi grazie, une jam shqiptare dhe jam e vobekt grazie grazie , ne kemi qene te pushtuar nga komunistat grazie grazie, komunistet nuk na jepnin makarona dhe porno dhe ne vuanim se dhe mafje nuk kishte ku te ankoheshim grazie grazie italia davero vetem ne Albanezi kemi qene komuist GJYSMA E GJERMANIS DEIR KUR RA MURI BERLINIT DHE GJYSMA E BOTES JOOO GRAZIE GRAZIE ITALIA SE KA 30 vjete komunizmi dhe akoma fitojme e hame buke duke e share ate sikur e sollen marcianet dhe sikur tani nuk jemi te gjith KOMUNISTEEE PA NDER TE DHJERE

  16. pa vlere says:

    Ha ha sh. e vertete!
    LoL ???

  17. rripitipitytytyrripityt says:

    Nuk e kritikoi njeri “bionden” se doli e genjeshtare por se doli injorante, fodulle dhe servile dhe keto cilesi i shfaqi ne emer te shqiptareve dhe emigranteve. Te fliste per veten e saj ok, pune per te, po ajo mori persiper (pa ja kerkuar askush) te fliste ne emer te te gjithe shqiptareve, pra shqiptaret kane te drejte ta gjykojne per injorancen qe tregoi.

  18. rripitipitytytyrripityt says:

    Nuk e kritikoi njeri “bionden” se doli e genjeshtare por se doli injorante, fodulle dhe servile dhe keto cilesi i shfaqi ne emer te shqiptareve dhe emigranteve. Te fliste per veten e saj ok, pune per te, po ajo mori persiper (pa ja kerkuar askush) te fliste ne emer te te gjithe shqiptareve, pra shqiptaret kane te drejte ta gjykojne per injorancen qe tregoi. .

  19. rripitipitytytyrripityt says:

    Nuk e kritikoi njeri “bionden” se doli e genjeshtare por se doli injorante, fodulle dhe servile dhe keto cilesi i shfaqi ne emer te shqiptareve dhe emigranteve. Te fliste per veten e saj ok, pune per te, po ajo mori persiper (pa ja kerkuar askush) te fliste ne emer te te gjithe shqiptareve, pra shqiptaret kane te drejte ta gjykojne per injorancen qe tregoi. ..

  20. rripitipitytytyrripityt says:

    Nuk e kritikoi njeri “bionden” se doli e genjeshtare por se doli injorante, fodulle dhe servile dhe keto cilesi i shfaqi ne emer te shqiptareve dhe emigranteve. Te fliste per veten e saj ok, pune per te, po ajo mori persiper (pa ja kerkuar askush) te fliste ne emer te te gjithe shqiptareve, pra shqiptaret kane te drejte ta gjykojne per injorancen qe tregoi. ….

  21. Drini says:

    Krenare per performancen e alketes
    Stili i sa i te folurit shpejt e kaloi italine arriti nivelet e prezantuesve anerikane qe kur fillojne nuk pushojne nje sekond

  22. Edi says:

    Bravo Mira te lumte kjo eshte ceshtja.

  23. betixho says:

    Mbas analizes se gazetares Mira Kazhani nuk ka nevojë për arsyetime te tjera.E ka kopsitur plotesisht.

  24. s'dua lipa says:

    betixho ka ikur koha e kopsave dhe kops-itjeve
    teknologjia ka ecur përpara me zinxhirin etj
    Mira merr 6 për shqipen e përdorur pa iu futur kuptimit

  25. s'dua lipa says:

    ka ikur koha e kopsave dhe kops-itjeve
    teknologjia ka ecur përpara me zinxhirin etj
    Mira merr 6 për shqipen e përdorur pa iu futur kuptimit
    Mira thotë “dy alketa” . a mos është ajo bipolare apo e ngjashme (marylin monroe ka qenë borderline)
    thotë 15 vite martuar – a e di mira cilësinë e martesës së saj?

  26. s'dua lipa says:

    ka ikur koha e kopsave dhe kops-itjeve
    teknologjia ka ecur përpara me zinxhirin etj
    Mira merr 6 për shqipen e përdorur pa iu futur kuptimit
    Mira thotë “dy alketa” . a mos është ajo bipolare apo e ngjashme (marylin monroe ka qenë borderline)
    thotë 15 vite martuar – a e di mira cilësinë e martesës së saj?

    NAME: Alketa

    GENDER: Female

    USAGE: Alketa is not a popular first name. It is more often used as a girl (female) name.

    People having the name Alketa are in general originating from Albania, Montenegro.
    We apologize, but we don’t have a meaning for this name.

    https://www.urbandictionary.com/define.php?term=Alketa

    lexojeni vetë

  27. A says:

    A.Vejsiu eshte harizmatike.Paraqitja skenike e saj eshte sh.e mire.Ajo magnetizon te gjitha shikimet,e zoteron te gjithe skenen.E folura e shpejt eshte lehtesuese per shikuesin duke e drejtuar vemendjen te cfare eshte kryesore,ne kete rast muzika,Kenga.Thjeshtesia e saj duke qene vetvetja ,pa u munduar teShtiret me e zgjuara,e carmatos shikuesin duke u ndjere I pa “kercenuar”prej saj,duke u ndjere mire per ta ndjekur. Suksese!Nuk duhe te shqetesohet nga reagimet negative, mbasi shqiptaret ne pergjth. jane te zemeruar.Ata e kerkojne gezimin vetem ne lidhje me pasurine dhe modelet e tyre qe i I inspirojne jane njerez qe nepermjet dhunes kane perparuar…

  28. kola says:

    Vjen nga e njejta pangopesi kulturore dhe ekonomike si ti dhe Vejsiu. Ndjehej nje inferioritet i shtirur i Vejsiut qe njeher thonte Grazie Italia, pastaj i dukej vetja si Fiorelo apo Beninji. Edhe ty te shpeton se Shqiperia ishte biles biles para Italise. Eh moj fshatare te gjora, ca veshje te shtrenjta me para korrupisoni e langosh Tirane nuk ju bejne Zonja. Do te vije koha qe te vijne te tjera Gra shqiptare ne drite.e kam fjalen per ato gra brilante te punes, talentit, dijes etj etj qe jane te ndrojtura nga tallagjare si puna juaj. Hani sa te hani, pini sa te pini.Vetem ta dini qe sjeni vlere, jeni vegla

  29. miri says:

    niveli i prezantimit ka rene shume.Alketa nuk e njeh pulikun artdashes qe prezanton para tij .Me shume rendesi ka idea dhe mendimi qe paraqet per publikun se gabimet gramatikore.Alketa nuk njehata qe pelqejne muziken qe qeteson shpirtin e qytetarit si kompozitoret e medhej te mos i permend me emra se jane shume,po njeh muziken tallave dhe ata qe ciren apo zhvishen se si degjon kush .Prezantusat dhe moderatoret kane arritur gjer atje sa ti pyesin te pranishmit per ngjyren e brekve .Hajde prezantus hajde bravo MIRApor shume pak

  30. Marksi says:

    Qekur Sanremo merr kete per prezantuese ai festival ka marre fund. Festival qe nuk e shef me pjesa me e madhe e italianeve.
    Kjo pervec te folurit si motorr i prishur asgje nuk ka me shume. Flet dhe nuk e di cfare nxjerr nga goja.
    Une u mundova ta shifja naten finale por nuk shtyhej fare:
    1-publicitet ne cdo 2 kenge
    2-televotimi der ne 5 vota nga cdo njeri, dmth Vota nuk është e barabartë.
    3-burra te veshur me fustane
    4-kengetare që zihen në skenë
    5-grazie e ciao nga 700 herë për çdo situatë, na hapen barkun
    6-vetem shakara pa kripë dëgjojë nga prezantuesit
    7-mahmuti që fitoi vitin e kaluar as që u përmend fare
    8-Monica Belluci sa mori vesh që do ishte dhe Vejsiu ua bëri mutin, s’u vajti fare.
    Kështu që mos na cani me trapin me këtë kukumjacken sikur çfarë paska arritur

  31. Jimmy Trendelina says:

    Ore, ai ka thene njeri kesaj Mira Kazhanit qe ia fut vazhdimisht pordhes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje