Vllaznia e mbyll me festival golash ndaj Luftëtarit. Laçi bën detyrën në Vlorë

22 Shkurt 2020, 16:15Sport TEMA

Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Luftëtarit. Ky triumf ka ardhur me golat e Sidorencos, dopietën e Junior, por edhe autogolin e Kukës.

Një festival golash ka ardhur nga shkodranët, që kanë shfryrë pas humbjes në shifrat 3-1 ndaj Teutës.

Pas kësaj fitore, Vllaznia ka lënë vendin e 7 duke kaluar Skënderbeun me dy pikë.

Ndërsa sa i përket Luftëtarit, e rëndon edhe më shumë gjendjen, që e mban vetëm matematika në lojë në elitën e futbollit shqiptar.

Ekipi i Jonuz ka dominuar kundërshtarin në çdo moment, duke mos e diskutuar fitoren e arritur.

Laçi ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj Flamurtarit, në transfertën e zhvilluar në Vlorë.

Takimin e ka bërë më të lehtë Nuabueze, që e ka gjetur vetë golin, duke kaluar tre mbrojtësit kundërshtar dhe duke e dërguar sferën në rrjetë.

Për të kaluar më pas me dopietën e Xhixhës, që ka shënuar në minutat e 23 dhe 55.

Ndërsa goli i nderit për vlonjatët erdhën nga ana e Ribajt, që ka shërbyer vetëm për të ngushtuar rezultatin dhe statistikat.

Pas këtyre tre pikëve të marra, Laçi afrohet më tepër me Europën, duke shkuar në vendin e katërt dhe duke iu afruar Partizanit me 2 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje