FOTOT/ 29 vjet më parë: 20 shkurti, dita e rrëzimit të shtatores Enver Hoxha në mes të Tiranës

20 Shkurt 2020, 10:12Dossier TEMA
FOTOT/ 29 vjet më parë: 20 shkurti, dita e rrëzimit të

Sot kujtohet dita e rënies së bustit të Enver Hoxhës, 29 vjet më parë në qendër të kryeqytetit. Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 

20 Shkurti tani është caktuar si Dita e Kujtesës kombëtare për Martirët dhe Viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

1 komente në “FOTOT/ 29 vjet më parë: 20 shkurti, dita e rrëzimit të shtatores Enver Hoxha në mes të Tiranës”

  1. Epo kjo pune says:

    Nerv demokratik, u bene 3 dekada qe po ia bejne raqi raqi kikiko demokratikasve dhe nuk ndjehen dhe bile admirojne takemin e atyre qe bene gerdecin, 21 janarin, lista pa fund… boll me keto retro se e deshmuam se cfare nervi demokratik kemi, admirojme diktatin dhe sa kalojme lumin bejme llaxoren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje