Alketa, pyete pak Verën!

10 Shkurt 2020, 09:19Kulturë TEMA

Nga Zefina Hasani

Kur Alketa Vejsiu shpalli lajmin se do të ishte njëra nga prezantueset në Sanremo thashë me vete “Bravo”. Për mua s’ka fare rëndësi si shkoi. E deshi, e kish ëndërruar dhe ja doli. Ishin përpjekjet e veta personale dhe s’kish prekur asnjë fond e interes publik që të na shqetesonte në këtë drejtim. E pashë të shkëlqente mbi shkallët e skenën e Sanremos. Dukej magjike. Kaq!

Pastaj e dija që s’do të më pëlqente, siç nuk më ka pëlqyer asnjëherë mënyra si ajo prezanton me elokuencën pa frena, pa mendim e pa ndjenjë. Pastaj më la me gojë hapur kur e uli ritmin për të deklaruar me rrokje të ndara qartë, pikërisht atë që s’duhej ta kish thënë fare, më të pavërtetën: se në gjithë historinë 58- vjeçare të festivalit në RTSH- së, çuditërisht, më në fund ja besuan asaj, një gruaje të vetme prezantimin dhe drejtimin artistik.

Pas nervit që më shkaktoi kjo deklaratë, një ndjesi edhe më e keqe mu krijua nga monologu i saj përulës, që ajo kish marrë përsipër ta bënte në emër të gjithë shqiptarëve, të cilët (sipas mendimit tim) jetojnë tashmë në të tjera kohë e statuse dinjitoze, në Shqipëri, Itali e nëpë botë. Por s’do të kisha shkruar e komentuar as për prezantimin e as për monologun, sepse preferencat e ndjesitë janë shumë personale. Shumë të tjerëve ju ka pëlqyer Alketa në prezantim dhe shumë të tjerë e kanë gjetur veten në atë monolog.

Ama s’rri dot pa shkruar për deklaratën e rreme që Alketa bëri, ndaj një institucioni publik, ndaj një festivali historik, që ashtu si dhe ajo e kemi dashur dhe e kemi ndjekur të gjithë. Kur e tha këtë deklaratë natën kur hapi festivalin e 58-të në RTSH, nuk reagova se thashë e ka lëshuar padashje. Por duke e thënë përsëri në Sanremo s’mu duk aspak lapsus, por frazë e menduar me qëllim dhe kështu gaboi rëndë, duke tjetërsuar historinë për t’u bërë interesante tek të huajt, që mahniten nga këto lloj historish, pa e pasur fare problem se kështu po e nxirrte Shqipërinë, drejtuesit, regjisorët dhe artistët në këtë vend, si patriarkalë e injorantë, kur në fakt edhe pse në një sistem të ndrydhur komunist kanë gjetur forma për të bërë art të bukur.

Duke e shpallur në Sanremo, gafën me historinë, më bëri të nxjerr nga sirtari im, i gazetares së kulturës, faktet zyrtare të festivaleve ndër vite, ku shkruhet qartë se në vitin 1985, 1986, 1987, 1988, 1989 e mandej dhe në vitin 1991 Festivalin e RTSH-së e kanë prezantuar të vetme në skenë, pa asnjë partner burrë në krah- Yllka Mujo, Ema Ndoja, Luiza Xhuvani, Silvana Braçe, Ina Gjika dhe e fundit Rudina Magjistari. Në të gjitha herët regjisorja që ka bërë këtë zgjedhje skenike ka qenë Vera Grabocka.

Këto janë faktet. Kjo është historia që Alketa e mohoi me një frazë. Edhe nëse do të kishte përtuar t’i hynte leximit të historisë (ç’ka detyrimisht duhet ta bësh kur merr përsipër të flasësh publikisht) të paktën të kish pyetur mentoren e saj, atë që ka besuar e falenderuar gjithë jetën, derisa i erdhi dita të falenderonte Sanremon dhe Amadeusin. Me një frazë, ja hodhi poshtë punën edhe Vera Grabockës së saj.

Duke harruar kështu se historitë dhe karrierat pesonale nuk bëhen duke tjetërsuar faktet e duke cënuar punën, kujtesën dhe pasionet që mund t’i kenë të forta po aq sa ajo edhe qindra e mijra të tjerë. Unë jam njëra nga ato, që kam nostalgjitë e mia për atë festival, që ashtu si dhe Alketa e dëgjoja pranë babit tim, që ç’nuk bënte për të më gjetur librat që publikoheshin pas festivalit. Ndaj mos e quani as xhelozi e as smirë këtë shkrim, por lexojeni si nervin e një ish gazetare kulture që po shkruan me fakte dhe të vajzës që do që ta ruaj të paprekur atë që shijonte dikur nga ekrani bardh e zi.

20 komente në “Alketa, pyete pak Verën!”

  1. flora says:

    Shume bukur .Pak dhe sakte .La nam kjo alketa ne Sanremo ,e beri Shqiperine nje lecke pavlere fare .
    Fliste kot me kot duke i bere lavde Amadeos dhe Italse dhe duke injoruar vendin e vet.U tregua nje idjote

    1. Celo Mezani says:

      Znj. Zefina, te gjitheve u falen ngateresat dhe kritikat me cfare tha e beri Alekta ne Sanremo, por jo ty si gazatera e vjeter arti.
      Alketa tha qe eshte e para here qe nje grua ben “CONDUTTRICE E DIREZIONE ARTISTICA”. Dhe ka thene nje te vertete 100%.
      Duke ju referuar kopjes se gazetave qe ju keni ne arkiv kjo do te perkthehej “Spartik Tili + Ema Ndoja” ne nje person.
      Mund ta akuzosh per mungese modestie, por jo per genjeshtare.
      Ngjarja lexohet ne kontekstin e gjithe Sanremos ku tema kryesore ishte “Te drejtat e grave dhe homoseksualet”. Edhe monologu i Beninit ishte zgjedhur ne kete funksion. Dhe Alketes ja kane sygjeruar kete gje per ti thene publikut italian qe edhe ne Albania grate ne menaxhim po ecin me mire se ne Itali.

      1. rripitipitytytyrripity says:

        Celo, ruaj tufen e dhenve a derman, Inva Mula ishte drejtore artistike e festivalit te parafundit. Informohu Celo, mos i mbaj ison kembores.

      2. rripitipitytytyrripity says:

        Celo, ruaj tufen e dhenve a derman, Inva Mula ishte drejtore artistike e festivalit te parafundit. Informohu Celo, mos i mbaj ison kembores..

      3. rripitipitytytyrripity says:

        Celo, ruaj tufen e dhenve a derman, Inva Mula ishte drejtore artistike e festivalit te parafundit. Informohu Celo, mos i mbaj ison kembores…

  2. Orli says:

    A nuk po dalin te gjithe te “persekutuar” edhe ata qe kane punuar ne rtsh edhe ata qe kane punuar si profesore edhe ata qe kane pritur 2 vjet per te marre shtepi ne Tirane edhe alketa qe nuk ja kane zgjedhur mamin te prezantoi festivalin ne rtv me Gjebrene!!….si ai “aktori” hundespate,nuk me kujtohet emri kaq i njohur eshte.

  3. Drejtori artistik says:

    Dakord, të tjerë kanë zhbiruar e botuar listën 58-vjeçare të personelit të Festivaleve në RTSH, që gjendet lehtë në Wikipedia, por a e di kjo zonjë se tjetër gjë është Prezantues/e dhe tjetër Drejtor/e artistik?! Mua më duket se, ose nuk e di, ose bën sikur nuk e di dhe e anshkalon enkas për të fajësuar Alketën.

    1. VforVendetta says:

      O Drejtor Artistik . Drejtori Artistik i ketij festivali ishte Vera Grabocka jo Alketa informohu pak me shume

    2. Kelmendi says:

      Vera Grabicka?!!…. Pastaj, sa drejtoresha artistike njihen nga vende ‘me te eancipuara’ si Italija, Britanija e Madhe etj? A nuk ishte pikerisht shperndarja e zhdrejte gjinore nje nga çeshtjet e me te diskutuara ne Hollivud? A nuk eshte e vertete qe grate ne Shqiperi kane fituar te drejten e votes perpara Britanise se Madhe?

    3. Tomas Willson says:

      Pershendetje….
      Meqe ju e dallokeni qarte drejtuesin nga Drejtuesi Artistik…atehere po ju sjell ne kujtese qe jo me larg se dy vite me pare… pra ne festivalin e 56 ka qene pikerisht Inva Mula, Drejtore Artistike e Festivalit… Respekte….

  4. Olimpia says:

    Shume sakte Zefina…po shtoj edhe nje genjeshter tjeter…te profilit jo artistik..
    Alketa ne mondovizion deklaroi se prepara 90…s te futnin ne burg po te degjoje muzike te huaj,…Jam i sigurte qe gati te gjitha familjet qe kishin aparat TV apo radio ndiqnin programet italiane por edhe sllave….Bile pati nje periudhe ne vitet 69….72… qe kenget me te bukura te huaja,italiane apo angleze i transmetonte direkt RTV shqiptar. Mbas festivalit te 11 RTV shqiptar i ndaloi keto programe por njerezit kudo gjenin menyra per ti ndjekur…Ne plazhe kushdo ndiqte stacione radioje te huaja por skam pere kurre nje polic qe te nderhynte apo arrestonte dike
    Duket qe edhe Alketa vuan nga mania per tu dukur interesante perpara te huajve duke deklaruar genjeshtra pa fund per te kaluaren ,sipas shembullit te kriminelit Berisha apo vanitozit Rama..
    Nderkohe mjafton te besh krahasimin e monologut te gazetares palestineze dhe Alketes per te kuptuar diferencen e madhe intelektuale dhe morale ,natyrisht ne favor te palestinezes.

  5. Taulant says:

    Duhet ti kerkoj falje publikut Shqiptar per genjeshtrat e panumerta qe hodhi ne Sanremo.

  6. Besarti says:

    Te lumte Zefina. Faleminderit se pari per gjuhen e rrjedhshme te te shprehurit. Ndoshta tingellon e habitshme qe ne kete kohe me ere te rende te lexosh dike qe i ka trute ne vend, po ja qe te vertetat jane te verteta ashtu siç eshte e vertete qe edhe ndonje trularaske shalegjate mer rruget e lagje per te na treguar se dija dhe linrat jsne shfaqje te prapambetjes komuniste. Shfaqja e kesaj ‘tones’ ne Itali nuk trgon aq shume prapambetjet e Shqiperise se sa mediokritetin e organizatoreve te Sanremos për te perzgjedhur te ftuar qe permbushin kritere minimale si personaliteti dhe dinjiteti.

  7. realisti says:

    Eshte fakt qe ne Ittaline e Sanremos grate kane gezuar te drejten e votes ne vitin 1974. Prandaj gafat e nxituara te Alketes nuk na bejne krenar. Nese e nxorren ne skene per te bukur duhej te qendronte ne ate pozit . Ndoshta si e bukur mund te na bente krenar. Por nese e nxorrren ne skene si e mencur, na ka felliqur dhe nuk na beri krenar si Shqipri dhe shqiptar.

    1. Real histori says:

      O injorant e dashakeq. Grate ne Itali kane fituar te drejten e votimit menjehere pas luftes ne vitin 1945. 74 shko tregoja mamase tende apo kush te ka mbushur mendjen se je i zgjuar nderkohe qe tregon broçkulla!

  8. Dori says:

    Katunare Laçi crar mut gazetare je ti kush te njef ty maloke qe meresh me alketen e grabocken

    1. Al says:

      Pika ne koke… moj qytetare e edukuar, cfare niveli paske.

  9. Qinani says:

    Aty n foto duket nji puthje me vezullime romance lezbikesh.
    Si ajo qe e jeo edhe ajo qe e merr.

  10. Edi says:

    Nga emocioni edhe mund te thuash gjera pa zarar qe nuk prishin imazhin e shqiperise sigurisht se edhe ne Itali vetem burra e drejtojn sanremon o Zefe nga Laqi qe erdhe n Tirone dhe na qelbet te gjith ju maloket dye na bo si gazetare ti kokrra injorantes. Bravo Alketa.

  11. Marsi says:

    Nuk jam ndonje fanse e spikatur e Vejsiut, por smund ta mohoj qe ngjante shumeee mire ne ate skene!
    Nuk e prisja kurre nga Zefina Hasani nje artikull te tille, pa asnje baze gjuhesore, se nuk ka nevoje per interpretim racional.
    Foli shqip moj Zefine: prezantuese dhe drejtore. Lidhesa “dhe” perfaqeson bashkimin e te dy mbiemrave ne menyre KUMULATIVE dhe jo ALTERNATIVE.
    Dhe vertet, drejtore DHE presantuese e vetme per me teper, nuk ka qene asnje femer.

    p.s Bere nje hap shume te gabuar Zefina dhe te nxituar, qe botove kete koment. Thjesht nje interpretim gramatikor dhe jo arsyetim duhej per te kuptuar ate qe shprehu prezantuesja, se ciles thjesht i shtoni edhe me shume vlerat me keto negative qe beni. Sonte psh tek intervista e Fevziut ishte me mire se te gjithe personazhet e artit qe kane kaluar ne ate studio, perfshire Zefina Hasani.

    Bravo Vejsiut, sonte me ka pelqyer shume me teper se ne cdo prezantim qe ka bere.

    Brava!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje