Shkatërruan stolat e “Air Albania”, Policia: Në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht

23 Shkurt 2020, 10:33Sport TEMA

Policia e shtetit ka vënë në pranga 3 shtetas, shpalli në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht pasi shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë.

Deklarata e policisë:

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht.

Më datë 22.02.2020, në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Partizani dhe Bylisit dhe më datë 21 shkurt është zhvilluar ndeshja midis ekipeve Tirana-Kukësi.

Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, për ngjarjet e ndodhura, është bërë i mundur zbulimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”, i shtetasve:

M., 39 vjeç, K. B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L. G, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T

Nga terësia e veprimeve proceduariale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”. (TemA)

6 komente në “Shkatërruan stolat e “Air Albania”, Policia: Në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht”

  1. bol dibra says:

    Keta tifoz duhet te mi qini ne b….th pastaj te paguajn parat per stolat dhe tu ndalohet per jete hyrja ne asnje stadium

  2. Timi says:

    Pet keto kafshe duhet nje denim shembullor.
    1. Burg
    2. Te paguajne demet ngz 265 karrige te prishira t paguajne per 565 cope.
    3. Nese num kabe para ti sekuestrogen makinat, shtepite e cfare probadh kane.
    Keto denime te jene oer secilin nga keto kafshe…dmth demi te paguget 10 apo 20-fish.

    1. Ilir says:

      Mire t’ua bejne bravo policia! Vetem nje gje s’kuptova, nga ata “tifozet” qe prishen 164 ndenjese s’u kap as njeri?! Apo keta dy te Bylisit do te paguajne per ata te Tiranes?!

  3. faro says:

    Pse nuk distancohen nga këto Vandal, as PD dhe as LSI?
    Apo………?

  4. Shume i thjeshte problemi,te gjitheve atyre qe i kane thyer tu vihet detyrim pagesa e cdo demi qe kane bere,por me 10 fishin e kostos dhe per 5 vite moshyrja ne stadium.

  5. qytetar i zakonshem says:

    Kush demton duhet te çdemtoje ky eshte rregulli qe duhet te garantoje policia e shtetit nepermjet zbatimit te ligjit. Eshte shume e rendesishme qe te krijohet bindia se po e theve karrigen nuk shpeton dot pa e paguar. Nuk ka nevoje qe te forcohet denimi ,te paguash 5 fishin apo 10 fishin. Mjafton edhe çmimi real (sigurisht edhe haku i punes per transport e montim) por duhet qe te jete e sigurt qe nuk i shpeton dot pageses. Po u arrit kjo le te vazhdojne ri thyejn karriget fundja ka pune per te githe, transport, prodhim , montim, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje