Artan Fuga thotë se, pavarësisht se në Shqipëri nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus, duhen marrë masa drastike.
Ai thotë se duhen mbyllur shkollat, resotrantet, madje duhen ndaluar hyrja në Durrës e Tiranë.
Sipas Fugës, shqiptarët mund të preken shumë kollaj nga virusi, pasi nuk kanë higjenë dhe nuk shkojnë në spital kur kanë temperature.
Reagimi i Fugës:
Nuk duhet pritur. Pa asnjë alarm por me qytetari të devotshme dhe të përgjegjshme!
Duhet ndryshuar katërcipërisht logjika e mbrojtjes nga virusi vdekjeprurës dhe shumë i rrezikshëm në përhapjen e tij.
Duhet ndryshuar rrënjësisht mënyra e të menduarit!
Përndryshe deficienca logjike e deritanishme do të na shkaktojë dëme të mëdha!
Më së pari është detyra numur një e qeverisë sot! Përgjegjësia do të jetë e rëndë për këdo nesër!
Nuk duhet pritur të shfaqet rasti i parë dhe pastaj të merren masa, por duhen marrë masa që sot sikur rasti i parë të ishte shfaqur.
Që sot!
Pa asnjë panik!
Qetë, me masa administrative, me bashkëpunimin qytetar, me shoqërinë civile.
Sepse ka shumë mundësi që të mos ketë një rast të parë, por të ndodhi një shpërthim epidemie brenda një kohe vetëtimë.
Mos nisemi si në rastin italian apo kinez ku shfaqet në një zonë të izoluar.
Te ne ka shumë rrezik të ndodhi ndryshe!
Tre janë arsyet kryesore:
E para sepse njerëzit që vijnë nga jashtë në Shqipëri nuk qendrojnë në një ose disa fshatra të izoluara, por lëvizin në të gjithë territorin.
E dyta sepse sistemi ynë i dedektimit të virusit nuk mund të jetë kurrë aq i ndjeshëm sa ai italian, gjerman, francez, etj.
E treta sepse ne si kulturë presim dhe durojmë temperaturën, kemi frikë të shkojmë te mjeku, për të mos thënë se niveli higjenik te ne është dhjetra herë më i ulët sesa në vendet europiane!
Shpjegojani OBSH këto specifika, se halli është yni ! Ata njohin virusi, por jo Shqipërinë!
Prandaj më mirë të parandalojmë sesa të përpiqemi ta mbushim digen e çarë me thasë me qereste! Duhet tani t’i paraprijmë!
Unë nuk mohoj që masa të ndryshme duhet të jenë marrë, por ka nevojë për masa drastike.
Mbyllje e shkollave për disa javë!
Shtyrje e aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Kontrolle të forta dhe hyrje të filtruara në kufijtë tokësorë dhe ajrorë.
Masa për transportin publik, për dizinfektime masive.
Mbyllje e menacave dhe restoranteve masive!
Kufizimi i lëvizjeve nga rrethet drejt qendrave të mëdha urbane, si Tirana dhe Durrësi.
Shërbime minimale dhe të domosdoshme për njerëzit në hall dhe në urgjencë në qendrat e shërbimeve!
Shpalosje e planeve të karantinës në kushte shfaqjeje rastesh infektimesh!
Gjithçka duhet bërë si sahat.
Nuk duhet trajtuar sikur na bie një tullë në kokë dhe pastaj shkojmë mjekohemi. Pasoja, masat kundër një epidemie të mundshme duhet ta paraprijnë epideminë.
Ta vendosim pasojën para shkakut!
Nëse do të gjykojmë si mediokër, pra do të presim shkakun dhe pastaj të vemë në funksionim pasojën, këtu do të jemi treguar të papërgjegjshëm dhe me pasoja të një përgjegjësie që dreqi e di sesa e madhe do të jetë.
Unë i bëj thirrje pushtetit ekzekutiv të mos merret fare me opinionistë dhe analistë duke e kthyer betejën kundërkoronavirusit në betejë fjalësh, dhe një fitore në fushën e llogjeve televizive kundër tyre!
Liderat e opinionit do të flasin sigurisht! Ajo është përgjegjësia e tyre!
Por, të ndryshojë metodë pa ndruajtje, pa parë interesa të vockla burokratësh dhe oligarkësh!
Kujdes sepse në shkencat politike, që prej Mishel Fukosë midis politikës dhe epidemive ka një lidhje të brendshme, por nuk po zgjatem këtu! Jo të gjitha pushtetet janë të zotët t’u bëjnë ballë epidemive!
Por, ta le këtë temë hëpërhë!
Të jemi bashkëpunues ndryshe rrezikojmë kombin!
Beteja kundër koronavirusit, për shërimin e plagëve të tërmetit që po durohen por ende nuk kemi filluar as t’i lëpijmë, dhe beteja për demokracinë, të drejta qytetare dhe politike, për shtet ligjor është një e vetme!
(TemA)
Shume e drejte. Shteti Shqiptar duhet te jete koishient per kete sa pa ndodhur.
Ne nuk i kemi kapacitetet e shteteve qe i ka rene ky hall i madh, por po ra tek ne do jete edhe me i madh.
Qytetaret duhet te jene te ndergjegjshem se cfare pasojash mund te sjelle nje situate e tille.
Epo ky cdo muti do i behet luge, per cdo gje do beje kompetentin!? Mire ore mire , me qe ditke cdo gje ,une po te pyes ;po me 2 Mars si t’ja bejme? Ti qe e ke per zemer opoziten , nuk ke frike se ne ate demostrim te “madh” eshte shume kollaj te perhapet koronavirusi ? Profesor , nuk e ke menduar kete ? Shikoje nje here kete pune , diskutoje me Saliun , apo ai kete don , qe t’i bere flama popullit e t’ja mveshi fajin qeverise .
Kemi frike nga koronavirusi dhe vicidolvirusin qe ka bere namin keto 30 vjete e mbajme akoma midis nesh!!! Thone qe imuniteti zhvillohet me shume ne ambjentet jo shume te paster. Profesor, ti je me I sigurt se Europianet, ke qene gjithnje I lidhur me zhulin, ne mes te zhulit. Ke imunitet te zhvilluar, e pastaj virusit I ka mbetur pak per te bere osé asgje. Shko prane idhullit tend o prof. Ka mundesi te ngordhe virusi sa t’ju afrohet.
MIR QE E DIKA KY PROFESORI IDJOT QE ESHTE ZHULS… PO TI JE RRACE MUTI MOR QELBESIRE…..
Foli dhe nje tjeter Gomar.
Me gjithe respektin per kafshen e dobishme. E frikshme qe ky psikopat jep mesim ne universitet. Koronavirusi eshte lule para demeve qe shkaktojne keta perbindesha te logjikes njerezore
Edhe foton si foton e koronavirusit ja keni publikuar Fugës!
Termeti i paska lene pasoja te pa riparueshme, qenka bere komplet idiot!!!
Te krijosh alarm te kote eshte jo vetem injorance por edhe kriminale. Sot, koronavirusi ka nje mortalitet qe nuk kalon 3 perqind.
https://www.worldometers.info/coronavirus/coronavirus-death-rate/#who
Nese Fuga ka shqetesim per shendetin publik me mire te flase per numrin e duhan piresve ne shqiperi, mortaliteti i te cilit eshte shume me i larte deri ne 16 peqind. Nese ka ide si te adresohet kjo si krize le ta thote e jo te flase pallavra…
Ky i di shqiptaret si veten!
Puuuu,puuuuu, pupu! Kjo fytyrë është fotografia perfekte e koronavirusit.
Doli ky idioti. Perves qe i duket vetja donzhuan dhe ngacmon studentet me batuta qe te nxjerrin zorret e barkut…. Njeri me inteligjence te nivelit minimal.
O akademiku me karagjoz ne bote.Tani ne rolin e doktorit !!!!!!!!!! Sa mire do ishte qe kombi te te braktiste ty o karagjoz.Mjaft, na merzite.
Tashti e kuptova se pse e kane bere Akademik kete Herif-KY I DI TE GJITHA
Na mbyti injoranca. Shqiperia ka ministri shendetsie e mijra mjek dhe s’ka nevoje per pellitje gomari, si Fuga. Eshte si gripet e tjere dhe nuk vret me shume se ata. Po na vret interneti.