Shpërthejnë abuzimet në Itali: Çmimi i maskave dhe dezinfektuesve, nga 4 euro shiten 200

23 Shkurt 2020, 13:03Sociale TEMA

Tregut nuk i bën dot moral, çmimin e përcaktojnë oferta dhe kërkesa, por n ë disa raste edhe argumentet më të forta ekonomike duhet t’ia lënë vendin humanizmin. Shëndeti është një prej tyre.

Por kjo nuk i ka frenuar dot abuzimet në Italinë e mbërthyer nga paniku i koronavirusit.

Në ditën kur njoftoheshin me dhjetëra raste të infektuara në vendin fqinj, çmimet e disa objekteve sanitare kanë mbërritur në stratosferë, thonë mediat vendase. Higjenizues në formë xheli që në farmaci shiten 4 euro, në portalin kryesor të ecommerce kapnin shifrën 200 euro.

Është rritur po kështu dhe çmimi i maskave mbrojtëse, ndërsa edhe dezinfektantë të tjerë, nga 4 euro, shiten 26. Ka njoftime edhe se po nisin të vihen re mungesa maskash në treg. Ashtu siç dyshohej gjatë fundjavës, disa farmaci e supermarkete i kishin mbaruar stoqet e tyre të artikujve dezinfektues, megjithatë autoritetet shëndetesore i kanë ftuar njerëzit që të ruajnë qetësinë, e thonë se furnizimet nuk do të mungojnë.

1 komente në “Shpërthejnë abuzimet në Itali: Çmimi i maskave dhe dezinfektuesve, nga 4 euro shiten 200”

  1. Shoku says:

    I bente ai Xhaxhi ..or ti qe çke me te.
    Por kur ke shoqeri hale …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje