"Rrini larg tubimit politik", Meta reagon ndaj Ambasadës amerikane: Asnjë alert për 2 mars, qytetarëve do t’u dhurohet një degë mimoze

28 Shkurt 2020, 16:19Politika TEMA

Pas njoftimit të Ambasadës amerikanë për qytetarët e saj që të kenë kujdes me 2 mars dhe të shmangin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka reaguar nga Presidenca zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

“Asnjë alert për datën 2 mars, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë!

Përkundrazi, jemi shumë të lumtur që këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë, të cilët na kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 2 mars dhe një pjesë e të cilëve sapo kanë mbërritur në Atdhe.

Dhe me të drejtë, sepse për liritë dhe vlerat amerikane, ata nuk mund t’i marrin leje as Rilindjes dhe as ndonjë segmenti të Sigurimit të Shtetit, kudo që ai të ndodhet!

Gjithashtu, mund t’ju konfirmoj se sot paradite Presidenti Meta me kërkesën e tij ka pritur në takim drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke u konfirmuar bashkëpunimin maksimal të Institucionit dhe të tij, për mbarëvajtjen e këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!

Çdo detaj është i mirëpërcaktuar me kohë.

Manifestimi fillon në ora 17.00, me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar, e përfundon në ora 19.00.

Godina e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme do të mbrohen nga aktivistë të identifikuar.

Shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetute e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SHBA-ve dhe BE-së.

Alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese!

Të gjithë më 2 mars për Kushtetutën dhe kundër grushtit të shtetit.

Për Shqipërinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar!

Zoti e bekoftë miqësinë e palëkundur shqiptaro-amerikane!

Pa Kushtetutë nuk ka demokraci!

Pa demokraci nuk ka Shqipëri!

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”– shkruan Blushi në facebook. (TemA)

10 komente në ““Rrini larg tubimit politik”, Meta reagon ndaj Ambasadës amerikane: Asnjë alert për 2 mars, qytetarëve do t’u dhurohet një degë mimoze”

  1. presidenti says:

    pirdh o meta pirdh.

  2. luani u.s.a. says:

    Presidenti i Shqiperise Ilir Meta qe vodhi pasurine e shtetit shqiptar te depozituar ne banka te huaj eshte i frikesuar nga Gjykata Kushtetuese dhe reforma ne drejtesi sic eshte SPAK ne te cilen kerkon nga populli proteste te dhuneshme per te mbrojtur dhe amnistuar per veprat penale gjate periudhes se tij politike qe eshte absurde dhe qesharake?!

  3. shqip says:

    Hahaha , ushtari mirë Shvejk (Bibilushi). Ore se nuk na the, do e nënshkruajë gjë atë dekretin presidhjeri.? O Tedi , po ta thonë tërthorazi ; evitoni bulevardin. Dmth nuk jemi dakord me presidentin e Lsi-së.

  4. hasani says:

    Do beje mire tu jepje qytetareve nga nje gjel floriri, atehere do te mbushet sheshi o lilke, ndryshe nuk te ndjek njeri o hajdut.

  5. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Po na dhurove nga nje shufer floriri,aty na ke me moniken

  6. Luli says:

    Keta jane cmendur fare me ne kry Ilir Meten Pse duhet te flasin ne emer te Americes???????
    Komplet Idiote dhe kush u shkon atyre nga mbrapa????????????????????????????

  7. Tirona says:

    Bashkite e qyteteve duhet te ruaj ato pak peme Mimoza qe kan ngelur, sepse, nje dore grabitqare po don ti thaje. ……..?‍✈️?‍✈️Pranga ⛓ dhe direkt para ligjit⚖️⚖️⚖️ duke i derguar ne burg? ideatoret dhe zbatuesit e shkaterimit te gjelberimit qe jep Mimoza…..

  8. Black Jack says:

    Kta 200 Kur te kthehen USA te bllokohen me aeroportet ne USA dhe te testohen per coronsvirusin

  9. Monitor says:

    Blush lingota ku ti marrim mimozat ?
    Ti kepusim dhe thyerjme pemet? Eshte anti ligjore dhe asntikushtetuese!
    Me gjithate ok une do e berjr njr prove ! Kur te jete policia aty do ngjitem dhe do thyej ca dege mimoze! Jasm i sigurte qe policia sdo thote gje! Sepse me mbron Iliri dhe Ti!
    Blush rri rehat! Deri tani Ti dhe yt vella njoheni si bicim maskarenjsh ne sy te opinionit!

  10. emigranti says:

    po o zoti ilir aty prit se po te vine qytetaret amerikane vetem ne qoftese vine servilat e tu qe kur kane qene ne shqiperi kane punuar per pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje