FOTOT: Njihuni me avionin ekologjik që shpreson të “pushtojë” qiejt

11 Shkurt 2020, 11:19Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me avionin ekologjik që shpreson të

Fin dhe elegant, me dy krahë gjigantë të vendosur në pjesën e pasme. Kështu duket avioni supersonik i ndërtuar për t’i rënë planetit kryq e tërthor, pa e ndotur atë.

Në fakt, nuk është ndërtuar ende, por të paktën ideja është hedhur. Avioni i ri, i gjithi me motor elektrik, është dizajnuar nga Joe Doucet, një inxhinier me seli në Nju Jork, i cili është frymëzuar nga fakti që i duhej të udhëtonte shpesh nëpër botë me avion dhe të kuptonte ndotjen e madhe që i shkaktohej ambientit

Dizajni i Doucet, “Her0”, parashikon që motorët elektrikë të vendosen në fund të tij, ndërsa krahët të shërbejnë për të bërë ngritjen.

Ana negative e idesë së tij është se udhëtimi do të zgjasë pak më shumë, rreth 20%, po për udhëtime të shkurtra dhe në distanca të mesme, nuk duhet të jetë problem madhor.

Estetikisht, thotë Doucet për CNN, avioni duhet të jetë i dëshirueshëm, në mënyrë që njerëzit ta përqafojnë idenë.

3 komente në “FOTOT: Njihuni me avionin ekologjik që shpreson të “pushtojë” qiejt”

  1. spartak says:

    Ore toç .
    Atje nolt , si bi ndërmend njeriu as për dëshirim e as për dashurim . Robi atje mendon vetëm për sigurim . Po qe 100 % i sigurtë , davaja është e fitueme .
    Sot nuk ka shumë ma tepër shpejtësi . S’prish punë, se do e ketë nesër edhe këtë avantazh , ama, me sigurinë s’bohet pazar .
    Tung .

  2. shakaxhiu says:

    Ne leter, edhe gomari Nastradinit fluturonte

  3. Qytetari says:

    Mendoj se eshte e rendesishme leverdia ekonomike.Cdo shpikje e re zbatohet dhe ecen, kur sjell fitime.Asnje investitor nuk shpenzon po nuk pati fitime. Prova mund te behen per shume gjera, por ecen ajo qe ka me shume leverdi. Per rastin ne fjale duhen bere eksperimentime, te pesoset me tej ( pra investime ), dhe pastaj te futet ne prodhim masiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje