E BUJSHME: Armando Broja firmos kontratë profesioniste me Çelsin

18 Shkurt 2020, 18:03Sport TEMA

Armando Broja po kalon një formë të jashtëzakonshme me moshat e Çelsit, teksa pothuajse çdo javë ka qenë protagonist me golat e realizuara. Sulmuesi shqiptar, gjeti rrugën e rrjetës edhe ditën e djeshme, në derbin që skuadra e 23-vjeçarëve zhvilloi përballë Arsenalit, ku blutë triumfuan me rezultatin 1-2

Falë kësaj formë, Broja, ka arritur të bindë drejtuesit e klubit londinez, teksa ditën e sotme, ka firmosur kontratë profesioniste me ekipin e Çelsit.

Këtë lajm fantastik shqiptari e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”, teksa shkruan: “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Çelsin. Faleminderit prindërve dhe familjes sime që gjithmonë më kanë përkrahur. Pa i patur ata pas shpinës sime, nuk do të isha këtu”, shkruan Broja.

Me këtë ecuri fantastike, gjasat janë të mëdha që sulmuesi i talentuar shqiptar të thirret nga trajneri Lampard në skuadrën e parë.

1 komente në “E BUJSHME: Armando Broja firmos kontratë profesioniste me Çelsin”

  1. tifozi says:

    Urime dhe suksese me Celsin, por edhe me Kombetaren. Na duhen djemte e talentuar per te perfaqesuar denjesisht kombin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje