Derbi i kryeqytetit po afron, sulmuesi i Tiranës provokon Partizanin!

25 Shkurt 2020, 18:34Sport TEMA

Tirana-Partizani do të jetë stacioni i radhës në kryeqytet… Një duel që përsëritet dhe që afron pjesën më të madhe të tifozerisë duke zbukuruar futbollin shqiptar.

Të premten në orën 19:00 në “Air Albania Stadium” do të zhvillohet derbi i kryeqytetit, ndërsa hera e fundit u nda me suksesin bardheblu 2-1, duke prishur një mallkim që zgjaste prej 6 vitesh…

Ngacmimet kanë nisur dhe sulmuesi bardheblu, Michael N’Go, në rrjetet sociale, ka postuar foton selfie të ekipit bardheblu me tifozët pas shpine duke shkruar “Tirana is blue”, pra “Tirana është blu!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje