Nga Enkel Demi
Nji ktu ka me nis kjo punë, se Tirona u njoft si Tiranë, kur e msyn komunistat, kur fara e tyne u shtu aq shumë sa ia ndrrun emnin, masanej i ndrrun lëkurën.
Ja hudhën n’erë Pazarin e Vjetër, ja shkallmun shpit’, rrugët, xhomijat, kishat dhe qitën n’dritë nji mysybet qytet, ku t’vite miza poshtë ksulës e ta bote “bëzzz”, ene Lana t’myste me erën e atyne qi dhiste dynjoja.
Tirona lale nisi me qen’ kujtim dhe bante n’kurriz ndonji urë si ajo e Tabakëve a nonji shenjë sa me thon.
Por, u desh’ me ardh’ raca e kalamojve qi ata pollën n’Tiron’ dhe u shujt ene ajo qi meti.
Nji zdap i gjatë, shtati pyll e menia fyll, me ca ramaduca i hyn’ Tironës ku i dhem’ e ku i djeg. Zavalli…
Sot, me t’ardh nonji i huj me t’bujt n’shpi nuk ke ku e ço me i tregu ça ka met ka Tirona, se nuk ka met asigjo.
Ene mejhonet u bon dyst me ngrejt ato farë pallatesh qi e kan bo qytetin fjetore e tironcit konviktorë.
Por, ca gjona kan’ met lale. Ka met e folmja, se t’shkrujtmen e Mustafa Greblleshit e rrasën mren. Ka met konga, ka met nardeni, tava dhesë, nonji caracë tek-tuk, ene muhabeti i shtrut’ me zemrën e bardh’.
Ka met e qeshmja me dhomët jasht’, ene hija t’u shtru me hongër. Jon’ çunat qi’i qisin ujtin e zi n’stadium, qi sa më shumë shtohet soji kuq, aq mo shum’ i qisin rrylat venit.
Ja kto kan met, se qytetit nuk i meti as nomi, as nishoni. Ligjin dje, sot e rrezik ene nesër e bon raca e shokut Gramoz qi rri me nerva, thu se Tirona i ka zon’ derën, ene jo ai Tironës.
Pranej, para se t’i bini defit, se Tirona na osh bo nji shekull kryeqytet, kthejeni nji her’ kryt e shifni si e keni katandis, si ia keni vra t’gjitha me gjuhë, doke, rrugë, xhomija, kisha e vene të blerume qi i kishte zili bota mar’.
I keni hy n’hise këtij qyteti qi priti e ka me prit’, kurse juve si halabak’ ju futët si turku … ene nuk lat gjo n’kom’.
Kshu sonte, t’paktën mos u fryni si gjelat nondajës n’maj pirgut t’mutit.
Paska folur ky çami që punon si tironc part-time
super ,asgje per te shtuar
Te shkaplymit ne fare e fise behen keshtu rracista dhe shajne njerez te pafajshem RRACIZMI I ATYRE QE KANE VUAJTUR RRACIZEM ESHTE OO ZOT NA RUAJ SE NUK DINE CFAR BËNË
Shko more idjot done me tregua ti se si ashte prishe Tirana,Tirana mor qelbesire po bahet nje metropol i vertet.Ti bane mire me shkrujtur per ate ruspine qe ke ne shtepi.Pelqenin Shurrtoret e baba viidolit
A eshte mendja jote a e ndonje Tironsi se nuk po e marim vesh!!! Se camet nuk flasin kte dialekt..apo dhe ti e mban veten per Tironas??
Tema,sot paska paraden e ndyresirave,bukshkala,camin demi qe ka desantuar ne Tirane dhe te tregon cfare eshte Tirana me shtrigen e vet,qe kerkon te vare tiaranasit tek palmat e kryeministrise.
O Rifo Tironas lind nuk bohesh,ene ky Enkeli ne Tirone ka lind,po si duket ti je i ardh qe nuk e njeh,comt e Tironsit nji tabiat kan pas dhe nji fe,po kur erdhen te kuqt e gabelit te Gjinokastres qe dhin Tironen e gjith Shqipnin,mos te fol masnej per melezin e Tropojes qe jo vetem pronat po dhe ftyren ja mori Tironasve.po ku di gjo ti me kercu ke flejt deri vone te koka.
Jo te kuq jo te zinj, dhe pasi i shan mirë nxjerr ne pah veprat e tyre, kush e mbushi me gjelberim Tiranen? Mirepo negativity qe mbajne perbrenda nuk i lejon qe te shfaqin dicka realiste, sharjen dhe ofendimet qe adreson personave te caktuar po te kesh bythe(meqe te pelqen ky fjalor) dilju perballe, konkuroji, mundi dhe na u bej ti me gjithe Palma de Mesilan prijesi yne legjendar!!!!!! Por ju nuk kini bythe as per gje, porvetem per verververver ver ……dhe vazhdoni deri sa te mundeni te beni ate qe dini.
O kel comi, iher com iher tironc, te pelqente tirona si bordello brazili e babait tat shpirtnor nga vicidoli, ik ta morrsha
Tirana do te thot ne greko Tyros qe do te thot prodhus diathi nga cobanet e zones. Mos u mburrni shum.
T’paska marrë malli për qerpiçin, Kelo. Mirë Zdapi i gjatë, po ata të partisë tuaj nuk e qelbën Tiranën. Ky Zavalli të paktën hoqën mutrat dy Salive, atij te Viçidolit, që tani e keni aleat dhe atij kryetarit të bashkisë që e bëri mut Lanën, parkun Rinia dhe gjithë Tiranën.
Tirona nuk do ishte mo Tironë që në momentin që e bënë kryeqytet..që në këtë moment Tirona nuk do ishte mo vetëm e tironsave..që në këtë moment në qytet do vijonin shumë ndryshime që nuk do kishin lidhje fare me traditën apo me mënyrën si kishin jetuar tironsit deri në atë moment..ato që lexova janë një mllef që nuk ka lidhje me dashurinë për Tironën..
…dhe ajo qe ke ne koke nuk eshte shqiptare por islamiste , qylafi ilir eshte i gjat , mbetje spermatozoidale otamane , i thoni edhe plisa o pisa antishqiptare.
Ah mer derdimen, tirona osht e modhe sa man akoma teveqele si ty o debil, o burri Mesiles idiote qe donte me var robt te palmat e bulevardit, o gamor. U bone ti me fol per Tirone
Çam legen me grua kryqe.