Gjykata e Korçës pranon kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për izolimin e të dënuarit Naim Behari, mjeshtëri i kërcënimeve

12 Shkurt 2020, 15:50Kronika TEMA

Sipas burimeve pranë Gjykatës së Korçës, Drejtoria e Burgjeve ka bërë kërkesë për izolimin e të dënuarit Naim Behari 3 muaj duke dhënë një arsyetim të mire argumentuar dhe kjo e fundit e ka pranuar atë gjatë ditës së sotme.  Në argumentim thuhet se ky i dënuar duhet të jëtë në mbikqyerje në regjim të veçantë sepse: është një i dënuar me një sjellje tejet problematike, duke demonstruar episode shumë të rënda të veprimeve të tij jo vetëm në raport me shkeljen e akteve rregullative, por edhe të konsumimit qartazi të elementëve të veprave penale, që konsistojnë:

Ofendime, fyerje apo dhe goditje të bashkëvuajtësve të tjerë apo dhe personelin e punësuar pranë kësaj IEVP-je, të cilat janë në mënyrë sistematike.Kërcënime, fyerje dhe shantazhe në mënyrë konsistente të funksionarëve publikë në sistemin e drejtësisë dhe atë penitenciar, për arsye që lidhen në mënyrë të drejtë-përdrejtë me ushtrimin e detyrës së tyre. Shpërndarja e të dhënave të rreme me qëllim krijimin apo përhapjen e panikut për vepra penale terroriste.

Me sa duket  të gjitha veprimet e ndërrmara nga shtetasi Naim Behari, janë të një natyre të paramenduar si dhe një mënyrë e tillë të vepruari përbën një sjelle e stimulante dhe nuk japing përshtypjen e një individi me sëmundje mendore.

Kush është Naim Behari?

Ai njihet ndryshe nga të gjithë si mjeshtri i kërcënimeve përmes telefonit pasi në vazhdimësi kërcënon funksionarë të lartë të shtetit. Neim Behari është i dënuari që qëndron pas telefonatës kërcënuese ndaj gjytarit të Korçës, Markelian Kuqo, sipas të cilës i kishin vendosur bombë në makinë.

Naim Behari është dënuar me 24 vite burg për një vrasje të kryer 11 vite më parë. Ngjarja ka ndodhur më 20 mars të vitit 2005, në fshatin Marinëz të Fierit, ku u gjet i vdekur taksisti Themi Qose, banues në qytetin e Lushnjës. Naim Behari ka qëndruar në spitalin e Durrësit, më pas është transferuar në burgun e Zaharisë, asokohe u tha se ai vuante nga skizofrenia bipolare.Nga burgu i Zaharisë, 31- vjeçari ishte larguar për shkak të problemeve të vazhdueshme që kishte atje me të dënuarit e tjerë dhe aktualisht është në burgun e Drenovës ku sërish ka probleme të shtumta.

Ndërkohë mësojmë se edhe në Gjykatën e Durrësit janë pranuar edhe 3 kërkesa të tjera  të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili për izolimin e 3 të dënuarve për 3 muaj.

1 komente në “Gjykata e Korçës pranon kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për izolimin e të dënuarit Naim Behari, mjeshtëri i kërcënimeve”

  1. Vari Janullen! says:

    Cfare ka ky i shkreti me shume se nje koqe kandari dhe hajvani i permasave planetare si Salí bagla?! Ky duket si humanist intelektual perballe babit te Shkerdhenit dhe Shkerdhites, qe lebetiti gjithe dynjane duke u perlyer me jashteqitjet e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje