Rei Manaj tashmë është pjesë e realitetit të Barcelonës. Sulmuesi i Kombëtares u bashkua me ekipin B të katalanasve në merkaton e janarit, mirëpo më shumë kohë ka kaluar me ekipin e parë pasi është grumbulluar rregullisht në stërvitje, si dhe në një ndeshje të kampionatit nga trajneri Kike Setien.
Në këtë formë, lushnjari është miqësuar me shumë yje të skuadrës, ndërsa Ivan Rakitiç nëpërmjet një postimi në Twitter-in e tij zyrtar ka hedhur foto me Manajn.
Madje, kroati e ka shoqëruar edhe me fjalët “Hajde vëlla”, ta cilat ishin të shkruara në gjuhën kroate.
Mesa duket të dy kanë krijuar afrimitet në seancat stërvitore, ndërkohë që Manaj shpreson që të mos ndahen edhe tashmë që Barcelona ka firmosur me një sulmues të ri dhe hapësirat e shqiptarit në ekipin e parë janë vënë në dyshim.
Dihet shume mire se shqiptaret dhe kroatet jane dy kombe miq.
Nje kroat qe njoha rastesisht, kur mori vesh se isha shqiptar, me thirri:
“Albanian, my brother…” (shqiptar, vellai im)
Edhe serbet ne ndeshjen tone ne Beograd me Serbine, kendonin ne stadium:
“vriteni shqiptarin qe kroatet te mbeten pa vella”.
Milan Shuflaj, albanolog i shquar, vertetoi se shqiptaret rrjedhin nga iliret dhe jane te vetmit qe kane ruajtur gjuhen e lashte. Serbet e vrane per kete zbulim te tijin.
Kroatet jane ilire te sllavizuar.