VIDEO/ Projekti për rikonstruksionin e rrugës në Kombinat, Veliaj: Tirana nuk ndalet, ikën dhe çibani i fundit

23 Shkurt 2020, 10:51Sociale TEMA

Hyrja për në Tiranë nga Kombinati po transformohet dita ditës duke marrë një pamje të re dhe dinjitoze.

Krahas projektit për rikonstruksionin e gjithë rrugës nga Fabrika e Miellit deri në Kombinat, po vijon puna edhe për heqjen e çdo servisi dhe varreze makinash, për t’i dhënë rrugës hapësirën e nevojshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka postuar një video në instagram ku njofton edhe shembjen e ndërtesës së fundit që kishte zaptuar Rrugën e Kombinatit.

“Ikën dhe çibani i fundit nga rruga e Kombinatit ??? #TiranaNukNdalet ? #Tirana100 ??”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në videon e postuar në Instagram.

Rruga e Kombinatit është transformuar, duke i krijuar qytetarëve lehtësira me shtimin e korsive të dedikuara për biçikleta. Gjithashtu po ndërhyhet në të gjithë rrugët dytësore, për një rrjet të plotë të rrugëve të asfaltuara në zonë.

 

 

 

Ikën dhe çibani i fundit nga rruga e Kombinatit ??? #TiranaNukNdalet ? #Tirana100 ??

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

1 komente në “VIDEO/ Projekti për rikonstruksionin e rrugës në Kombinat, Veliaj: Tirana nuk ndalet, ikën dhe çibani i fundit”

  1. Martin says:

    O shtetare kokethare! Ndertoni urgjentisht autostraden Tirane -Kavaje ne rrugen qe e ka bere zoti.
    Mos i prishni lekete popullit me rruget e mafiozit Frangaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje