Agjentë e policisë ruse mbërrijnë në Tiranë: "Vuloset" fati i terroristit ‘memec’ të ISIS

20 Shkurt 2020, 11:39Kronika TEMA

Agjentë të policisë ruse kanë mbërritur në Tiranë ditën e sotme për të marrë shtetasin Rasul Mislaev, i arrestuar gjatë një hetimi disa mujor nga Drejtoria e Antiterrorit.

Mislaev hyri në Shqipëri si emigrant i paligjshëm, por gjatë survejimit dhe hetimit me teknika speciale, antiterrori shqiptar zbuloi se bëhej fjalë për një terrorist të përfshirë në organizatën ISIS.

Pas vendimit të gjykatës për esktradimin e terroristit, dhe pas mbërritjes së policisë ruse, sot pritet qe terroristi të dorëzohet në orën 01:00 të mbrëmjes në aeroportin e Rinasit.

1 komente në “Agjentë e policisë ruse mbërrijnë në Tiranë: “Vuloset” fati i terroristit ‘memec’ të ISIS”

  1. shqip says:

    Ora 1 mund të jetë ose 1 pas mesnate, ose 13 pas mesdite. Me sa di unë, mbrëmja vjen me perëndimin e diellit, dhe shkon deri para darkës, 20, 21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje