Keti Bashhysa ishte dje e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” , ku përvec pjesës profesionale, bëri dhe disa rrëfime të dhimbshme lidhur me përjetimin e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Aktorja jo vetëm u prek psikologjikisht nga fatkeqësia natyrore, por humbi dhe shtëpinë që kishte paguar me të gjitha kursimet e mbledhura me aq shumë mund.
Atë banesë e kishte marrë prej vetëm 3 muajsh.
“Unë kam përjetuar një gjë shumë të tmerrshme. I lutesha Zotit, e dija që do vdisja, por lutesha mos më dhembi shumë, mos ta ndjeja.
Ishte e tmerrshme, shtëpia është shkatërruar, është e pabanueshme. Shpresat janë të pakta, për të mos thënë fare..
Kisha tre muaj që isha futur. E doja shumë shtëpinë, sic do njeri, prisja me padurim të mblidhja lekët që të blija diçka të re.
E admiroja atë shtëpi, por s’ishte e thënë”, tregoi Keti, duke shtuar se punimet kishin qenë skandaloze, ndërsa cmimi ishte paguar i plotë.
Aktorja është duke jetuar në një banesë me qira, ndërsa po bën përpjekje që të marrë nga institucionet përkatëse rimbursimin që i takon.
Komplimente Keti, te mbaja mend bionde. Shtepine do ta kesh perseri pa problem, uroj me te mire se ajo qe kishe . Vetem frika nga termetet zor se u iken durrsakeve. Keti ka qene shoqe klase dhe lagjeje me Sokol Olldashin.
Kejti ka qene nje vit me e madhe se Koli tek muzika
Kejti ka qene nje vit me e madhe se Koli tek muzika
Rimbursimin qe i takon do t’ja japesh ti ore zoti gazetar apo kush??? Pse i takon asaj rimbursimi dhe jo edhe mua??? A jemi ne kapitalizem apo ne komunizem??? Pse nuk thua se zonja po perpiqet te siguroje nje shtepi per te jetuar, po shprehesh rimbursimin qe i takon, a thua une ja prisha shtepine zonjes qe ti bej rimburimin, apo mos valle ti??? Mesoni more te shkruani!!!