Vendimi pas koronavirusit: Kinezët nuk tërhiqen, nuk do të ndalojnë konsumin e qenve dhe maceve

27 Shkurt 2020, 17:55Bota TEMA

Qendra e Teknologjisë Shenzhen në Kinën jugore do të ndalojë konsumin e qenve dhe maceve, ndërsa vendi ndalon tregtinë e kafshëve të egra, e cila konsiderohet një burim i mundshëm i koronavirusit, raporton Reuters.

Zyrtarët e qytetit kanë përpiluar një listë të mishit që lejohet të hahet, e cila përfshin mish derri, pule, viçi dhe lepuri, si dhe peshk e produkte të tjera deti.

“Ndalimi i konsumit të jetës së egër është një praktikë e zakonshme në vendet e zhvilluara dhe një kërkesë universale e civilizimit modern,” thanë autoritetet.

Shkencëtarët dyshojnë se virusi i ri i koronës është transmetuar nga kafshë te njeriu. Njerëzit e parë që konfirmuan infeksionin ishin në një treg të kafshëve të egra në Wuhan, Hubei, ku shiten lakuriqët e natës, gjarpërinjtë dhe kafshë të tjera.

Autoritetet e qytetit kanë kategorizuar qentë dhe macet si kafshë shtëpiake dhe do të ndalojnë konsumimin e tyre. Edhe gjarpërinjtë, breshkat dhe bretkosat do të ndalohen, megjithëse janë një vakt i preferuar në jug të Kinës.

Ndalimi i ngrënies së mishit të qenve dhe maceve në Shenzhen do të jetë “jashtëzakonisht i mirëpritur”, tha Peter Li i grupit të mirëqenies së kafshëve Human Society International.

Propozimi i Shenzhen pasoi një vendim të qeverisë kineze për të ndaluar menjëherë tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra.

2 komente në “Vendimi pas koronavirusit: Kinezët nuk tërhiqen, nuk do të ndalojnë konsumin e qenve dhe maceve”

  1. Rrofte Sali Berisha. Urra says:

    Mos !!! Do na hajne Saliun !

  2. Klodi says:

    Ne tittull thuhet qe NUK do ndalojne,ne artikull shkruhet qe DO TE ndalojne. Ju dhjefsha mu ne gazete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje