Ose “agjent” i NATO-s, ose i Serbisë!

26 Shkurt 2020, 20:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Hashim Thaçi, kundërshtari politik i Albin Kurtit dhe president i vendit, është para dy akuzave hipotetike nga Albin Kurti.

Njëra akuzë është se nën ndikimin e SHBA, Hashim Thaçi ka nisur vitin e kaluar, bisedimet me Serbinë, dhe axhenda e bisedimeve ka lënë të hapur dhe shkëmbime territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Akuza e dytë, kjo e sotmja, është që Hashim Thaçi paska nënshkruar marrëveshje sekrete me NATO-n, duke i dhënë garanci si kryeministër i Kosovës, shefit të NATO-s, pa i kaluar ato në Parlament.

Të dyja akuzat, në fakt kanë në thelb raportet individuale të Hashim Thaçit me politikën amerikane.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka “zbuluar” një letërkëmbim të ish- kryeministrit Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Rassmusen, si dhe opinionin ligjor të Zyrës së kryeministrit mbi këtë shkëmbim letrash, dhe ka kërkuar që kjo t’u bëhet e njohur deputetëve të Kuvendit, duke sugjeruar se kjo ka qenë në shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Deklaratat e Kurtit janë bërë ndërkohë që ai ka shprehur vullnetin politik për të shkarkuar nga detyra presidentin Hashim Thaçi, disa orë para se ai të pritej në Uashington nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeu.

Zbulimi i kryeministrit Kurti, për “marrëveshjen sekrete” mes Thaçit dhe NATO-s, për sigurinë në Kosovë, kanë pasuar dy javë plot tension mes tij dhe të dërguarit special të presdentit Trump, ambasadorit Grenell, që tani është dhe njeriu më i rëndësishëm i SHBA për koordinimin e shërbimeve të sigurisë dhe atyre inteligjente.

Albin Kurti është para kërkesës së qartë për heqjen e taksës, që t’i hapë rrugë bisedimeve me Serbinë, një premtim elektoral i Kurtit, ndërkohë që ai po përdor si pretendim një tezë të paqartë, që lidhet më atë që ai e quan reciprocitet me Serbinë.

E gjithë kjo panoramë nervoze e raporteve mes tij dhe SHBA dhe mbi të gjitha, përpjekja për “t’i treguar vendin” SHBA, NATO, apo KFOR në Kosovë, gjoja në emër të sovranitetit, janë një ilustrim i paqartësisë së tij se çfarë duhet të bëjë me populizmin që përdori si trampolinë drejt pushtetit.

Marrëveshjet e Thaçit me NATO-n, që kanë pasur qëllim sigurinë e territorit të Kosovës, para se Forcat e Sigurisë së Kosovës të ktheheshin në ushtri, janë bërë në pozitat e kryeministrit të Kosovës dhe sot nuk kanë ndonjë rëndësi, pasi situata ka evoluar.

Por pa NATO-n, as Ushtria e re e Kosovës nuk e siguron dot Kosovën, ndaj së paku NATO nuk duhet fyer në këtë histori.

Po ashtu, tema e dialogut Serbi- Kosovë është vendimtare për të ardhmen europiane të  Kosovës dhe rolin e SHBA aty. Shmangia e kësaj teme, është shmangie e përgjegjësive për të udhëhequr Kosovën.

Hashim Thaçi natyrisht ka bërë gabim që e ka personalizuar këtë betejë dhe duhet të bënte pjesë të saj gjithë spektrin politik të Kosovës, por qëndrimet populiste të kundërshtarëve të tij, e kanë pamundësuar këtë gjë.

Tani Hashim Thaçi nuk mund të akuzohet, edhe si i shitur tek serbët me ndërmjetësinë e amerikanëve, edhe si i shitur tek NATO, që donte të mbronte Kosovën nga serbët përmes amerikanëve.

Albini mund të zgjedhë një nga të dy akuzat, edhe pse në mendjen e tij ai është duke akuzuar Hashim Thaçin si shërbëtor të amerikanëve, çka është dhe e vërtetë.

Vetëm se Albini në këtë histori, një herë amerikanët i bën aleatë me serbët, një herë aleatë me Kosovën. Tani ta ndajë mendjen me kë do bëhet vetë, se SHBA dhe NATO janë me Kosovën dhe emrat e kryeministrave i harrojnë shpejt.

44 komente në “Ose “agjent” i NATO-s, ose i Serbisë!”

  1. Ladi says:

    Shume qarte dhe sakte.
    Me duket se Kosova eshte buze gremines me kete kryeminister..

    1. Ben says:

      Hahahahahaha sepse nuk po lejon ndarjen e vendit te planifikuar nga edi,batoni,hashimi,vucic dhe nga ideatori alex sorros.E more bq qe mbroni teza ndarjesh,Merkeli ua dhjeu planin ore bythqire tradhtare.

      1. Trin says:

        Tru peshk…vazhdo beso prrallat e Rramush idiotit

        1. @ says:

          Kurtit i doli boja pa u ulur ne karrike

  2. Qe nuk ashte i zgjuar por nje koqe kandari , kjo dihet për Albinin por edhe qe nuk rrin gjate si kryeminister edhe kjo dihet por te ruhet shume se kur ta lanë karrigen shkon direkt e në burg.

  3. VIKTIMA says:

    Politikanet ne Kosove,jane KREJTE PA ETIKE DIPLOMATIKE…me thene Shqipe:PO JA FUSIN VETES, dhe po na Hapin Pune si Kombe..sa keta “Larot” e Berishen ne Shqiperi nuk kane me shume “Vlera”..lool

  4. Kuq e zi says:

    Ti vazhdo mero me baltosjen e km te kosoves mesatarja eshte tre shkrime ne dite
    Qe thaci ka biseduar ne tager privat dhe jo si shtet tashme nu fshihet
    Ai bisedoi si km i kosoves pastaj nderroi detyre dhe bisedimet i mori me vete sikur kosova skishte me burra
    Si mendon zotrote kush kishte fitim qe thaci te mbylle bisedimet me serbine packa se cfar detyre ka?
    Natyrisht e para serbia pastaj dhe be po ashtu shba
    Po kosova perfiton nga kjo menyre e njeriut te pazevedesueshem?
    I pelqen rames apo jo (sepse tashme dihet se pse ti merr fryme) albini perfaqson vullnetin e kosoves, ameriken e kemi aleate pra ndihme ne dialog jo armike
    Nje gje eshte e sigurte shba kurre ska shkuar te albini me dosje ta kushtezoje si ben me palaçot e tiranes pra nqs do kete sanksione se spo i hap rruge serbise shba duhet te ndeshkoje popullin e kosoves dhe do jemi kurioz te dime psene e ketij ndeshkimi

    1. Sqepari says:

      E pa besueshme nga ju buron ky fodullek, kjo mendjelehtesi e pordhe e madhe, o mjeran!?

    2. Prap une. says:

      Me vjen keq te te quaj budalle ty Kuq e ZI. Kujt I plasi bytha per Ramen apo per Thacin. Kujt I plasi bytha per Saliun, ilirin Kurtin apo Haradinin. E rendesishme per ne shqiptaret eshte Kosova dhe Shqiperia.
      Ti Kuq e zi(i rreshtuar ne grupimin e dyte antishqiptar) shtremberon te verteten, ose nuk di se cflet. Ben nje pyetje “retotike”, prej idjoti se ti do te dishe arsyen e ndeshkimit nga Amerika.
      Po mundohem te ta spjegoj (jo per ty qe hiqesh sikur nuk ke tru), por per pjesen e vertete patriotike shqiptare.
      Ne qendrimin amerikan, ne rradhe te pare shprehet interesi amerikan per dominim. Kosova, do apo sdo ti eshte domen i SHBA. Amerika do qe kete shtet ta konsolidoje dhe ta bashkoje me Shqiperine. Besoj se e kupton sepse… Kjo eshte istori shume e gjate dhe besoj se po ta spjegoj, ti nuk do kuptosh gje…
      Ne praktike problemi eshte me i thjeshte. Per ta realizuar kete Amerika ka ndertuar strategjine e saj. Fillimisht jane bisedimet. Bisedimet nuk nenkuptojne plan konkret per shkembim territori apo jo. Amerika do qe te bisedohet dhe te arrihet nje marreveshje. Ne qofte se nuk arrihet marreveshje per fajin e Serbise, ahere Amerika fillon politiken e kerrbacit. Amerika do eci ne rrugen e faktit te kryer dhe ne bashkepunim me Evropen jo vetem qe do njohin “Shqiperine e Madhe”, por Serbine do ta bejne sa me te vogel, duke i marre Vojvodinen dhe pjeset e saj myslymane. Ketu fshihet lepuri or taj Kuq e Zi. Serbia duke e ditur qe populli serb asnjehere nuk do e njofi Kosoven ne referendum, kalon ne planet e tij. Ne bashkepunim me Rusin ndertuan planin qe te dalin nga bisedimet. Eshte e rende, por e vertete thenia se taksa 100 perqint eshte e sajuar ne zyrat e strategeve serb. Ajo me mjeshteri ju sugjerua gomar idjot Ramushit…etj etj.
      Ne ketu kushte Amerikes i eshte hequr e drejta per te zbatuar planin e saj per mevehtesine e Kosoves. Ajo tashme e ka te veshtire qe te na mbroje jo vetem nga Serbi por dhe nga vehtvetja.
      Ne kete kontekst, heqja e takes eshte eminente. Heqja e takses nuk ka te beje me bisedimet por me faktin qe a jemi ne per bisedime. Duke pare politiken e rrumpallistit Kurti qe ka dale me teorine e reciprocitetit fare thjeshte eshte e qarte se as ai nuk do bisedime. Edhe ai me apo pa qellim ndihmon Serbin ti shpetoje kudhres Amerikane.
      Ti Kuq e zi qe je Zi e me ZI nuk kuptohesh me ke je? Je me individet apo me Kosoven? Pse I heq te drejten Amerikes ti beje presion Serbise te na njohi??????

      1. rripitipitytytyrripityrtyty says:

        Serbise sa te kete pas shpine Rusine nuk ka presion ta beje te njohi kosoven, Amerika ca me pak, tek serbia nuk ka besim as BE as Amerika se do behen ndonjehere properendimore, per me teper boshti i dashurise se vjeter France-Serbi-Rusi vazhdon sot e kesaj dite, problemin ne Mitrovice e kemi peshqesh prej Francezeve qe nuk lane UCK te hynte ne Mitrovicen e Veriut por e ndane mbi uren e Ibrit. Taksa ndaj Serbise me shume sesa ndaj Serbise eshte proteste ndaj indiferences Europiane dhe mos angazhimit diplomatik te shteteve te BE qe e kane njohur Kosoven, per te ndalur fushaten e Serbise per uljen e nr te vendeve qe kane njohur pavaresine e Kosoves. Eshte proteste ndaj premtimeve te pambajtura te BE per liberalizim te levizjes edhe kur kushtet e vena jane plotesuar 100%. Eshte proteste ndaj lehtesise me te cilen Europa trajton ndarjen e kosoves me idene se duhet kenaqur edhe serbia, po a ka gje me te shemtuar se te thuhet qe edhe serbia duhet te marri dicka, kjo sikur perdhunuesit dhe vrasesit te kerkojn ne gjyq qe te kete nje kujtim nga viktimat. Taksa, kushdo vend i huaj qe e ka mbeshtetur indirekt, se ramushi ne koke te vete nuk e ka bere, ka bere gjene me te zgjuar, tashme diskutimi shtrohet qe heqim taksen nqs njihni pavaresine, dhe jo më njihni republika srpska ne kosove, qe tju njohim pavaresine. Kosova i shtoi nje arme te re vetes ne negociatat me serbine, deri dje arma e vetme ne negociata per kosoven ishte shpresa tek presioni europian ndaj serbise, presion qe nuk funksionoi per shume arsye, tashme jemi ne nje situate te re ku kosova nuk shkon me duarbosh ne negociata, pra taksa e ka rritur kufirin e negocimit ne favor te kosoves, sa per te tjerat mos tju haje palla shume se Serbia ska bythe per lufte, Serbia beri qejf sa kishte armatimin e ushtrise jugosllave dhe te tjeret ishin me duar ne xhepa. Tashme ska me auiu.

  5. sulo Permeti says:

    albini i xha Ademit,eshte vecse nje aventurier revolucionar….shume shpejt populli i mencur i kosoves ti tregoje vendin ketij fodulli butaforik.

  6. Finoku says:

    Doli prape Merua te mbroje aleatin e Rames ne Kisove
    Thaci ka bere gafat me medhaja
    Kohet e fundit ambasadorja ne OKB i thote se jemi afer njohjes nga Xhamaika dhe ky del ne tuiter dhe deklaron njohje nga xhamaika!!
    Para dy vjetesh be Paris shkemben per dy minuta ne kembe nje mendim rreth coebes qe po pergatiste me Vucicin dhe dilte dhe thoshte se mora mbeshtetjen e putinit per cdo mareveshje me serbine !!!!!
    Dmth te tjera gjera qe kuptimi i mbeshtetjes qe thoshte putini ne baze te rezolutes te OKB dhe te tjera gjera nenekuptonte Thaci!!!
    Tani eshte e logjiksheme te besosh se thaci eshte nje luder kur shkemben dy llafe me putinin ne kembe dhe therret se more mbeshtetjen e tij
    !Persa i perket ceshtjes se fundit edhe pse jam kunder metodave vertete populiste te Kurtit ne thelb perseri kemi te bejme me gafe te madhe te Thacit pasi bene nje marreveshje e cila eshte skandaloze dhe pavaresishte rrethanave ne te cilat ndodhet Kosova perseri te pakten duhet te informonte parlamentin

    1. am says:

      Ti genjen si rendom gjysma e atyre qe perserisin keto dokrra. Flet per hashim thacin sikur jeton me te dhe e ke komshi. Ne fakt as njeh fare dhe as nuk di se cfare ai ka bere. Ti gjithcka e lexon neper portale apo e degjon nga goja e dikujt dhe e ha, sepse nuk analizon mbasi je hajvan. Thaci i dedikoi jeten kosoves. Jam dakort te thuhet qe nuk eshte me i miri. Po te akuzosh thacin per tradheti domethene qe sje ne binare. Dhe kush nje qurravec si ilir meta apo sali berisha qe bredh me antiplumb.

  7. vjosa says:

    Arsyetimi i Kurtit eshte amatoresk,……
    Mjere Kosova, hoqe gomarin Ramuuuush dhe vuri krricin Kurti qe po behet shpejt gomar, sigurisht eshte dhe dora e hajdutit Isa Mustafa.

  8. goliku says:

    Shkurt dhe sakte si gjithmone Mero je shume i madh.

  9. Sulejmani says:

    Sulejman Skrapari te pershendet dhe te uron shendet o Sulo Permetari!

  10. USA says:

    AlbinI eshte nje demagog dhe genjeshtar I permasave te medha,por fatekeqesisht shqiptaret e kosoves nuk po munden ta kuptojne,kjo dhe per shkake te provincialitetit qe mbizoterone ne Kosove.Albini mund te mashtroj shoqerine gjysem feudale te kosoves por jo cliruesin e saj Ameriken.Kujdes Kosove!

  11. NNP says:

    HISTORIA DO TI DAMKOSE ME NJOLLEN E TURPIT LAKEJT E KESAJ GJOJA QEVERIE SI MERUSHI,BATUSHI ETJ QE PO SABOTOJNE INTERESAT E KOMBIT PER XHEPAT E VET

  12. TIRONA says:

    E VERTETA ESHTE QE KOSOVEN E CLIROI U.S.A.
    Po qe per kosovaret ,serbet i mbanin me gjuetaret.
    NUK ESHTE E NDERSHME,BURRERORE TE JESH MOSMIRENJOHES I SH.B.A.
    Kosovaret jane nul ne politike,ose qeroze-fodulle,dhe po hane koken me njeri-tjetrin.
    Le te kujtojme se fundi fjalet e qeveritarit amerikan:
    Po diskutojme ,ti largojme bazat.

  13. Malo says:

    Ky artikull ad me shume e ad me pak quhet (Pordh ne Maje te Tomorrit)qe ska lidhje fare me Politiken e shkelqyer qe ndjeke Albin Kurti per Kosoven,ti i keqtrajtuar gazetar shef gjilperen ne Kashte te Albinit Edhe nuk Traun e Edvinit,kaq eshte komenti per ty qe Edhe Uren e Fshatit e Personalizove….??

  14. USAa says:

    …Mero cfarë kuptimi ka
    “agjent” nga “joagjent”

    ose agjenti i natos ose “agjent” i serbisë
    po vure thonjëza mero nuk është as neWs as Fake NEWS
    Mero ti je “pederast”
    mos u fyej – është në thonjëza
    mero ti je “injorant” …
    mos u fyej – është një thonjëza
    mero ti je ” ”
    mos u fyej – është në thonjëza
    lëreni postimin i kam në thonjëza
    është në thonjëza
    përse nuk vë edhe thonjëzat në thonjëza kështu “thonjëza”
    është në “thonjëza”
    më të vetëindoktrinuar me budallëkun e vet se gazetarët nuk ka
    na ngrëncit mutin me censurën që bëni
    saliun nuk e njoh por juve po ju vërtetoj vetë se kush jeni
    Mero ke gjetur ca budallenj aty por une nuk bëhem majmuni yt fluturues (flying monkey)

    1. Mero labe says:

      Ti je ( majmuni ) deri sa ke lexuar artikullin e shkruar nga mero baze dhe e ke komentuar je majmune i vetret .

  15. Brahoo says:

    Sido te jete Albin Kurti deri tani eshte i vetmi politikan shqiptar qe nuk ka vjedhur popullin e tije !

    1. Lona says:

      Edhe une nuk kam vjedhur se nuk me eshte dhene mundesia cfare do te thoshe qe jam paster o injorant

  16. Adeci says:

    Këtij Albunkës po i krruhet sumatriçja si shumë.

  17. NORMALISTI I SHKELQYSHEM. says:

    MEQE DITA E MIRE SHIFET NE MENGJES,ALBINI KETE PO E BENE NE VEPER E JO NE LETER.MEQE PO FLISNI ME LLAFE TE QYLHANEVE PA E NJOHUR FARE NJE NJERI ME VLERA ME TE LARTA SUBLIME QE KA ALBINI, E NJE DITE DO TE BINDENI SE KY NJERI KA NJOHURI TE PA IMAGJINUARA TE GJEOPOLITIKES BOTERORE DHE TE BALLKANIT E VETE TE SHQIPEVE.ANDAJE ESHTE MIRE QE KETE VLERE TA RUAN SHQIPJA SEPSE NE DIAPAZONIN E DITURIVE E KA QE TA QETE NE BINARE QESHTJEN E SHQIPES DHE NJE HERE E MIRE QE SHQIPJA TA MARRE RRUGEN E ZHVILLIMIT,RRUGEN E NDERTIMIT ME TE MIRE TE MUNDUR NE EUROPE E BOTE.VETEM ME ALBIN KURTIN SHQIPJA MUND TE ECE DREJTE ARDHMERISE ME TE MIRE TE PINJOTEVE SHPRESE TE SHQIPES DHE ME ASKEND TJETER NE KETE SHEKULL.JU PELQEN APO JO ALBINI I MADHE ME DIJE UNIVERSALE.

  18. a.f. says:

    Sofizmat e Meros cmontohen vetem me pyetjen: Po sikur Trumpi te jete dakordesuar me Putinin per ndarjen e Kosoves, atehere me ke del aleat Thaci? Ndaje Mero hesapin, ose Thaci ka “gabuar” qe ka vepruar personalisht (pa pyetur partite dhe kuvendin) dhe per kete duhen gjykuar veprimet e tij per perfitime personale duke shfrytezuar fshehtazi postin e kryeministrit, ose ai “nuk ka gabuar” sepse veprimet e Thacit jane marredheniet e tij personale (si kryeminister) me Ameriken dhe sot qe situata ka evoluar nuk paskan asnje rendesi. Servilizmi i Meros ndaj Rames, nuk ka skrupuj dhe betejat e medias se shitur tek pushteti, kunder Albin Kurtit do te vazhdojne deri sa te ekzistoje armiqesia e Rames, karagjoz i Shqiperise, me kryeministrin e ri dhe politikanin me te votuar te Kosoves.

  19. a.f. says:

    Sofizmat e Meros cmontohen vetem me pyetjen: Po sikur Trumpi te jete dakordesuar me Putinin per ndarjen e Kosoves, atehere me ke del aleat Thaci? Ndaje Mero hesapin, ose Thaci “ka gabuar” qe ka vepruar personalisht (pa pyetur partite dhe kuvendin) dhe per kete duhen gjykuar veprimet e tij per perfitime personale duke shfrytezuar fshehtazi postin e kryeministrit, ose ai “nuk ka gabuar” sepse veprimet e Thacit jane marredheniet e tij personale (si kryeminister) me Ameriken dhe sot qe situata ka evoluar nuk paskan asnje rendesi. Servilizmi i Meros ndaj Rames, nuk ka skrupuj dhe betejat e medias se shitur tek pushteti, kunder Albin Kurtit do te vazhdojne deri sa te ekzistoje armiqesia e Rames, karagjoz i Shqiperise, me kryeministrin e ri dhe politikanin me te votuar te Kosoves.

  20. Pellazgos says:

    Pa Amerike nuk ka Albnistane dhe a Kosovo.
    Sulejmanet dhe Hamzate “Pellazge” duhet te kuptojne qe Kosova dhe Albania jane mbetje te Perandorise Turke .
    Ata erdhen nga Turqia se atje shkuan,puntando,luftuan,u bene Deputete,Governatore dhe te detyruar nga situatat erdhen ketu dhe ngriten flamurin Greke te Bizantit.
    Kur Rilindasit e Epirit qe nga Asdreni ,Aleksander Stavro Drenova me shoke u perpoqen per nje Epir te perbashket me Arvanitasit dhe Greket,Ismail Beu,Frashellinjte shkuan ne Stamboll!
    Do thote dikush qe “ngateruan” rrugen dhe u nisen per ne Shkoder.
    Jo mor jo.
    Ata ishin turq dhe prandaj shkuan atje,nuk kishin akoma Ndergjegje Epirote.
    Nuk e “dinin” qe Arvanitasit kishin rreth 50vjet qe clironin Epirin dhe I vriste turku me vellezerit e Ismailit,Eqeremit,Frashellinjve?
    Thjesht nuk ishin Epirote ne Ndergjegje.
    Ata u bene me vine “Rilindas Albanas ”.
    Dhe kjo me ndihmen e amerikaneve,angleseve,France eve.

    1. I tille je , sa here qe hap gojen says:

      O Pellazgaqis , kisha dy pyetje per ty : separi , a te ka rene rasti te lexosh ndokund per nje truall te hershem ne Ballkan , banoret e te cilit quheshin ILIRE , (pasardhes direkt te tyre bota njeh shqiptaret ) , te cilet kane qene fqinje dhe bashkekohes me popujt HELENE ? Se dyti , a ke degjuar , apo lexuar ndokund qe , popujt Helene , qe flisnin “ta elenika ” , u shkrine si kripa ne uje dhe per ta nuk eshte folur kurre , deri sa fuqite e medha te kohes , ne gjysmen e pare te shek.XIX , iu kthyen lashtesise dhe per qelliet e tyre politike , krijuan nga balta e zeze e mbetjeve osmane dhe atyre afrikano-veriore e te orientit , shtetin qe e pagezuan me nje emer te ri “Greqi ” ……..?! Jeta eshte e shkurter , ndaj lexo , qe te mos vdesesh murg injorant !

  21. rripitipitytytyrripityty0 says:

    Ta them une se agjent i kujt eshte Albini o Mero, eshte agjent i pickes satom. Po kaq RR.K je a i vrare, po cpune ka marredhenia e Kurtit me Naton ne denoncimin qe Kurti i ben shkeljes kushtetuese te Thacit duke firmosur ilegalisht nje marreveshje, nuk akuzohet per marreveshjen ne vetvete si permbajtje, ajo eshte tjeter gje, akuzohet se nuk ka informuar parlamentin si institucioni kryesior kushtetues qe aprovon apo jo te tilla marreveshje. Je bere aq legen po aq legen sa askujt nuk do ti vije keq kur te rikthehet luli i saliut e te ta zbrazi ate llogarine bankare, ti nuk e kupton por pervec naj 99 vjecari me kaskete si e shokut Enver askujt sdo ti vije keq, kaq servil bythelepires i pakarakter e i pabesueshem je bere. Ne dac nxirre komentin, ne dac jo, kjo se ndryshon faktin qe je legen…..

  22. rripitipitytytyrripityty0 says:

    Ta them une se agjent i kujt eshte Albini o Mero, eshte agjent i pickes satom. Po kaq RR.K je a i vrare, po cpune ka marredhenia e Kurtit me Naton ne denoncimin qe Kurti i ben shkeljes kushtetuese te Thacit duke firmosur ilegalisht nje marreveshje, nuk akuzohet per marreveshjen ne vetvete si permbajtje, ajo eshte tjeter gje, akuzohet se nuk ka informuar parlamentin si institucioni kryesior kushtetues qe aprovon apo jo te tilla marreveshje. Je bere aq legen po aq legen sa askujt nuk do ti vije keq kur te rikthehet luli i saliut e te ta zbrazi ate llogarine bankare, ti nuk e kupton por pervec naj 99 vjecari me kaskete si e shokut Enver askujt sdo ti vije keq, kaq servil bythelepires i pakarakter e i pabesueshem je bere. Ne dac nxirre komentin, ne dac jo, kjo se ndryshon faktin qe je legen……

  23. Arjan says:

    Si gjithmone ndarje reklamon Mero pordha.Ku eshte pare qe per fatet e kombit na vendoska nje person pa vene ne dijeni parlamentin dhe qeverine si ne kosove ashtu edhe ne shqiperi.Ne kosove thaqi na drejtoka bisedimet me Dyer te mbyllura me kriminelin Vucic dhe mundohet Ta shese idene e nderrimit Te tokave Shqiptare me toka Shqiptare duke shkeputur pasurite me te medha natyrore te kombit Shqiptar .Sipas kesaj llogjike qe MERO merhumi na keshillon I bie qe shqiptaret ne maqedoni mal te zi greqi serbi te kerkojne shkeputjen nga keto shtete dhe bashkimin Me shqiperine duke krijuar nje zinxhir qe Nuk I njihet fundi .Edhe ne shqiperi Po e njejta situate rahmuti vendos me koke te tij per cdo gje se I kena dhene voten dhe ai si plehre qe eshte na i shperblen.Ketu hyn edhe UDB serbe Me agjentet e paguar si brenda dhe jashte shtetit duke paguar televisione dhe gazeta per shperberjen e kombit Shqiptar.Ketu hyn dhe rahmuti me minishengenin serb dhe Merua qe propagandon idene e izolomit te kosoves si nga ana ekonomike dhe politike .Nuk Ka rruge tjeter derisa dy shtetet shqiptare vazhdojne ti hedhin balte njera-tjetres per interes te serbise qe te kete dore te lire ne ballkan.Eshte politika driteshkurter e qeverise Shqiptare me nastradinin rahmut moderni qe Po na ndan nga kosova dhe na bashkoka per te miren tone me serbine se keshtu mund Te mbreteroj edhe ca vite rahmuti me ripjelljen e qelbur se parti socialiste ska me ,kane mbetur vetem servilat.Eshte kjo politike shoviniste qe rahmuti po ndjek dhe Merou Nuk ka guxim te na e thote ,Pse president u zgjodh like floriri qe ne shqiptaret te mos na ndahen problemet ,Pse PS e zgjodhi kete plehre qe te vije kjo dite qe ky plehre te beje thirrje per lufte.Kjo eshte zgjidhja qe rahmuti na beri ne Shqiptareve per voten qe kemi dhene.Lere rahmutin ne lavdine e tij te vdekur njelloj si paraardhesi i tij Sali Kerma do kene te njejtin fund tragjik sherbetore te UDB.

  24. Gani Hasanbelliu says:

    @af
    Ja dhe pyetja per ty:
    Cte keqe ka shkembimi i territoreve apo popullsise, gjithmon me marreveshje dhe fitim reciprok? Cte keqe ka qe asnje Serb te mos jetoje ne Kosove dhe asnje shqiptar ne Serbi?. Domozdo qe coptimi i Kosoves, eshte i pa pranueshem. Spiunet e Serbit me qellim termin “Shkembim territoresh” e zevendesuan me “coptim te Kosoves”. Nga ana tjeter nuk permendin faktin qe neqoftese “shkembimi i territoreve” presupozon “coptim” ky coptim perfshine edhe Serbine. Pyetja per keta “patriote” eshte: mire qe sjeni per “coptimin” e Kosoves, po pse nuk jeni per “coptimin e Serbise”. Pse mbroni Serbine nga coptimi?
    Per keta idjote qe u mungon truri i madh, po u kujtoj qe cdo lloj marreveshje do miratohej nga populli ne referendum. Pse keta “patriote”, e paragjykojne popullin?
    Popull qe manipulohet nga Serbi. Ja se cjemi ne! Ja fusim vehtes, behemi armike me Ameriken sepse kete na e sugjeron “vuciqi” si patriotizem te kulluar.
    Na njohin mire. Na quajne karr, qe kur e ferkojne ngrefet dhe kur i thone se cdo ai prape thote:me ferko pak…..

    1. rripitipitytytyrripityty says:

      Shoku Gani, ti nuk po merr territor Serb por po merr territor Shqiptar te ndodhur nen Serbi, flas per presheve, medvegje e bujanovc, dhe gjithashtu nuk po jep territor Serb por territor Shqiptar ku ndodhet miniera e Trepces, vendlindja dhe varri i Isa Boletinit (qe pati nje arsye pse la amanet te varroset ne mittovice), ndodhen burime ujore dhe pasuri te tjera natyrore te domosdoshme per kosoven, gjithashtu edhe pretendimi jot se kosova do jete pa serbe pas kesaj eshte foshnjarak, shumica e popullsise serbe ne kosove nuk jeton ne mitrovicen e veriut por ne brendesi te kosoves, pra nqs e zeme se behet ajo qe thua ti ath i jie qe pervec veriut kosova te beje edhe spastrim etnik nepermjet shpernguljes se popullsise serbe. Kjo nuk behet sepse kjo hap nje zinxhir problemesh dhe plagesh te vjetra ne ballkan, por supozojm se u be sic thua ti, ath pas kesaj kosoven se ndalon me asgje ti bashkohet shqiperise, po ashtu edhe republika srpska ne bosnje do kerkoje te njejten gje, po ashtu rajone te kroacise me serbe do duan ti bashkangjiten serbise, e njejta me shqiptaret e maqedonise e malit te zi qe do duan te bashkangjiten me shqiperine, pooooor te mos harrojm se kemi nje minoritet grek ne jug dhe nje minoritet maqedonas ne lindje, plus minoritete vllahe etj qe do duan ti shkeputen shqiperise e ti bashkangjiten greqise e maqedonise, po rumania me moldavine ka po keto probleme, armenia me azerbajxhanin, qipro, ukrahina lindore, eetj etj etj. Pra te hapesh kutine e pandores ne kosove ndryshime territoresh e shperngulje popullsish sjell nje zinxhir te tille ngjarjesh, ndryshimesh e problemesh qe zakonisht ndodhin vetem gjate luftrave boterore, dhe prape nuk te garanton askush qe neser me ardhjen e dikujt tjeter ne pushtet ne serbi nuk do kemi nje ringjallje te pretendimeve per kosoven dhe rihapje te temave te vjetra ne driten e balancave te reja gjeopolitike qe mund te jene krijuar nderkaq.

      1. Gani Hasanbelliu says:

        Zoti rrripitipiii,
        Nuk po thua ndonje gje te panjohur.
        Vertet qe Iliret kane qene te shtrire ne gjithe bregdetin Dalmat, por tashme kemi keto kushte qe kemi. Ti thua qe ne nuk shkembejme territore shqiptare me territore shqiptare. E verteta eshte ndryshe. Do apo sdo ti Presheva, Medvegj dhe Bujanovci jane nen Serbi. Keto ti nuk mund ti marresh, vecse me bisedime sepse me lufte nuk ke bythe. Apo jo?! Edhe Nishi eshte shqiptare, por clidhje ka kjo me bisedimet? Isa Buletini dhe gjithe luftetaret e tjere, ne asnje menyre nuk do kerkonin qe per hir te varrit te tyre, shqiptaret e Presheves dhe Bujanovcit te rrojne nen Serbine. Te lutem hiq dore nga patriotizmi mithik! Mos shit sherbimin ndaj Serbise si patriotizem!
        Une nuk them se cduhet bere. Kete le ta vendosin ata qe do bisedojne dhe populli ne referendum. Une po te them qe ne nuk duhet te paragjykojme disfaten tone dhe te terhiqemi nga bisedimet. Terheqja nga bisedimet eshte tradheti, per mua. Ajo i jep te drejten Serbise te mos bisedoje. Etj, etj.
        Ti ne spjegimet qe ben, nisesh nga skenare te caktuar. Pershembull ti thua qe Veriu I Kosoves eshte me i pasur se Jugu I Serbise. Meqe ty do te pelqeje, po te them se si shoku Enver ju mesonte juve prej Kosove, se si njeriu eshte kapitali me i cmuar. Pra ti nuk mund te krahasosh vlerat materiale, me jeten e njerzve. Une po te pyes: Clidhje ka kjo me bisedimet? Bisedimet behen per te dhene dhe per te marre, jo per te pasur frike se ne do jemi budallenj dhe do japim, duke mos marre. Bile me sa u tha ne kohen qe Thaci bisedonte, keto pasuri do u jepeshin kompanive amerikane me koncesion etj etj… Une prape nuk mund te them se cila do ishte zgjidhja me e mire, por jam i sigurte se zgjidhja me e keqe eshte bojkotimi i bisedimeve dhe armiqesia me Ameriken. Falemidrit or taj qe ma merr mendja se je shqiptar.

  25. Tipitipiii says:

    @ripitipiti
    Or koqe gomari. Si nuk e kupton qe Albini nuk e ka fare me Thacin. Ai perdor Thacin per te te ngateruar ty. Ai e e ka te keqen me Ameriken. Ashtu sic eshte teoria e tij e reciprocitetit, e pakuptueshme, ashtu jane edhe problemet qe nxjerr Albini. Ai sot duhet te heqi taksen dhe neser te merret me Thacin. Por jo. Ai per te mos hequr taksen, merret me rryypytii probleme.
    Eshte e njejta gje qe ben edhe me teorine e reciprocitetit. Reciprociteti vjen nga bisedimet, sepse nuk ka se si te kete reciprocitet pa bisedime.
    Me nje fjale Albini ve karrocen para kalit. Ju partizanet e tij nuk e quani kete nje rrumpalle te vertete. Ju ju duket kjo shpikje prej gjeniu dhe jeni duke pritur qe karroca te terheq kalin. Kosova po zhbehet, nga ju. Kosova po zhbehet nga spiunet e serbit dhe gomeret qe merren me politike. Pale po na flisni per vlerat personale te Kurtit, sikur ne do martohemi me te. Ai eshte i martuar me nje kineze(me sa di une) sepse nuk i pelqen gjaki i paster shqiptar…

    1. rripitipitytytyrripityrtyty says:

      Interesante kur spiunet e serbise si puna jote luajne patriotin duke akuzuar ata qe mbrojne kosoven si spiune te serbise, eshte stil i njohur ne fushen e propagandes dhe antipropagandes dhe lindja sidomos Rusia dhe Serbia me ane te agjensive te tyre sekrete dhe bashibozukeve shqiptare si puna jote kane luajtur gjithmone ne fushen e dezinformimit apo krijimit te kaosit informativ.
      Taksa nuk i prish pune askujt pervec Serbise, Kosova nuk duhet te humbasi kohe me bisedimet me Serbine, po te duan le te vendosin edhe Serbet taksen 100% edhe nga ana e tyre kunder Kosoves. As Amerika nuk e ka me nxitim, thjesht Trump i duhen ca suksese me politiken e jashtme kur te vije koha e debatit presidencial, kaq. Asgje nuk e ndalon Serbine te ulet ne bisedime me Kosoven edhe pa u hequr taksa, pasi te jene vene pikat mbi dhe firmat ne leter ath taksa hiqet. Sikur te kishin bere negociata gjithe kete kohe qe jane qare nga taksa tashme do e kishin mbyllur ate muhabet dhe taksa do ishte hequr. Europa dhe Amerika duhet te presojn Serbine qe te ulet ne bisedime se Kosova gati eshte, taksa eshte mase reciprociteti ekonomik dhe nuk ka lidhje me bisedimet njohje reciproke. Sa per Thacin, Thaci ka marre trute e gomarit, pra te Rames, tani ti gezoje e ti shohi hajrin. Se pse e se si ka firmosur e mbajtur te fshehte nga qeveria dhe parlamenti nje marrevshje me kforin hajde merre vesh, se nga kush ka pas frike hajde merre vesh, nqs gjitheshka eshte legjitime pse e ka fshehur, edhe kete hajde merre vesh.
      Askush nuk eshte kunder kforit apo amerikaneve apo europianeve, po pse duhen bere marreveshje qe mbahen te fshehta ne shkelje te ligjit kete hajde merre vesh. Albinit bravo i qofte, so far so good.

    2. rripitipitytytyrripityrtyty says:

      Interesante kur spiunet e serbise si puna jote luajne patriotin duke akuzuar ata qe mbrojne kosoven si spiune te serbise, eshte stil i njohur ne fushen e propagandes dhe antipropagandes dhe lindja sidomos Rusia dhe Serbia me ane te agjensive te tyre sekrete dhe bashibozukeve shqiptare si puna jote kane luajtur gjithmone ne fushen e dezinformimit apo krijimit te kaosit informativ.
      Taksa nuk i prish pune askujt pervec Serbise, Kosova nuk duhet te humbasi kohe me bisedimet me Serbine, po te duan le te vendosin edhe Serbet taksen 100% edhe nga ana e tyre kunder Kosoves. As Amerika nuk e ka me nxitim, thjesht Trump i duhen ca suksese me politiken e jashtme kur te vije koha e debatit presidencial, kaq. Asgje nuk e ndalon Serbine te ulet ne bisedime me Kosoven edhe pa u hequr taksa, pasi te jene vene pikat mbi dhe firmat ne leter ath taksa hiqet. Sikur te kishin bere negociata gjithe kete kohe qe jane qare nga taksa tashme do e kishin mbyllur ate muhabet dhe taksa do ishte hequr. Europa dhe Amerika duhet te presojn Serbine qe te ulet ne bisedime se Kosova gati eshte, taksa eshte mase reciprociteti ekonomik dhe nuk ka lidhje me bisedimet njohje reciproke. Sa per Thacin, Thaci ka marre trute e gomarit, pra te Rames, tani ti gezoje e ti shohi hajrin. Se pse e se si ka firmosur e mbajtur te fshehte nga qeveria dhe parlamenti nje marrevshje me kforin hajde merre vesh, se nga kush ka pas frike hajde merre vesh, nqs gjitheshka eshte legjitime pse e ka fshehur, edhe kete hajde merre vesh. .
      Askush nuk eshte kunder kforit apo amerikaneve apo europianeve, po pse duhen bere marreveshje qe mbahen te fshehta ne shkelje te ligjit kete hajde merre vesh. Albinit bravo i qofte, so far so good..
      Sa per nusen e ka Norvegjeze ashtu sic edhe Trumpi e ka Sllovene, pak rendesi ka.

  26. Ilir says:

    Ham Ham Mero, Ham
    E Rama bam e Merua Ham aman o shok aman aman…

  27. gjoni says:

    Ore Mero, po pse si bjer shkurt, Kurti ishte dhe mbetet idhetar i Adem Demacit, Baces qe gjer ne vdekje e pat si idol kombetar Enver Hoxhen. Ky mjeran vuan nga i njejti kompleks si ideatori i ti Demaci qe refuzoi Sekteraren M.Olbrit ne Rambujet. Popullizmi eshte frymezim per te.Po ky i gjore harron se popullizmi eshte luks qe mund te pervetesohet vetem nga 3-4 shtete te botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje