Mediat në Kosovë: I dërguari i Trump pret që Albin Kurti të heqë taksën deri në fundjavë, në të kundërt gjërat përshkallëzohen

26 Shkurt 2020, 18:45Rajoni TEMA

Sipas mediave në Kosovë, i dërguari special i presidentit Trump, Richard Grenell ka thënë se “nuk do presë pafundësisht Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për të hequr tarifën 100% ndaj mallrave serbe” dhe “nëse tarifa nuk hiqet deri në fund të kësaj jave, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen”.

Sipas mediave, “në fundjavë, Richard Grenell shqyrton çështjen e tarifave dhe nëse kjo nuk ka ndodhur, ai pritet që të ndërmarrë hapa që do të largonin SHBA nga kjo çështje, duke e konsideruar Albin Kurtin si joserioz për partner të Washingtonit”.

Gjithashtu sipas mediave, në rast se Qeveria e Kosovës nuk heq tarifën 100%, duke nxjerrë pengesa në dialogun me Serbinë, administrate amerikane parasheh politika të reja përballë Kosovës në të gjitha fushat ku ka patur bashkëpunim deri tani.

Kryeministri Kurti, ka premtuar zëvendësimin e tarifës me reciprocitet, por deri më tani ai vetëm e ka zgjatur pa zgjidhje këtë çështje.

Partneri i Kurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hotit, i ka bërë të qartë Kurtit se tarifa duhet të hiqet shpejt, por Kurti ka vazhduar duke thënë se “nuk ka nevojë të nxitohemi”. Në fakt, kjo është saktësisht e kundërta e kërkesës amerikane, të cilët insistojnë që kjo është çështje e ngutshme.

Tarifa ndaj mallrave serbe u vendos nga Qeveria e Ramush Haradinajt dhe ajo shihet si pengesë e patejkalueshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Administrata e presidentit Trump dëshiron heqjen e menjëhershme të tarifës dhe kthimit të Kosovës dhe Serbisë në dialog.

3 komente në “Mediat në Kosovë: I dërguari i Trump pret që Albin Kurti të heqë taksën deri në fundjavë, në të kundërt gjërat përshkallëzohen”

  1. Sala says:

    I dolen lakrat edhe TRAPIT, Trump

  2. USA Today says:

    Patatja perveluese ne sumen e Albines. Keshtu more teveqel Qeverisja nuk eshte goditje me veze dhe miell ne Parlament per te cilat ti dhe myteberet qe te vinin pas duheshit vleresuar “par exellence”.
    More kum te bova thone vlonjatet Albina

  3. lesh e li says:

    Albinit i eshte kerkuar te heq taksen. Por po meret me historite e krijimit te ushtrise, me te kaluaren. Sic po duket, me te sotmen do meret neser.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje