Nga Pëllumb Kulla
Unë ndjeva një kënaqësi të madhe aty dy netë më parë, kur ti kurrorëzove një ambicje të bukur dhe e bëre atë më së miri.
Sinqerisht gëzoj tok me ty, moj vajzë, që dole në atë arenë dhe u ndeshe me frikën dhe përgjegjësinë tënde, u ndeshe me konkurentet e tua, shpërbleve ata që guxuan ndofta pa shumë besim të të hapnin portën e madhe të ëndrrës tënde të florinjtë.
Ti u ndeshe me keqdashës italjanë, por sidomos me një lukuni bashkëpatriote, që priste me frymën pezull të dështoje e deshën megjithë shpirt që ti “të thyeje qafën” në majën alpine, ku pate kullotur ëndrrat e tua. Nuk kish gjë më të bukur se ajo sfida dhe triumfi yt!
Mos u mërzit për zhurmën, sharjet, vërejtjet e talljet, që bëjmë ne që nuk ta duam suksesin.
Ne jemi të pazotët të shquhemi, ne nuk kemi forcë, durim, vullnet këmbëngulje. Ne, të pazotët, do të jemi shumë të lumtur, që askush të mos i ketë ato.
Ne jemi më të qetë kur nuk shohim fitoret e atyre që njohim e që kemi hedhur shtat njëkohshëm. Mos, moj Alketa, mos! Mos, moj vajzë, se me atë që bëre, na e vure hapur në dukje që ne nuk jemi të zotë për ndërmarrje të tilla drithëruese.
U dhe dy tri fije për të tjerur me ca penelata për të kaluarën e zymtë të shqiptarëve në pjesën e dytë të shekullit që shkoi.
Do t’i meritoje plotësisht qortimet po ta kishe jetuar atë kohë dhe të gënjeje me zell. Por gjithëçka e ke me të dëgjuar dhe ke besuar me endje, se bjondet burgoseshin, apo se po të dëgjoje atëkohë San Remon, të quanin armik!
E shumta hajd’ të të qortojmë që këto fryrje i ke besuar. Po nuk do të të fajësojmë edhe aqë.
Ne ende nuk kemi fajësuar ata që e jetuan atë kohë ditëpërditë dhe u thanë italianëve, se ky vend ishte më i lumturi në faqe të dheut!
Nuk meriton të të kryqëzojnë për këtë farë mëkati. Do të qeshim dhe kaqë! Alketa Vejsiu, të përgëzoj për atë shpalosje mbresëlënëse të ndjenjave të tua, në atë gjuhë të bukur të folur shkëlqyeshëm, lirshëm, si një gurgullimë e ëmbël për veshët e italianëve që të vlerësuan.
Them se e njoh italishten aq sa ta fuqizoj përgëzimin. Ndonjë gabimth i rrallë, shumë i rrallë, ishte paradoksalisht aleat i yt, për të dëshmuar se ti nuk ishe italiane, por e zotëroje gjuhën e tyre më mirë se miliona italianë! Ishte një dëshmi e bukur se sa shumë ke punuar për të përvetësuar atë shqiptim e atë rrjedhë që të kënaqte veshin.
Unë jam një njeri i moshuar dhe shumë e shumë vite më parë se ty, kam ecur nëpër ata shtigje, nëpër ato ëndrra dhe tek ty shihja veten, por këtë herë të trupëzuar në një bukuroshe rrëzëlluese, që përballte një audiencë me shije të holla.
M’u duk se triumfoja tok me ty, unë, që nuk i a ndaja dikur veshin asaj radios së vjetër për “tutto il calcio minuto per minuto”, për Varietá-të e Canzonissimat e panumërta, për të ndjekur Mike Bongiornon, Alighiero Noschesen e Gigi Proiettin.
Më shpluhurose kujtimet mbi leximet e mia të De Amicisit, Pirandellos, e më pas të Buzzatit… Të tëra i gjeje në monologun tënd virtuoz. I tëri i besueshëm homazhi yt.
Bëre shumë mirë që rikujtove suksesin e Ermal Metës. Por unë e quaj edhe më të sukseshëm e më të vështirë “alpinizmin” tënd artistik, që ishte më i vetmuar, më i pa mbështetur në atë aventurë brilante të shfaqjes së bukurive të tua.
Është një trishtim i madh, kur ve re që triumfin tënd e sulmuan shumë komente negative. E veçanta e tyre është zhurmërima.
Por janë mijëra herë më të shumtë ata, të heshturit, që kanë gëzuar tok me ty. Përgëzime, Alketa, e mbarësi paç në këtë rrugë të ndritur ku po ecën me siguri të plotë!
Megjith respektin qe kam pas per figuren tende ketu ja ke futur kot. Asnje koment nuk Kam pare me urrejtje vetm nje kritike qe e bejne ata qe e njohin Shqiperine dhe perendimin dhe e kuptojne gjuhen denigruese.
Kjo ‘vajza’ jote u soll si idiote kur morri persiper te flas aty per nje vend a thua e kemi cuar te na perfaqesoje me konsensus. Fjalet e teperta Jan fularallek, aq me teper kur genjen!
Ti mund te gezohesh nga ajo qe te duket suskses I saj ( megjithse kemi ne Itali shqiptare vertete te sukseshem) por te garantoj une qe me budallalleqet qe foli as ajo dhe as Shqiperia nuk kan gezuar ndonje respekt nga kush e ka degjuar.
Ti si njeri I artit duhet ta dish c’do te thote ti tregosh shtegun armikut. (Metafore) Eshte gjendje psikologjike e njohur nga shkenca. Pra spo I ben nder ti as vetes as ksaj vajze qe eshte krejtesisht e pa pergatitur profesionalisht.
Ha ha ha aaaaa. . Kot ja ka futur ky kulla por mua seç më la atë shijen ‘doni më për Belulin’..kritikat janë të pranueshme por kjo nuk nënkupton sepse kritikët prisnin të dështonte kjo çika. .mendoj se të gjithë shqiptarët u ndien shumë mirë për shkëlqimin e saj. ..’oëllumbat’përfitojnë nga rasti për të marrë pak shkëlqim. .po deshët ndonjë histori për Belul Gjeraqinën ua tregon pëllumb kulla po për veten e tij ay nuk do tu tregojë asnjë rresht. .hehehee. .
Respektin e kemi per z. Kulla, ashtu si per te gjithe bashkepatriotet tane me vlera. Vetem se kete here z. Kulla ka folur si pasionant, si nje gjysh qe sheh mbesen ne “majen me te larte e karrieres” dhe I duket si arritje e tij personale. Ka qene nga me te rafinuarit humori i z. Kulla, ndaj besoj se te pakten ai I kupton shijet e holla, ndjesite dhe reagimet ndaj vulgaritetit, banalitetit amatorizmit. Alketa eshte e destinuar te beje nje karrire te suksesshme ne ate qe po ben, Por, ju lutem z. Kulla, nuk i sherben as asaj vete, te mos arritje te kuptoje qe publiku Italian, perfshire 6-7 qindmije shqiptaret e italianizuar, kane shije e gusto nga me te rafinuarat. Vleresohet diamanti edhe kur eshte grezzo, i paperpunuar. Alketa kete shije la. Thjeshte, reagimet apo kritikat nuk duhen mare si ofeza, eshte ajo qe, njerezit e skenes duhet te jene te pergatitur per t’u perballur, kur Marin persiper te dalin perballe publikut.Kjo pastaj varet se… sa profesionalizem mbart person. Nje ze I kritikes ne Itali, e quajti si controparte di Wanna Marchi. Nese Alketes i pelqen te shohe dike qe po I buzeqesh duke e duartrokitur e nderkohe i thote qe I duket si Wanna Marchi…!? Contenti voi…!
Je i nderuar zoti Pellumb per shume analiza. qe edhe shpesh ne stilin komik, jane te vlefshme per
t’u lexuar.
Ne kete rast nqs ka patur ndonje aresye qe ndoshta edhe eshte sulmuar, vete Alketa i ma ndihmuar
kritikuesit apo njerezit keqdashes.
Pervec menyres se komunikimit ne forme monologu gjate gjithe prezantimit te saj, ku vihej re qe nuk i
lente kohe drejtuesit kryesor per te bere nje pyetje, ajo beri nje gafe te kategorise qe mund te klasifikohet
si nje mashtruese apo genjeshtare e rendomte.
Kjo eshte per t’u theksuar jo vetem ndaj Alketes por ndaj cdo kujt qofte edhe me i famshem.
Dhe per kete kjo zonje duhet te kerkoj te cfaqesohet ndaj publikut qe edhe nuk e ka shume qejf qe te haj BAR,
mbasi hengri boll per 45 vjet.
Ne kete menyre ajo ndoshta do te gjej mirekuptimin e publikut se njeriu gabon edhe nga emocionet apo deshira
per te vene ne dukje perparimin e vendit (qe nuk arrihet duke shkelur mbi modestine).
Keshtu duhet te flasin shqiptaret e kulturuar pa urrejtje dhe pa mediokritet injorantesh! Eshte ngritur nje lukuni ujqish budallenj naive dinake te paafte dhe nuk dine se cfare thone! Endra jone ka qene ta degjonim-shikonim San Remon! Benim plane ku do ta shikonim se edhe televizoret ishim me pakice! Ndertonim antena si ta shikonim! Te shkonim ta shifnim ne Sane Remo as behej fjale,pa folur se mund te ishe ne skene atje! Kur kam qene ne Itali per here te pare ne Genova kam thene dhe shkova pashe Ariston,ne Autostraden e bukur Via di Fiume reth 200 km,kujtim i paharrueshem dhe me ne fund Teatri i madh qe dukej shume i vogel nga perpara! Dhe tani na dalin disa berishiane medioker dhe shajne Alketen! Pune e tyre! Alketa plotesoi endren tone bashke edhe me Ermalin! Urime!
Ekselent edhe kete rradhe i nderuar Pellumb!Azgje si shtoj dot ketij shkrimi.Sa per Alketen ato nete ishte edhe triumfi i rreth 600000 Shqiptareve qe jetojne me djerse dhe u duhet te luftojne cdo dite me paragjykimin(Albanese).Flm.Sjam zhgenjyer nga ty kurre,vazhdo te lutem me shkrime pa inatet tipike ballkanase!
Ala nuk e kuptoj se ku ishte qellimi qe u ba e gjithe ajo zhurme negative per Alketa Vejsiun !!
U duk si nje ” levizje ” e organizuar, me nje qellim te caktum.
Në kemi korrupsionin, gjykatat, hajdutët, kriminelët, kurvat që Po na mbysin, Ky flet për gjëra të kota. Duke kthyer kokën nga ana tjetër , problemet nuk zgjidhen.
Rri o Pllum Kulla shiko hallet e tua aty ne Amerike se ste jep njeri qyl aty si merr Alketa ne Shqiperi.Ja Alketa nje xhiro beri ne Itali me rekomandim te Rames per 4 minuta i futi nje te dhjere vendit te saj dhe nje lepirje bythe italianeve dhe mori 25 mije euro.Ty nuk ti jep njeri kaq para aty ne Amerike.Prandaj shiko hallet e tua.
Qenka bere ceshtje kombetare “Alketa””!!!! Dikur kur e vetmja dritare me boten e jashtme per ne ishte RAI, po, mendonim se Italia ishte qendra e botes, mendonim se kushdo ne bote ndiqte pa pushim nga mengjesi ne darke programet ne RAI qe nga “Cartoni animati”, “90 minuti”, “Domenica in”, “Telegiornale”, …………… dhe ne vecanti “Sanremo”, aq sa ndoshta njihnim shume here me mire sa edhe vet italianet programet e RAI-t!!! Ne ate kohe ndoshta, ndoshta “Alketa” do te ishte “heroina kombetare”, por sot te gjitha keto kalojne ne heshtje dhe duken teper te paperfillshme sepse sot “shkelqimin” dhe “luxin” qe shikonim dikur nga e vetmja “dritare”, nga ajo dritare e endrrave dhe e shpreses, e shikojme ne realitetin e perditshem tonin. Jo, jo cdo gje qe shkelqen eshte flori ashtu si dhe “triumfi” i Alketes. Kudo deti i kripur eshte! Atehere perse kaq zhurme? Mos valle Alketa eshte shqiptarja e pare pa bisht dhe gjithe te tjeret vazhdojne te jetojne neper deget e pemeve?
“Ne te pazotet jemii shume te lumtur qe askush te mos kete sukses”. Po, te tille Jane deshtaket, ata qe vetem shajne e mohojne.
Ajo genjente.
Dhe genjente bukur,me art,si ato kurvat qe me bukurin dhe sharmin e tyre i hedhin hi syve nanji provincjali t padal dhe e bojn bashkshort…
Ajo genjente per bjondet.
Askush si ka pa bjondet me dyshim por me simpati.n koh t komunizmit.
Genjeu per muziken.
N plazhin e Durrsit t myste muzika italjane angleze amerikane .askysh s pirdhte pwr shter.
Por,shqiptart,si komb dobiç qe jan,kan kuptu se duke i bo qejfin “t fortit” bo kar rier.
Kte gje kan bo n shekuj,prandaj edhe jan tkurr nga Pellazgjia qe shtrihej nga njera shpatull te shpatulla tjeter e kontinentit,tash jan mbet vec n disa lugina gryka malesh qe quhet shqipni.
U katandis elefandi sa nji mi.
Kte gje bejn sot politiksat qe per bythen e tyre te qelbt era mut,shesin njeri tjetrin ke bota “e fort”.
Kte gje boni Dull Hoxha qe mori pushtetin me mbshtetjen e “t fortve” bollshevik,duke vra e pre cdo shqiptar qe i dul kundra.
Madje edhe po t shaje Maocedun kinezin t fuste n burg Dulla.
Kte gje bo gjith poplli debil madiv shqiptar qe per me marr azil ke “t fortet” jasht,ulin vendin e tyre me genjeshtra sic beri kjo bukuroshja bjonde qytetare e globit.
Ku e di un.po po s bone vendin tand s mund t besh edhe vendet e tjera.
Shqiptart jan debila t kqinj.
Z. PELLUMB KULLA , ASNJKUSH NUK ESHTE ABSOLUT , BRILANT . NE SHUMICEN E KOMENTEVE , FLITEJ FJALE TE BUKURA PER ALKETEN , POR DHE DISA KRITIKA I MERITONTE. SE PARI , NUK I DHA MMUNDESI. AMADEOS TE BASHKDBISEDONTE , POR VETEM FLISTE , PER TI TRGUAR TE GJIGHEVE QE UNE JAM E RRJEDHESHME , DHE ME NE FUND AMADEOS FILLOJ TA TALLTE DUKE FOLUAR DHE AI SHPEJT PA MARRE FRYME . E DYTA MONOLOGUN ISHTE SHUME PA KRIPE ,DUKE LUAJTUF ROLIN E NJE AMBASADOREJE NGA SHQIPERIA. E TRETA QE E MENDEROSI FARE ,ISHTE KUR MORI GUXIMIN TE KENDOJE KENGEN E BOBI SOLOS , KU DHE DOLI JASHTE VIJAVE MELODIKE , TE ASAJ KENGE MAGJIKE .
POR GJITHESESI ALKETA MBETET NJE PREZANTUESE E MIRE . POR SILVANA BRACE NUK KA RIVALE .
Pellumb,me qe te respektoj,perse nuk i qendron besnik vetvehtes…????Nuk eshte Alketa bota shqiptare jashte Shqiperise..Jane qindramijra njerez te thjeshte qe kane fituar respektin e pundhenesve kerkues te kapitalizmit,Jane mijra nxenes e studente qe krahasohen me vendasit ,Jane mijra impreditore ,drejtues,specialiste te niveleve te larga,,shkencetare qe kane manifestuar se kur shqiptaret kane kushte te njejta me te tjeret,Jane te te njejtit nivel…Pellumb,a ke degjuar ndonjehere nga yje nderkombetare si I. Mula,Rita Ora,Dua Lipa,Bebe Rexha,S.Pirgu,Sh Doli,E.Jaho dhe te tjere nga bota e shkences dhe biznesit ne SHBA,Itali,Gjermani,Britani ,Suedi ,Greqi etj te flasin PA piken e pergjegjesise morale per vendin e tyre si kjo vanitozja e salloneve te Tiranes….Spese te flasesh perpara nje publiku nderkombetare disa dhjetra milionesh nuk eshte njesoj si ne nje koncert tallava te diskove te periferive ..Spese ATO te Tiranes Jane me serioze.
Grazie grazie grazie Amadeus grazie veramente grazie Italia grazie grazie grazie ? Une jam nga Shqiperia dhe jam e mjere sepse kemi qene vend komunist dhe skishim DolceGabana IPhone dhe asDigitalb ndersa gjysma tjetr e Europes lindore dhe gjysma e planetit ndoshta me shume qe ishin qeveri komuniste i kishin te gjitha sepse nuk jane shqiptare.
Alketa dhe talenti si Saliu dhe demokracia. Futi nje çaj me Bleonen o Pellumb se vajte dhe ti.
Zoti Kulla!
Kam patur Respekt për punën që ke bërë për artin shqiptarë.
KËTË RADHË E KE PRISHUR FARE.
JE SHUMË LARGË KUALITETIT TËNDË TË GJYKIMIT.
Më vjen shumë keqë që je bërë dhe ti pjesë e kazanit mediatik sllavo-grek.(PD, LSI, PS) etj.
Shqiptarët kanë ndryshuar ashtu sic kanë ndryshuar italianët dhe koha.
Alketa Vejsiu kritikohet (dhe jo xhelozohet Publiku) për sevilizmin përball ndaj italianëve, si dhe për fallsifikim të rëndë, përballë kolegeve të saja paraardhëse. Gënjeu qëllimisht në historine e artit shqiptar dhe shtrëmbërimin e rëndë që bëri ndaj emancipimin e femrës shqiptare ndër vite.
Duke i nxjerë kështu shqiptarët si popull primitiv, pasi nuk kanë lejuar femrat te prezantojnë festivalet deri sot.
Femrat shqiptare ishin shumë më përpara të emancipuara, se ato femrat e shthurura të italisë ala Rafaela Kara qe u vetshkatërru institucionin “Sanremo” me një zhabë të veshur bukur dhe gënjeshtare si Alketa.
NUK janë xhelozë shqiptarët por janë realist dhe krenar si cdo popull tjetër Eueopian.
Megjithatë shqiptarët ishin krenar që Alketa si shqiptare prezantuese mori pjesë atje. Por atje kanë qënë shqiptarë të tjerë që kanë korrur suksese.
Në këtë botë të lirë vlerash lejohet kritika por jo fallsifikimi gënjeshtra dhe mos mirnjohija e brezave të grave të emancipuara shqiptare, që i hapën rrugën, kësaj zhabe pa kulture minimale.
Shiko arkivat Z.Kulla dhe pastaj bëjë bla bla bla.
Ke rëne shumë poshtë si Kritik.
Të keshilloj të marësh disa seanca Supervision.
Ah se harrova….duket sa respekt Ka Italia per Shqiperine dhe shqiptaret duke fryre artificialisht kete pseudo lajm te nje pseudo presantuese ne nje tashme pseudo festival.
Edhe njehere Italia e humbi shancin qe kishte ne vitet 90-te te behej vertete nje protektor kulturor per Shqiperine kur te gjith I kishin syte nga Italia dhe kultura italiane. E kunderta ndodhi. Ne momentin me te veshtire Italia vetem hodhi balte mbi shqiptaret. Cfaj kishin shqiptaret qe nga halli jetonin ne nje presion me Itali njesoj sikur te ishin ne diktature ku te ishe shiqptar ishte krim! Te njejtit shqiptar qe shpetuan me mijra Italian gjate L2B! Me mijra e mijra!!!
Bjerini asaj Mandolines ju bashke me grekun se I bini mire ja ashtu!
Ky nuk eshte as lajm se nuk I plasi bytha njeriu qe nie idiote pjell e shemtise 30 vjecare artistiko-kulturore ne Shqiperi u ftua te presantoj ne sanremo ku shpalosi nivelin e saj tallava sepse kjo ne nivelin artistik kulturor nuk paraqet asnje vlere per Shqiperine apo shqiptaret por fakti qe ka kaq kohe ne media duke u fryre artificialisht dmth e shtyn vete Italia ose ata qe duan te prishin marredheniet italo-shqiptare.
Z.Pellumb komentet e mesiperme tregojne me se miri ate ju kini trajtuar ne shkrimin tuaj.Ske ci ben me sa duket keshtu jemi gatuar ,suksesi I tjetrit me e pakta na ereson syte dhe jo rralle here e shohim me xhelozi per te mos thene me shume.Kush guxon dhe ben perpjekje per te ecur perpara duhet te marre parasush edhe keto veset tona qe sna lene te ecim sic duhet si popull.
Sa pak inteletuale si i nderuari Pellumb Kulla ka ky vend i mjer,….. dihet qe e keqia e shqipetareve jane vete shqipetaret,por me e keqia qe ka plot medjate ta afta dhe dashakeqese dhe po kaluam te PORT… HALET eshte akoma me keq.
Nje nga keta eshte nje fare Olti Curri qe di vetem te haje pace e pilaf gjith diten dhe inatet personale i kthen ne zi se vete i tille eshte.
Alketa ua theu turinjte.
Sa pak inteletuale si i nderuari Pellumb Kulla ka ky vend i mjer,….. dihet qe e keqia e shqipetareve jane vete shqipetaret,por me e keqia qe ka plot medjate ta afta dhe dashakeqese dhe po kaluam te PORT… HALET eshte akoma me keq.
Nje nga keta eshte nje fare Olti Curri qe di vetem te haje pace e pilaf gjith diten dhe inatet personale i kthen ne zi se vete i tille eshte.
Alketa ua theu turinjte.
Çfarë ka ndryshim San-Remo e v. 60-të me atë të këtyre 30 viteve të fundit ?
Kam bindjen se të pyesësh rininë e sotme, shumica nuk e di të flasë për të, nuk e ka atë interesim që Rinia e brezit të Pëllumb Kullës ka pasë . Mos vallë ka bërë hapa mbrapa San Remo apo rinia e sotme ?
Sa për Alketën, mendoj se kritikat, jo ofezat dhe sharrjet, janë të drejta, por edhe merita personale e saj për të prezantuar në SanRemo duhet pohuar dhe shkruar. Nuk diskutohet që ajo përfaqsoi veten, dhe aspak shqiptarët dhe Shqipërinë e tyre, pamvarësisht deklamimit të saj në monologun e paraqitur live.
Nuk mundem kurrësesi të pranoj atë ç’ka ajo shprehu për kohën e Rinisë sime, dhe baltën që ajo hodhi pa asnjë përmbajtje që ishte duke na ndyrë publikisht, përballë milionave që e shihnin dhe e dëgjuan.
Pëllumb Kulla t’i pranoi këto përbaltje, unë jo.
Do të bësh mirë të kërkosh falje !
Perse na iken keta njerez gjigand si z. P Kulla….
A sa perpara do te ecte ky vend po te kish ca politikan te tille….
Z. Kulla,
Me gjithë respektin për veprën tënde, këtu në këtë shkrim ke dal pak si në mbrojtje të figurës së një prezantueseje, shkrimi duket si i paguar! Respektoj mendimin tënd sikur të ishte për këdo tjetër që mund të ofroje mbështetjen tënde si një artist i fjalës. Kjo prezantuesja duke filluar që nga paraqitja është false, çdo gjë e krijuar, rregulluar , e sajuar. Kushdo, nga lëmi i fushës së prezantuesve, po ti jepeshin mundësitë mund të kishte bërë të njëjtën gjë mbase edhe më mirë.
Gjithsesi siç është thënë edhe më heret;
-Ti thua mendimin tënd.
– Lexuesi tund kokën e vet.
ajo ka crregullim personaliteti
shenjat janë këto:
gënjen, silikoni, gjoksi jashtë, skena,
e folura e shpejtë etj
morrat e meros postojeni …………..
O Sorraku i humorit te komunizmit shqiptar…. perse shkelweu Alketa…. kendoi ndonje jenge si Elsa apo Ermali..??… thjesht pagoi ca para per te tundur byçen neper skene e kaq…. kaq injorante jeni ne te kuptuarit e vleres artistike apo vleres financiare te njeriut…. ne cilin audicion konkuroi Alketa qe te shkonte aty… askund… ti Sorrak Kulla je tjesht nje koqe gomari…
Populli thote :
Qente le te lehin …
Faleminderit Alketa.
Mos ja vini re Pellumbit.Sa vjec eshte ai?Besoj 83-84.Moshataret e tij amerikan jane me bebelina dhe me demence.Pellumbi eshte ende aktiv packa kualitetit qe arrin te prodhoj por te pakten leviz dhe nuk dorezohet.
Edhe Pellumb Kulla me Alketen?!?
E ke ul steken goxha z.Kulla.
Keshtu vjen koha dhe nuk tee lexohen me shkrimet dhe kalohet direkt ne fund.
Thjesht na u be e padurueshme si teme, na çate b*then!
Me keqardhje per temen e varfer, z.Kulla!
Pellumb,
Ke shkruar qarte dhe ndershem. Alketa na nderoi dhe emocionoi ne te moshuarve.
Sa per “lukunine …”, populli yne akoma jeton (post)diktaturen qe e shkatrroi moralisht.
Shiko cfare qeveritaresh dhe opozitaresh ke! Ne qe shajme Alketen i kemi zgjedhur.
Nuk e di edhe sa do vazhdojme keshtu …
Timi
Po pse habiteni mee Alketen omiq,Shqipetret kane 30 vite qe vazhdojne pa pushim lloj sharjesh , nxirjesh , e denigrimesh ndaj vendit te tyre, qe nga politikanet e post 90 tes , elita intelektuale e deri te njeriu I rendomte ,sa here qe mendonte se do perfitonte dicka qe kishte te bente me karieren e tij ,apo thjeshte per te lehtesuar nje leje qendrimi jo vec ne Itali.Sa gjyqe per te fituar statusin politike kane bere mijra shqipetre, ne shumicen dermuse ishin totalisht genjeshtra por te zytrarizuara me dekumentacion fals..Ne kemi nxjerre b…en per tu pare Brenda, apo cdokund ku shkojme.Nxirjen dhe imazhin e shemtuar shqiperise je kemi dhene vet ne shqipetare, prandaj sot shqiperia dhe Shqipetaret shikohen gjitheandej si Delja e Zeze e ballkanit dhe me gjere.Eshte frut I mendjelehtesise , individualizmit tonee karakteristik egoizmit te shfrenuar dhe mungeses se dinjitetit dhe vetedijes dhe moralit tone kombetre.Prandaj desh vetem 25 vite qe shqiperia e vogel me tre a kater miljone te minimizohet akoma me shume duke braktisur vendin me shume se gjysma e popullsise me gjithfare justifikimesh neveritse: Si I persekutuar politike fallco , me rrezikohet jeta, skam buke te ha , nuk ka pune ne shqipri,nuk gjej kenaqesin e jetes ne ate vend, per kariere e gjthfare shpikjesh sic dine te bejne vet shqipetret per te gjetur nje menyre largimi prej vendit.Kejo shemti dhe urrejtje per vendin po habit boten sepse ne asnje vend te botes nuk ka ndodhe nje braktisje e tille e vendit kaq galopante.Prandaj e brumosur me kete qendrim mbare shqipetre dhe kete mentalitet , edhe Alketa nuk kishte si ti shpetonte ketij qendrimi nihilist ndaj vendit te vet edhe pse ne fakt ajo si pjese e nje gjenerate te re mund ti shmangej ketij qendrimi ..Zonja le te vazhdoje karjeren e saj , dhe besoj nuk I mungojne aftesit profesionale pa pat nevoje te perdore sterkemsha te tjere politik te sistemit te kaluar qe tashme jane bere bezdisese dhe neveritse ,jo vec per gjeneraten e re por dhe per vet gjeneraten e vjeter qe I perkiste atij sistemi…
Z Pellumb
Me behet qefi qe ti mbeshtet nje shqiptare( bjonde sic e the) per arritjen e saj ne rrugen e veshtire te shkences…por shqipot kaq kuptojne,me vrap ta shajne kete arritje qe mund te quhet boterore,madje dhe globale
Po ashtu,bjondja jone ka arritur te mbaje nje fjalim per me shume se tre munuta…e vetme( po kete ku e shpie). Eshte shume e veshtire te dalesh ne nje salle e te thuash se ‘une degjoja festivalin dhe e adhuroj ate”…cfare kurajo!!! cfare kulture!!! Lena o Zot te jetojme keto momente titanike!!!
Leri o z.Pellumd shqipot te ziejne ne zullumin e tyre…ti tregona per arritjen kolosale te nje prezantuese 3 minutshe…arritje qe keta pak veta si Pirgu,Papavrami etj…nuk kane per ti pare me sy( jo per gje por ne ato skene 3 minuta u duhen vetem per duartrokutje…futja kot pune budallenjesh)
Ti u plake…neve jo
A mjerim o mjerim…je ulur kembekryq a te shkerdhefsha nenen.
Z.Pellumb,gjerat jane te thjeshta.
U duhej nje prezantuese shqiptare,purtugeze,uzbekistane,turke,per shikueshmeri,per dicka te re,dhe ne mos alketa dikush tjeter do ishte.As edhe me te voglin ndryshim nuk do sjelli nje bjonde ne te perditshmen time dhe te shqiptarve…dhe me e keqia,as nje buzeqeshje me shume.
Po c’tu desh more “gjyshi”Kulla qe i bere “elozhe mbeskes Veisiu”!? Ne ende nuk kemi mbaruar se shari e denigruari “mbesken”, kur ja futesh edhe ti “gjyshi” si pyke ne mes!? Po prisje edhe nje cike o i uruar sa ti harxhonim te gjitha baterite e sharjeve e te mallkimeve me “mbesken” , te shfrynim e te shkarkoheshim mire me te, e pastaj te fillonim me ty , se me cfare do te merreshim pastaj?
BRAVO ALKETA
.KJO S’DO TË THOT QË TI JE E PËRSOSUR.
TI JE NJERI ME PLOT TALENT DHE MANGËSI .MË E MIRA NË LLOJIN TËND . KE NEVOJË TË RRITESH DHE TË PËRSOSESH .
LEXOJI KRITIKAT , SEPSE ATY DO TË GJESH VEÇ MLLEFIT TË XHELOZISË EDHE ÇELËSIN E RRITJES DHE ZBUKURIMIT TÊND SI NJERI DHE SI FEMËR E TALENTUAR .
PUNA DHE PASIONI TË SHPËRBLEJNË .LUM SI TI , QË DITE TI MBLEDHËSH SHPEJT DHE BUKUR FRUTET E TYRE. GËZOJU ALKETA ! LUMTUROJU DHE SHKO PËRPARA.
QESHU DHE NA ZBUKURO EKRANIN .
Ku ishe o Pellumb? Asgjekundi..
Ku vete o Pellumb? Hicgjekundi..
A fitoi gje Argjentina nga Georgina Rodriguez?
Po Shqiperia nga Alketa Vejsiu?
A perfitojne gje shqiptaret nga ky debat?
Po ti, ke kap ndonje kacidhe?