Shefja e Infektivit kundër shefit të Kardiologjisë: I dalim për zot sëmundjeve infektive, e dini që kemi shpëtuar edhe pacientët tuaj

22 Shkurt 2020, 18:20Sociale TEMA

Shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo ka rrëzuar pretendimet e shefit të kardiologjisë Edvin Prifti, i cili thotë se Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar koronavirusin. Znj. Çomo thotë se kemi dhomat e izolimit, pavionet me oksigjen dhe njësi terapie intensive me standarde bashkëkohore.

“Në detyrën e Shefit të Shërbimit Infektiv, gjykoj që ne si shërbim infektiv kemi dhomat e izolimit, pavione me oksigjen dhe njësi terapie intensive me standarde bashkëkohore. Personel të trajnuar dhe masa të marra edhe për pacientët me sëmundje të tjera infektive”, reagon shefja e shërbimit infektiv në QSUT.

Duke theksuar se ekzaminimi për koronavirusin bëhet nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik me standarde bashkëkohore, znj. Como i kujton shefit të kardiologjisë Edvin Prifti se falë profesionalizmit tonë janë shpëtuar dhe pacientë të tij.

“Sëmundjeve infektive i dalin garant specialistët e sëmundjeve infektive që shefi kardiologjisë i ka provuar shumë mirë në marrëdhëniet profesionale që ka me Ne, dhe sa shumë pacientë Ne i kemi shpëtuar”, mbyll reagimin e saj shefja e shërbimit infektiv ne QSUT, Najada Çomo.

8 komente në “Shefja e Infektivit kundër shefit të Kardiologjisë: I dalim për zot sëmundjeve infektive, e dini që kemi shpëtuar edhe pacientët tuaj”

  1. TURP PER NJE MJEK QE HAP PANIK.TURPI MEI MADH QE ESHTE DHE SHEF I KARDIOLOGJISE

    1. super duper says:

      shtaze qe nuk behesh dot njeri – eshte panik te thuash nuk jemi gati? Gomar qe ke kaçkavall ne vend te trurit.
      Shqiperia nuk ka uj te pishem 24 ore ne kryeqytet – si mundet t egenjeje e te thote jemi gati?
      Cfare quan gati ti o shtaze shpelle – 10 dhoma e 2 banjo?
      E degjove deklaraten e ministrise se shendetesise? Qytetaret qe mendojne se jane te infektuar duhet te vet-karantinohen!!!!
      Cmenduri shqiptare qe kjo debilja me flok te kuqe i perserit si pregatitje.
      Juve ju ruan zoti se per shtetin e e sistemin ju jeni te tere te vdekur.

  2. vjola says:

    Zonje e nderar , shume mire qe ju i dilni zot ,por ketu nuk ka asnje gje te keqe pekundrazi duhet te merren masa shtese . Na njoftoni edhe ne popullin per cdo gje .Ju faleminderit .

  3. Artan says:

    Doktor Edvin Prifti ka te drejte. Shqiperia e ka te veshtire ta perballoje kete epidemi ne rast perballje me te per aresye te standartit qe ka realiteti mjekesor kudo neper territor.
    Une jam mjek reanimator dhe ne kete epidemi flitet per rastet e renda jo per ata qe do e kalojne si viroze te lehte.

  4. Partizani says:

    O tema mos ler nam. Edvin Prifti eshte shef i kardiokirurgjise…madje as shef Nuk eshte, se procesi eshte ende ne gjyq, megjithe leket qe hedh lart e poshte ky hajduti

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Akoma nje spital i infektimit,i demtuar qe ne 97,nuk eshte ne pune.
    Ai eshte i mbyllur me porta hekuri.
    Ka erdhur koha,te vijen ne pune,te pastrohet ,te merimetohet,te paiset me infrastrukturen e paisjet e nevojshme.
    Gazetaret e terenit,nuk e “shikojne” kete spital 5 katsh per semundjet e ifektivit,qe fle prej me shume se 20 vjet !

  6. KRESHNIK says:

    I ke kapacitetet ne Tirane apo ne gjithe Shqiperine ? Beni gara kush e ka shirngen me te madhe ?

  7. tironc i vjeter says:

    Mjeket ne Shqiperi vazhdojne bejne politike duke sulmuar njeri tjetrin nga skuadrat partiake. Coronavirusi eshte krize reale globale dhe pa panik apo shume zhurme te paret mjeket duhet te mobilizohen dhe te organizojne sistemin duke pare me realizem cpo ndodh perreth. Eshte ceshtje kohe dhe ne Shqiperi do kete raste. Eshte e pashmanshme. Momenti eshte te menjanojme zenkat dhe cdo budallalek tjeter dhe ti pervishemi kesaj situate. Duhet solidaritet jo debat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje