Përhapja e koronavirusit, shqetësimi i OBSH: Rastet në botë s’kanë lidhje me Kinën

21 Shkurt 2020, 21:45Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet me shqetësim të madh për numrin e rasteve me koronavirus që nuk kanë lidhje me Kinën.

Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom theksoi gjithashtu se beson që epidemia mund të kontrollohet.

“Kemi mundësi ta frenojmë përhapjen e koronavirusit. Por, ndërsa e bëjmë këtë duhet të përgatitemi për çdo rast, pasi virusi mund të shkojë në çdo drejtim.

Rastet që shohim në pjesën tjetër të botës, edhe pse është një numër i vogël, por që nuk lidhen me Wuhanin apo Kinën, janë shumë shqetësuese. Irani raportoi në dy ditët e fundit 18 raste të reja dhe 4 të vdekur.

Kjo është shumë shqetësuese dhe nuk përfundon me kaq. Ka një rast që lidh Iranin me Libanin. Është një 45-vjeçare që bën lidhjen mes këtyre pikave dhe është shumë shqetësuese”, u shpreh Tedros Adhanom, drejtor i përgjithshëm i OBSH.

1 komente në “Përhapja e koronavirusit, shqetësimi i OBSH: Rastet në botë s’kanë lidhje me Kinën”

  1. Bimi says:

    Kina po disinfekton te gjitha kartmonedhat e perdorura ose po i terheq nga tregu. Kjo tregon se ka nje mundesi te vogel qe te perhapet edhe me mallra. Irani importon nga Kina shume mallra. Bleni disinfektues dhe perdorini disa here diten. Evitoni turizmin ose udhetimet e panevojshme me avion per disa muaj. Avionet e qarkullojne ajrin dhe nuk i dihet kush ka qendruar udhetuar me to. Mbani disa rezerva disinfektantesh te forte se nuk i dihet si shkon puna. Uroj Shqiperia te mbetet e paster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje