Dëmet në stadium, Rama: Katërkëmbëshat të mbyllen pas hekurave!

22 Shkurt 2020, 18:32Sport TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për dëmet e shkaktuara në stadiumin kombëtar, Air Albania, nga tifozeritë e Kukësit dhe Tiranës.

Pas reagimeve të dy klubeve, si dhe të zv. Kryeministrit, Erion Braçe, ka reaguar dhe kreu i qeverisë, i cili i ka krahasuar këta tifozë me katërkëmbësha, ose e thënë shqiptarçe, me kafshë!

“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT!, shkroi Rama.

8 komente në “Dëmet në stadium, Rama: Katërkëmbëshat të mbyllen pas hekurave!”

  1. shqip says:

    Futi edhe në të semes ku e kanë. Por përpara merru paratë e dëmit. Sekuestro makinë, celularë,, morpo lavatriçe, “luge e pirune”, nëse nuk paguajnë kesh. Pastaj skedoi të mos hyjnë në asnjë event sportiv. Kur e përmend ndonjëherë fjalën talebane, këtë nuk e bëj rastësisht. Kjo turme është më keq. Është më keq se janë edhe shpellare. Dhe vë bast qe është ky kontingjent që nisen nga Shqupi buzë Lanes, të armatosur deri në dhëmbë me molotove. Këta qe I vënë zjarrin vendit, dhe shkretojne ku shkelin. U vret sytë e bukura, e reja, progresi. Ç’të bënte Enver ziu me këta? Mbahen këta pa kamxhik? Këta thonë diktatura. Mirë, bëji ti njerëz me këtë president, e me këtë drejtësi.

  2. Debatik says:

    Zoti Krye minister kafshe jane ata qe po i toleronje ata te shkonje te paret prapa hekurave

  3. Ergys says:

    Po ti fusesh pas hekurave do te thote ti paguajme ne populli mbajtjen e tyre me ushqim mjekim dhe rrogat e punonjesve te burgut.Veruni gjoba te paguajne demin dhe ndalim perjete te hyne ne stadiume ashtu si e ka Evropa.

  4. Ergys says:

    Po ti fusesh pas hekurave do te thote ti paguajme ne populli mbajtjen e tyre me ushqim mjekim dhe rrogat e punonjesve te burgut.Veruni gjoba te paguajne demin dhe ndalim perjete te hyne ne stadiume ashtu si e ka Evropa.Prandaj ecim keq ne si ekonomi se Kryeministri nuk e ka haberin nga ekonomia dhe mbarvajtja e saj po direkt burg burg si njeri jo racional.

  5. aleko says:

    Mos I futni ne burg por u merrni parat e shkaterrimit te karrikeve dhe pastaj I therrasin vet mendjes ata..

  6. Elio says:

    I fusni ne pun me detyrim,i shlyejn vete ata

  7. Diktat says:

    Je vonê ! Kjo bëhej në 2013 ! Tani ta pinē lēngun ! Të panë sa i pa aftē je ! Gjarpërit duhet shtyp koka !

  8. vilson naci says:

    Pse nuk ndodhin ne Angli keto fenomene? Beni konfiskim te pasuris se tyre te barabart me demin e shkaktuar por njekohesisht te futen ne burg minimumumi 3 vjet dhe shikoje pastaj do te bejne me te tilla veprime apo do te fshijne me peceta stolin ku do te ulen para se te laergohen nga stadiumi. Kultura eshte per njerzit e kulturuar e jo per kafshet e pa zbutura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje