Pas sekuestrimit të mbetjeve në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, prokuroria ka kryer matje nëse mbetjet kanë patur përmbajtje radioaktive. Në një proces verbal të mbajtur pasditen e së premtes, hetuesit kanë kryer matjet me një pajisje të quajtur Mini-Rad dhe ka rezultuar se lënda e sekuestruar nuk është e rrezikshme pasi nuk ka përmbajtje radioaktive.
Procesverbali mban firmën e oficerëve të Policisë Gjyqësore, punonjësit të Doganës Vlorë, përfaqësuesit të tragetit dhe laborantit të Policisë Shkencore. Hetuesit janë në pritje edhe të analizave që po kryen Instituti i Fizikës Bërthamore ku janë dërguar mostra të veçanta nga mbetjet e gjetura në traget.
Dy ditë më parë, Policia e Vlorës vuri në pranga 6 persona me dyshimin se mbetjet e bllokuara në traget përmbajnë amiant, e cila është një lëndë mjaft e rrezikshme pasi shkakton sëmundje kancerogjene.
Të arrestuarit po hetohen për veprat penale kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuar, por gjatë marrjes në pyetje kanë mohuar akuzat. Edhe pronarët e tragetit ku u gjet lënda e dyshuar kanë mohuar të kenë transportuar lëndë të rrezikshme.
Sipas tyre lënda e gjetur është blerë për izolimin e tragetit, ndërsa vaji për motorin e tij. Paraditen e së shtunës një grup të rinjsh kanë protestuar përballë Portit të Vlorës kundër importit të mbetjeve të rrezikshme.
Hahaha. Idiote komplet. Po qe nuk eshte radioactive nuk do te thote se nuk eshte kancerogjene. Azbesti nuk eshte radioaktiv. Matje e gabuar, qe ne rastin me te mire eshte budallallek dhe ne rastin me te keq eshte devijim ne hetime.
Po cfare jane keto mbetje? Nuk u tha se jane radioaktive por u tha qe jane mbetje helmuese, kancerogjene, si azbesti e mbetje te tjera industriale.
Laboratori te thote cfare mbetjesh jane.
Pse kot i dha 70 mln euro Italia per termetin???
Kta o jan budallenj o po na bejn budallenj.
Dhe bufi e di qe amianti nuk eshte radioaktiv por eshte cancerogjen nese pluri i tij arrin ne mushkri me ane te frymarrjes.
Shqiperia la falimentuar si shtet.