Mbetjet me origjinë shtazore do riciklohen, Zusi: Merr fund "barbaria" ndaj mjedisit, ja si do realizohet procesi

23 Shkurt 2020, 10:22Sociale TEMA

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi pak ditë më parë dha lajmin e mirë se mbetjet me origjinë shtazore që dalin prej thertoreve apo fabrikave të përpunimit të peshkut, tanimë do të riciklohen për t’u pasuruar me proteina të ndryshme në mënyrë që të shërbejnë si ushqim për blegtorinë dhe fertilizantë për bujqësinë.

 “Inca” është impianti i ri modern në Lezhë që do të trajtojë mbetjet shtatzore, fabrikë e cila u krijua falë vizionit të Alban Zusit.

Në një intervistë, Zusi shpjegon se si do të kryhet trajtimi i mbetjeve shtazore si dhe dobitë që sjell në ekonomi dhe mjedis trajtimi i tyre.

Zt. Zusi Ditë më parë Ministri i Bujqësisë Zt. Çuçi njoftoi se: Shqipëria do të zgjidhë përfundimisht problemin e trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore, të cilat deri më tani ndotnin mjedisin dhe rrezikonin gjithashtu jetën e njerëzve – Në Lezhë shoqëria Juaj Inca përfundoi investimin prej 1.5 milion Euro për riciklimin e mbetjeve të therjeve e përpunimit të mishit e produkteve të tjera shtazore. Në çfarë konsiston kjo sipërmarrje?

Deri tani gjithë zingjiri i operatorëve të biznesit ushqimor (thertore, restorante, fabrika përpunimi të mishit, pulave, peshkut etj etj) asgjësimin e mbetjeve e kanë patur që të gjithë kosto, shumica e tyre edhe shqetësim dhe e kanë zgjidhur këtë problem në formën më pak miqësore me mjedisin – duke i dërguar në landfillde ato. natyrshëm ka një kategori jo të vogël që mbetjet i ka asgjësuar në mënyrë kriminale duke i groposur vend e pavend e madje duke i hedhur në përrenj e lumenj.

Tashmë përmes këtij stabilimenti renderingu (riciklimi) kjo barbari ndaj mjedisit, e imponuar nga mungesa e një zgjidhje të tillë, merr fund – duke i transformuar këto produkte të quajtura mbetje teknologjike në lënde të parë për industri e sektor të tjerë ekonomik  si psh: për prodhimin e ushqimit për blegtori,  për prodhimin e ushqimit të kafshëve të shoqërimit (qen, mace etj.), për prodhimin e plehrave organik, për prodhimin e biodizelit dhe për industritë me konsum të lartë të lëndës djegëse (siç janë ato të prodhimit të materialeve të ndërtimit).

Pra shkurtimisht nga një kosto në kufijt e dëmeve të parikthyeshme mjedisore (si psh ndotja e ujërave etj etj) dhe kosto ekonomike e konsiderueshme për asgjësim mbetjesh – tashmë mbetjet kthehen në vlerë.

Pse nuk është bërë më përpara kjo sipërmarrje meqë është kaq e rëndësishme?

Realizimi i një investimit të tillë deri pak vite më parë do kishte qenë një absurditet pasi do të ishte dështim i garantuar. Ndonëse në vendin tonë nuk ka munguar asnjëherë kuadri ligjor-rregullativ për mbrojtje të mjedisit dhe për sigurinë ushqimore, në fakt zbatimi i tyre me seriozitetin e duhur sa për të nxitur një sipërmarrje të tillë ka qenë vetëm dy tre vitet e fundit.

Shoqëria jonë ka vite që operon në fushën e riciklimit të nënprodukteve me origjinë shtazore, vetëm para një viti gjykuam se u krijuan kushtet dhe besimi për të hedhur këtë hap të madh për këtë investim të lartë që mbyll ciklin e plotë përpunues të mbetjeve me origjinë shtazore.

Në këtë investim prej 1.5 milion Euro jeni mbështetur me fondin e përbashkët të BE dhe Qeverisë ‘për zhvillimin e bujqësisë’.  Sa e rëndësishme ishte për Ju kjo mbështetje?

Kjo mbështetje me fonde të Ipardit ishte përcaktuese për nisjen e kësaj sipërmarrje dhe mbështetja e kësaj iniciative është tipikisht në përputhje me filozofinë e dhënies së këtyre financimeve.

Filozofia e dhënies së financimeve/donacioneve nga Ipardi konsiston në

Ky investim në fakt i përmbush të dy këto objektiva të kësaj filozofie mbështetëse

Disa herë e përsëritet që kjo sipërmarrje ka risk të lartë; pse dhe ku konsiston kjo krahasimisht me sipërmarrje të tjera?

Niveli i lartë i riskut të këtij investimi është i lidhur

Masat e marra nga Qeveria që nga viti 2014,sidomos në dy – tre vitet e fundit, për zbatimin e ligjit dhe rritjen e efiçencës së institucioneve apo dhe mbështetjet financiare ndaj operatorëve të biznesit ushqimor për arritjen e stadardeve – krijoi klimën e besimit se një sipërmarrje e tillë mund të ketë sukses.

Gjithsesi risku por edhe garancia për sukses të sipërmarrjeve kësisoj është zbatimi nga institucionet e pushteti vendor i ligjit – sipas të cilit është detyrë e tyre që të ndërgjegjësojnë operatorët e biznesit si dhe të mbikëqyrin zbatimin e parimit bazë të menaxhimit të integruar të mbetjeve që është hierarkia si vijon: parandalimin e mbetjeve Þ përgatitjen për ripërdorim Þ riciklimin Þ rikuperime të tjera; vetëm në pamundësi të këtyre alternativave është asgjësimi.

Ky investim është me teknologji krejtësisht bashkëkohore i cili për nga mënyra e përpunimit dhe produkteve që nxjerr nuk ka asnjë diferencë me atë çka sot ndodh në Gjermani, Itali etj.

Riciklimi apo e ashtuquajtura ‘ekonomia qarkulluese’ – është e vetmja shpresë që ne tu trashëgojmë brezave të ardhshëm atë që trashëguam nga paraardhësit tanë dhe ky investim e rendit Shqipërinë ndër shtetet që luftojnë sfidat globale: mbrojtja e mjedisit dhe lufta ndaj mungesës së ushqimit përmes frenimit të shpërdorimit të burimeve të vlefshme ushqimore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje