1 vit nga protesta e 16 shkurtit, Salianji bën "bilancin" e humbjes: Jemi në një situatë mafioze, nuk varen nga Rama zgjedhjet e parakohshme

16 Shkurt 2020, 18:46Politika TEMA

Si sot 1 vit më parë Partia Demokratike thirri gjithë mbështetësit e saj për të protestuar kundër qeverisë, në një tubim të dhunshëm, ku u godit me sende të forta godina e Kryeministrisë.

Por sot pas 1 viti nga ajo protestë, situata ka ndryshuar disi, pasi është arritur marrëveshja për reformën zgjedhore, e cila ka ulur në tryezë të përbashkët të gjitha palët politike.

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur për atë që ka ndodhur gjatë këtij viti, duke u shprehur se situata në të cilën jemi është mafioze, ndërsa zgjedhjet e parakohshme varen nga qytetarët, dhe jo nga kryeministri.

“Po të ishte për Ramën nuk do të kishte zgjedhje fare. Jemi në një situatë mafioze. Ishte një gabim i pranuar nga PD pasi mënyra se si u përdor nga Rama rezultoi e gabuar.

Sot të gjitha partitë politke janë kundër Ramës. Është retorikë e kryeministrit, nuk varet nga Rama nëse do të kemi zgjedhje, kjo varet nga qytetarët”.

I pyetur edhe për efektivitetin që kishte djegia e mandateve nga Partia Demokratike, Salianji tha se kjo bëri që të gjitha mediat ndërkombëtare t’i kthenin sytë nga Shqipëria dhe të shihnin se çfarë po ndodhte këtu.

Sipas Salianjit, parlamenti është i gjymtuar dhe jokushtetues, ndërsa thekson se rruga e zgjedhur nga PD është rruga më e sigurt, ndërsa zgjidhja kalon nëpërmjet qytetarëve.

“Një parlamenti i gjymtuar dhe jokushtetues është është i deligjitimuar në sytë e publikut.

E sigurt sot është që parlamenti është i deligjitimuar. Qeveria qëndron në këmbë për inerci. Kjo rrugë që ne kemi zgjedhur është rruga më e sigurt, një zgjidhje që kalon nëpërmjet qytetarëve”, tha Salianji.

7 komente në “1 vit nga protesta e 16 shkurtit, Salianji bën “bilancin” e humbjes: Jemi në një situatë mafioze, nuk varen nga Rama zgjedhjet e parakohshme”

  1. prizem says:

    Te shkosh nga humbja ne humbje dhe te gerthasesh fitoreeeeeeeee….vetem PeDe-rat e SHQUP-it mund ta bejne.

    1. Black Jack says:

      ??????????? I modh je plako

  2. Zigur Qarri says:

    KUR TE FITOJE PRAPE GJIGANDI CFARE DO THONI ? .
    PD ESHTE 450 MIJE VOTUES DHE PS E VETME MBI 800 MIJE VOTUES DERHO SHEGEN DHE GRIDEN TE VOTOJNE NGA 2000 HERE

  3. Ce says:

    Vetem ne 2036 mund te vije pd ne pushtet, ato akoma prezantohen nga kryegangsteri i pd leshelise dhe komandanti i naziskineve te mamurrasit Flamur Herman Geringu, vetem kur te largohet ky bandit qe dogji deren e kryeministrise me molotov atehere populli mund te mendoje per pd

  4. Rrok Cubi says:

    Ky anal-isti,thote gjithcka dhe s’thote asgje,turpi i politikes te perfaqsohet me te tille mostra

  5. Edi says:

    Si e ke GD? Se e ka nda dhe burri tani e ke bosh se nuk i afrohet asnji se o rruspije,..na e mbaj mir bundren e shtremt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje