Thaçi: Kokëfortësia e Albin Kurtit ka thelluar izolimin e Kosovës dhe po prish raportet me SHBA

28 Shkurt 2020, 15:04Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur kokëfortë kryeministrin e vendit, Albin Kurti, të cilin e ka akuzuar për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një shënim në facebook Thaçi ka shkruar se mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe i ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet me SHBA-në.

“Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në.

Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë.

Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompei dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien.

Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në.

Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike.”-shkruan Thaçi.  (TemA)

6 komente në “Thaçi: Kokëfortësia e Albin Kurtit ka thelluar izolimin e Kosovës dhe po prish raportet me SHBA”

  1. Koba says:

    Ashtu eshte Z.Thaçi!!!.Po vete kosovaret kane FAJ ,qe zgjodhen kete Kaqol Zifti.,njelloj si Zotnia”DRU ME PRE”,duan te bejne SHOW ,duke lene menjane Hallet e Kosovareve.Amerika ka mbeshtetur gjithmione çeshtjen Shqiptare dhe Kosova Pavarsine e ka ne saj te Perpjekjeve te SHBA ne bashkepunim me BE ,ne menyre te veçante me Angline(Tony Blair).

  2. Kuq e zi says:

    Nuk e di zoti thaci sesi ti po e mbron kosoven ne shba por kemi kaluar nga 5 vjet me pare ku amerika i thoshte serbise qe per ne kjo ceshte eshte e mbyllur te sanksionet kunder kosoves sepse nuk po tregohet xhentile me serbine
    Pra ka ndryshuar lindershipi i amerikes apo ai i kosoves

  3. Lanabregesi says:

    Albini dhe Haradinaj matan Drinit,Saliu dhe Meta ketej Drinit jane rreshtuar kunder Amerikes.Saliu dhe Meta jane rreshtuar kunder Amerikes nga frika e drejtesise se re,kurse Haradinaj ka rene viktim e kesaj dysheje mbasi eshte shume I trash.Albini si delirant dhe anarshist eshte I pa pranueshem nga askush,vec Hysa-Me-din-Ferrajt.

  4. LB says:

    Ne te njejten kohe Vuciq, sot e quan Albinin jo serioz. Ai citon te derguarin e Trampit dhe dakortesohet me te 100 perqint. Me nje fjale, ku ishje, asgje! Cfare bere-nje mut. Albini vazhdon te dhjese ne marredheniet e Shqiptareve me Ameriken, duke i dhene prap te drejten serbit te na izoloje nga bota. Vuciqi ishte shume I gezuar nga reagimi amerikan dhe nuk ka se si te mos jete. Politika e qarqeve antishqiptare ka marre vrull. Sulmi I Ilirit per te s hequr Ramen dhe sulmi i Kurtit per te shkarkuar Thacin kane te njejtin emerues. Emeruesi i perbashket eshte berja e te dy vendeve rrumpalle, sepse kete e kerkon Vuciq. E mjera Shqiperi! E mjera Kosove! Spiunet dhe dallkauket kane marre vrull.

  5. Kadri ja fute kot says:

    Albini te heqi bustin e Klintonit e te vendosi ate te Enverit. Keshtu behet kosova.

  6. Drenica says:

    Albini ne Kosove ka 25% te shqiptareve,kurse ne Shqiperi 0,0001%,shqiptaret e Kosoves duhet ti therresin mendjes sa nuk eshte vone,prishja me Ameriken eshte fatalitet.LDK-eja urgjent duhet ta prishi aleancen me kete bakabond,per Kosoven do ishte mire nje aleance e dy partive te vjetra dhe institucionale,si,PDK me LDK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje