Dy gjëra i the mire z. Meta , por njerzit e dëshpëruar nuk mund t’i frymëzosh me shembullin e presidentit rumun, sepse jeni krejte ndryshe nga ai

28 Shkurt 2020, 21:05Blog TEMA

Nga Arsen Hoxha

Ne periudha te veshtira politike si keto qe po jetojme, nuk eshte e lehte te thuhen disa te verteta te medha.

Ju e bete me sukses ate.

Kur para disa muajsh u bete thirrrje organeve shteteterore qe te mernin masat e duhura per termetet e mundeshme qe mund te binin ne muajt e ardheshem, shume prej tyre u perpoqen te ju krahasonin me nje te çmendur. Ne fakt ajo nuk ishte shpikja Juaj, por vleresuat drejte sinjalizimin e dhene nga nje sizmolog i degjuar grek. Rendesi ka qe ajo qe ju thate, rezultoje e vertete e madhe, me te cilen edhe ju vete nuk hezituat te krenoheshit.

Thenia juaj e dyte se klasa politike ne Shqiperi eshte e degjeneruar dhe e pa afte per t’i sherbyer me popullit te vete, ishte realiste dhe e guximshme, sepse ju nuk kursyet as bashkeshorten tuaj, qe eshte pjese aktive e ketyre politikaneve te degjeneruar, qe duhen larguar nga skena politike.

Pothuaj te gjithe kane qene dakort me konkluzionin Tuaj, por edhe paqartesia ishte prezente. Disa e kuptuan se ju ne ate klase politike rreshtuat edhe veten tuaj. Disa te tjere menduan se me qe aktualisht jeni president, ju takon te trajtoheni si nje kategori e veçante!
Ne kete dyleme te madhe, me po te njejtin sinqeritet qe thate ato qe thate, Ju takon te qartesoni se ku Ju e rreshtoni veten tuaj Ju z. Meta?

Per ata qe i kane ndjekuar nga afer zhvillimet politike ne Shqiperi, eshte e qarte se ju jeni nder pjeset me aktive te ketyre politikaneve te degjeneruar.

Per ata qe u besojne perrallave dhe ju pelqejne filmat me lufte, veçanerisht ata qe jane te ndjeshem nga ‘’patriotizmi,, parapelqejne me shume ata udheheqes qe predikojne se kur te marrin pushtetin, do te fusin ne burg te gjithe te ‘’degjeneruarit,, qe gjithmone presupozohen kundershtaret politik, sesa ata qe paraqesin nje programn te qarte, bindes dhe larg armiqesive me kundershtaret politik.

Ne ftesen drejtuar qytetareve shqiptare per tu bashkuar me Ju ne protesten ‘’ madheshtore,, te 2 marsit ne Bulevardin ‘’Deshmoret e Kombit,, ,rrekeni te merrni si shembull qendrimin e presidentit rumun tre vjete te shkuara.

Pak konfuz shpjegimi Juaj. Qe ne fillim thoni se presidenti rumun ju bashkua protestave te medha popullore kunder korrupsionit , arbitraritetit, vendimeve te marra ne erresire , ndryshimeve mafioze te legjislacionit etj.

Eshte publikisht e njohur se te gjitha llojet e qeverisjeve ne shqiperi, ku ne pjesen me te madhe, Ju dhe partia juaj ka qene predominante ne vendimmarrjet, kane bere po te njejtat gabime. Sot , shpikesit e vjedhjeve te votave, e hapjes rruge te kultivimit dhe trafikimit te drograve, te keqe administrimit te pasurise kombetare, luajn rrolin e naivit budalla. Shprehin çudi per kete fenomen ‘’te ri,, , qe ka zaptuar shqiperine.

Krahasimi Juaj me presidentin rumun synon qe te mashtroje popullin e deshperuar nga qeverisjet e gabuara qe jane bere ne keto tre dekada, ku vete Ju personalisht keni qene ne vazhdimesi pjese e kupoles, por veshtire qe t’a realizosh, sepse ka nje dallim te madh midis sjelljeve tuaja dhe presidentit te Rumanise.
Se pari : – Ai nuk ishte organizatori i protestes popullore, por e mbeshtetesi fuqishem i saj.

Krejt ndryshe ju z. Meta jeni organizatori direkt dhe i vetem i ksaj proteste ku i kerkoni popullit qe te perkrahe nje proteste qe nuk ka lindur ne gjirin e saj, por ne zemren tuaj.
Qellimi eshte i qarrte. E keni shume te veshtire per te dorezuar ate pushtet qe per fatin e keq te shqiptareve, aksidentalisht e moret sapo dolet nga bangot e shkolles, me eksperience politike dhe shoqerore zero.

Jane mjafte gjera te tjera qe ju dallojne nga presidenti rumun. Ai kishte te drejte morale qe te behej pjese aktive e asaj revolte popullore, sepse asnjehere nuk kishte qene i perfolur per korrupsion.
Ai ka pasur nje qendrim te paster politik, ndersa Ju edhe pse hiqeni si majte, asnjehere nuk jeni kuptur se me ke jeni. Madje edhe kur keni bere fushate elektorale me te majten, sapo morret mandatet, deklaruat se do te beheshit pjese e te djathtes. Elektorati i majte tu desh vetem sa per t’u çvatur votat.

Vazhdimisht keni folur per qetesi dhe dashuri, por ne fakt asnjehere nuk jeni treguar i tille, kur interesat tuaja jane vene ne rrezik.
Presidenti rumun edhe ne situata te veshtira ka preferuar rrugen e dialogut dhe nuk ka hipur ndonjehere mbi tavolinat e parlamentit. Gruaja e tij nuk ka qelluar asnje kundershtar politik me çizme sepse keto jane gjeste qe shpehin qarte munges te edukates qytetare.
Thyrja juaj per qetesi dhe dashuri, ka qene gjithmone tallese me faktoret e tjere politik sepse ne thelb ajo kishte nje domethenie mjafte te hidhur.

Mesazhi juaj dhene politikaneve ne koflikt ka qene gjithmone i qarte: ‘’ Ju nuk i keni mandatet e duhura per te krijuar qeverine, prandaj ziheni kot. Kete ne dore e kam une. Une do te behem me ate qe me jepe me shume pushtet dhe madje ne ato ministri, qe mund te behen me shume para,, . Keshtu ne nje fare forme pozicioni juaj eshte lehte i krahesueshem me ate te nje gjobaxhiu ordiner. Thyrja Juaj per qetesi dhe dashuri gjithmone ka qene fallco.

Presidenti rumun, sapo u miratua si i tille, nuk doli te bente fushate elektorale per partine e tij, sepse ai e pozicionoje qarte veten jo pale. Ajo qe bete Ju ishte e pa precedente. Edhe pse Kuvendi Popullor ju dha votat e duhur per president dhe me pune ditesh do te shkonit ne ate poste, keni bere fushaten me te ashper dhe me fjalorin me ordinere te historise Tuaj politike. Ne keto kushte si do te kete mundesi qe te besohej se nje superdjalle, pas ca ditesh do te behej engjell?!

Ju me ate veprim e humbet besimin edhe te shqiptari me apolitik. Koha tregoi se deputetet si gjithmone te vendosur ne rresht, gabuan shume rrende. Tani populli po vuan pasojat.

Nje president i çveshur nga egoizmi dhe merite e vjetra politike e gjene rrugen e komunikimit me qeverine dhe nuk ben aventura donkishoteske.
Presidenti i Rumanise nuk eshte akuzuar as edhe njehere si vjedhes i thesarit te vendit te vete. Une nuk kam fakte qe te theme se akuzat publike qe ju beri Sali Berisha si vjedhes i thesarit, jane te verteta, por asnjehere nuk arrita ta kuptoj se si ju disa vite me vone deklarut se ai eshte ‘’burre shteti,, ?!

Asnjehere nuk i tregove popullit tend sesi ishte historia me te cilen kercenove z. Berisha , kurre i that se njehere e kishit dhene doreheqjen per Shkelzenin. Eshte shume e pa kuptueshme sesi nje njeri i zgjedhur nga populli, te braktis interesat e elektoratit te vete, thjeshte per te mbrojtur djalin e kryeministrit Berisha?!

Presidenti Rumanise nuk eshte filmuar dhe akuzuar per ndonje shtate perqindesh, qe ishte edhe zanafilla e humbjes se jetes te kater personave te pa fajshem ne mes te sheshit me duar ne xhepa, nga kriminelet e veshur me pushtet.

Jane shume gjera per t’u numeruar, por edhe kaq mjaftojne per te kuptuar se ju nuk e gezoni ate te drejte morale per t’u krahesuar me presidentin e Rumanise.

Nese me te vertete iniciativa Juaj e 2 marsit synon te mbroje interesat e shtetit dhe te popullit shqipar dhe jo tuajat personale, gjeje force karakteri dhe pasi te thuash ato qe ke menduar, atje ne mes te sheshit si nje buure nga skrapri deklaro edhe doreheqjen.
Vetem nje president i zgjedhur nga rradhet e intelektualeve te vertete te shoqerise civile, do te gezoje besimin e te gjitha paleve, per t’u kthyer politika ne normalitet.

Ju e keni humbur besushmerine edhe pse perpiqeni te krahasoheni me presidentin rumun.

Eshte utopi te mendojme se do te kete nje marrveshje kapadainjesh qe te largohen vullnetarisht nga pushtetet qe kane uzurpuar prej dekadash kokat e ‘’medha dhe te pazevendesushme,, te kombit.
Shpresedhenese jane edhe levizjet qe mund te lindin brenda partive per te freskuar klasen politike me nje fryme te re. Eshte e pa kuptimte qe ne kushtet e shoqerise tone jo plotesisht te emancipuar, kryetari i partise te jete njekohesisht edhe kryminister siç eshte e pa kuptimte qe mandati i deputetit te jete me i gjate se dy here nga kater vjete.

Nese kjo do te behet para zgjedhjeve te ardheshme dhe shoqeria do te pastrohet nga klasa politike egzistuese plotesisht e degjeneruar, ashtu siç e percaktoni Ju z. Meta , jo vetem qe krimit te organizuar do t’u priten kembet, por edhe drejtesia do te çlirohet plotesisht nga ju qe i keni marre frymen asaj.

Duke qene se jam njeri sportit, do te kujtoj ate qe ndodh ne nje ndeshje futbolli. Kur ndeshen dy ekipe te dobeta, loja te zhvillohet e dobet. Edhe kur portat ndrohen shikojme po te njejtin nivel, sepse jane po te njejtit lojtar.

Po keshtu eshte edhe ne politike. Udheheqesit e keqinj e qeverisin keqe vendin. Eshte naivitet te mendosh se me kalimin e pushtetit nga z. Rama te z. Basha, znj. Kryemadhi, z. Mediu, z. Duka, z. Ndoka, z. Dule etj , do te shikojme nje loje ndryshe nga ajo qe kemi pare. Ata me fakte kane treguar se nuk jane te duhurit.

Nese populli i inkuadruar ne partite politike, nuk mer iniciativen te beje keto ndryshime te domosdoshme, atehere u takon studenteve, qe ne shembullin e Levizjes Studentore per ndryshimin e sistemit te ndermarin nje te tille per t’u larguar nga skena politike ata qe koha u ka ikur.

Levizjet e tyre duhet te jene te pastra dhe te çveshura plotesisht nga Mark Market.

2 komente në “Dy gjëra i the mire z. Meta , por njerzit e dëshpëruar nuk mund t’i frymëzosh me shembullin e presidentit rumun, sepse jeni krejte ndryshe nga ai”

  1. Prind says:

    Ilir Meta krejt papritur paska kapercyer ylberin dhe po na shfaqet si engjelli qe do shpetoka shqipetaret. Po nga kush do i shpetoje ?- nga vetja e tij? Nga raca e tij? Aktualisht Ilir Meta eshte duke frymezuar vetem ate pjese korrekte te sistemit te drejtesise, qe duan te permbushin me sukses detyren dhe misionin e madh per te vene pas hekurave gjithe racen qe ka abuzuar me shqiperine keto 30 vjet, pa dallim nga emri, mbiemri apo statusi social e politik.

  2. Gri says:

    Ilir, ktheu me mire te Alendja! S’doli gjo nga ky presidenti i Rumanise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje