Koronavirusi, Bino "qetëson" qytetarët: S'duhet të ketë panik, janë marrë masat paraparake. S’kemi asnjë rast të dyshuar, kujdesuni për higjenën personale

23 Shkurt 2020, 10:40Sociale TEMA

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka dhënë informacione të detajuara për situatën e koronavirusit në Shqipëri dhe masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për ta parandaluar dhe kapur në kohë atë.

Në një dalje për mediat, ajo vuri theksin te kujdesi higjenosanitar nga vetë qytetarët.

Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare, por ky virus luftohet duke u përkujdesur për veten dhe të afërmit tanë nëpërmjet masave të thjeshta higjieno-sanitare, mos të pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur teshtijmë, mos të prekim me duar hundët, fytyrën, janë disa rregulla të thjeshta që të gjithë mund të mbrohemi. Virusi është i thjeshtë përhapet në rrugën si gripi. Janë sëmundje të ngjashme me njëra-tjetrin, përveç faktit që ky ka një vdekshmëri fare pak më të lartë se virusi i gripit.

ISHP e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend. Ka disa pajisje që ndihmojnë njëra-tjetrën e cila po u prish nuk kemi tjetër, ka të gjitha kitet, ragentët për t’u kryer diagnoza e koronavirusit, laboratori i ISHP është pjesë e rrjetit europian të laboratorëve për sëmundjet e rrezikshme. Është një virus i ri, metodikat janë të reja, dhe ne jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e tjera të botës, dhe sidomos të Europës.

Janë përforcuar masat në kufi. I bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë nga Kina dhe Italia, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë cdo shqetësim të tyre. Në Rinas ndodhet njësia e ISHP me mjekë dhe personel që është përforcuar ditët e fundit pasi kontakti me Italinë është shumë i shpeshtë.

Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Nuk i kanë të gjitha vendet skanerët e temperaturës. nga studimi i fundit paraprak është treguar që ata nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme të rasteve. Kapja bëhet nëpërmjet sistemit shëndetësor, të survejancës.

Në përfunduam një testim të vetes sonë duke përdorur gripin si model për të parë sesa shpejt i kapim kontaktet, dhe më pastaj marrja e masave të kontrollit.

Në lidhje me karantinën, është vend për të shëndoshësh. Nëse kemi një kontakt të një sëmuri, sipas elementëve që përcaktohen nga një ekip të specializuarish, ai futet në një karantinë në shtëpi, apo më tej në një karantinë të përcaktuar mirë, një strukturë spitalore që përmbush kushte të mira dhe që i përkasin një karantine. 

Do të thotë që ky person të izolohet në mënyrë që mos të ketë kontakt me të tjerët, dhe të ketë kushtet e tij. Prandaj është përzgjedhur një spital. Nëse do të ketë shumë raste janë përzgjedhur edhe struktura që i plotësojnë këto kushte. Kemi përcaktuar rregullat se si do të bëhet qoftë karantinimi në shtëpi, që është i kontrolluar nga mjekë, qoftë edhe karantina spitalore.

Është normale që njerëzit të kenë frikë, por paniku vret më tjetër. Unë nuk e di pse ajo është zbrazur, ajo nuk është qendra që kemi përcaktuar si qendër shtesë për karantinë. Në bazë të rregullores ndërkombëtare të shëndetit, kjo filozofi ka ndryshuar. Nuk ka karantina në pikat kufitare në asnjë vend të botës, kjo i përket të shkuarës

Numri i gjelbër: 127 numri i urgjencës kombëtarë, është një ekip i trajnuar. Ka shërbim roje 24 orë, nëpërmjet këtij numri merren shqetësimet e qytetarëve, marrja e mostrës, sigurimi i transportit.

Absolutisht, mjekët e familjes janë të informuar. Po vazhdojmë të informojmë, në lidhje me masat, me përkufizimin e rastit, sipas BE-së. Të gjitha këto janë elemente që po plotësohen. Nuk duhet të dyndemi nëpër urgjenca. Është e rëndësishme të kontaktohet me telefon mjeku i familjes, 127, të përpiqemi mos të dyndim urgjencat.  

Nuk e them emrin e spitalit ku është karantinë, sepse do shqetësojë popullatën e asaj zone. Në momentin përkatës këtë gjë do ta merrni vesh. kini pak besim tek ne tek strukturat, edhe tek mua që po flas, se po e ndjejmë veten shumë keq të dyshuar në çdo gjë që bëjmë, jam shumë e sinqertë në ato që them, dhe nuk mund të flas për gjëra që nuk i bëjmë, nuk e bëj kurrë”, tha Bino. (TemA)

6 komente në “Koronavirusi, Bino “qetëson” qytetarët: S’duhet të ketë panik, janë marrë masat paraparake. S’kemi asnjë rast të dyshuar, kujdesuni për higjenën personale”

  1. Tironci says:

    O zonjusha doktoreshe, po para per ti dhene doktoreve ne rast se dikush do te ndihet keq nga shendeti a do i shperndani popullit, se doktoret ne shqiperi ste prekin me dore po nuk ju dhe gje.
    Edhe dicka, shqiptaret ti luten zotit se po ju fut viruesi, ju, hahahahaha jo e jo, qe nuk keni bythe per te perballuar pasojat, se sˋpo ka bythe kina qe eshte me mijera vjet perpara si nga mjekesia por edhe si shtet.
    Ti mire ben qe i fut nji rrene te vogel se i qeteson njerezit.

  2. Kristo says:

    Vetem ne Shqiperi flitet per siguri dhe masa te sigurta, aty ku nuk ka as ilace e as çarçafe neper spitale. Kjo mund t’i vere njerzit ne gjume dhe mund te rezultoje katastrofike. Papergjegjesi ne te gjitha nivelet.

  3. Lexues says:

    Jemi ne duar te sigurta. Njera buzekuqin vjollce, tjetra floket ngjyre portokall.

  4. Kuq e zi says:

    Edhe italia thonte ska panik por per 24 ore pati dy vdekje dhe jane infektuar 80 persona
    Morali; pezullim i cdo aktivititi publik nga shkollat gjer te futbolli per me shume se 10 milion njerez
    Kurse rama kopjon vucicin edhe ne kete katrahure sepse edhe vucici ashtu thote jemi gati per cdo gje

  5. Rafaela says:

    Cfar thua zonje. Po flet si e Rilindjes qe kur u bere shefe departamenti. A je ne terezi, nese je vertet mjeke infeksioniste. Ke pare ne Rinas e ne Durres kur vine tragetet? Nje kontroll koti. Po ne pikat e tjera kufitare? Kufiri me Italine duhet mbyllur, ndryshe na piu e zeza me kte shefen e departamentit ne krye. Masa qesharake deri tani e jo serioze.

  6. Ziguri i qorrit says:

    Vetem shpellarte e vicidolit nuk e kuptojne c’fare tha kjo, ne spitale tani ka carcafe e ilace e nuk ashte koha e qafelargut qe te vdisnin po nuk paguje merrje edhe morra ne spltalet shqiptare. Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje