Gjykata e Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë sërish gjyqin për Arbër Çekajn.
Në këtë seancë pritej të lexohej mbrojtja e të pendehurve por avokatët kanë paraqitur një pretendim të ri.
Sipas avokatit Maks Haxhia, CD me përgjime i vënë në dispozicion nga prokuroria nuk mund të hapej dhe ata nuk kanë pasur mundësi të njiheshin me këtë provë.
Kjo seance u ndoq edhe nga nje perfaqesues i ambasadës amerikane. Ishte vetë Çekaj i cili ka kërkuar në gjyqin e tij përfaqësues të ambasadës së SHBA, duke rikujtuar deklaratat e ish ambasadorit amerikan Donald Lu, që e konsideroi “peshk të madh”.
“Kërkova ndërkombetarët pasi ju nxituat për ta mbyllur këtë proces farsë. Më keni dhënë garanci në Gjermani për proçes të rregullt ligjor dhe nuk më jepni mundësi të mbrohem” është shprehu Çekaj. Sakaq trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën e radhës për më 4 mars.
Seancen paraardhese, duke rikujtuar deklaratat e ish ambasadorit amerikan Donald Lu, që e konsideroi “peshk të madh”, Çekaj u shpreh se kërkonte te ishin të pranishëm për të parë që “gjyqi është fars”.
“Drejtuesi i ambasadës amerikane me ka konsideruar peshk të madh, duke iu referuar të dhënave të prokurorisë.
Kërkoj që e nderuara ambasadë të jetë e pranishme për të kuptuar se kush është peshk i madh dhe kush jo.
Kush merret me kokainë e kush me banane. Meqë kanë investuar shumë në SPAK”, tha Çekaj.
Më 21 shtator, Arbër Çekaj doli para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila konfirmoi ‘arrestin me burg’ për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrrësit.