Ish-presidenti Tadiç denoncon “gjakun e tij”: Nacionalizmat serbë po rrezikojnë sërish rajonin

15 Shkurt 2020, 19:48Rajoni TEMA

Ish-presidenti serb Boris Tadiç, njëherësh kreu i Partisë Socialdemokrate në Serbi, u shfaq i alarmuar për situatën në rajon, duke e konsideruar atë si kërcënuar sërish nga nacionalizmat.

Referuar faktit se lideri i Republika Srpska në Bosnje, Milorad Dodik, është deklaruar së fundi për pavarësinë e kësaj enklave serbe, Boris Tadiç, tha se situata në Bosnjë ishte “më shumë se e rrezikshme për rajonin” dhe ishte një pasojë e fuqisë së liderëve nacionalistë në të gjithë rajonin, por edhe nga gabimet e mëdha të bashkësisë ndërkombëtare.

Tadiç i tha gazetës Danas në 8 vitet e fundit ka pasur një “erozion të të gjitha ecurive pozitive” që do të qetësonin tensionet rajonale, duke shtuar se ai përsëri po kërcënhet “duke vrapuar sërish drejt armëve”.

“Rajoni është i ngarkuar me konflikte dhe, në fund të fundit, mbetet një argument kryesor për politikanët evropianë që të kundërshtojnë zgjerimin, që të refuzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin e plotë në BE,” tha Tadiç.

Referuar dhe disa deklaratave nga ministri i Shëndetit, Zlatibor Lonçar dhe ai i Jashtëm Ivica Daçiç për malazezët, Tadiç i përshkroi ato si provokim për urrejtje etnike dhe konflikte.

“Deklaratat e tyre janë të rrezikshme shoqërore dhe politike sepse ato përfaqësojnë një precedent që më pas mund të zbatohet për anëtarët e të gjitha pakicave të tjera kombëtare”, tha ai.

4 komente në “Ish-presidenti Tadiç denoncon “gjakun e tij”: Nacionalizmat serbë po rrezikojnë sërish rajonin”

  1. Eri says:

    Perderisa president dhe minister te jashtem te Serbise jane ish-ministrat e Milloshevicit lufta eshte ne mendjet e tyre.Ne shqiptaret kemi humbur 20 vite te cmuara dem me Berishen dhe Ramen per konsolidimin dhe bashkimin e Kombit Tone ne rajon.

    1. Marku says:

      Serbia do ta shihte fundin e saje ne rast se do te kishte nje konflikti te provokuar nga serbet apo serbia.
      Republika fashiste e dodikut do te shkelej me forcen e armeve nga
      “Adriatic5+1” ( Slovenia, Bosnja,Kroacia, Shqiperia+Kosova
      si dhe Maqedonia ). Koha kur fashizmi serb kercenonte me arme popujt fqinje te pa-armatosur ka kaluar me kohe . Slovenia,Bosnia, Kroacia dhe Kosova e shkelen me forcen e armeve kete krijese te shemtuar edhe ne kohen kur ato ishin shume pak te armatosura .
      Shperberja e vete serbise eshte e pashmangshme sepse edhe Sanxhaku e vojvodina se shpejti do te kerkojne pamvaresine nga pushtuesit fashiste serbe .

  2. rrespekt Tadic per sinqeritetin e reagimin si njeri i kulturuar qe shikon
    drejt ,interesit te paqes se rajonit

  3. pjeter says:

    Gjarprit kurre nuk i zihet bese,te kafshon atehere kur nuk e pret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje