Operacioni Forca e Ligjit, Rama i prerë: Kush ka vënë pasuri kriminale nuk shpëton, po shkërmoqet oligarkia e gjyqtarëve e prokurorëve

2 Mars 2020, 12:05Politika TEMA

Kryeministri i vendit Edi Rama në një fjalim në parlament, duke folur për operacionet e OFL-së, tha se kush ka vënë pasuri kriminale, nuk do të shpëtojë.

Ne kemi një plan të duhur ekonomik. Me anë të amnistisë për shqiptarët e ndershëm që deklarojnë pasurinë. Po bëhen hapa përpara drejt një ekonomie të shëndoshë.

Vendi nuk mund të mbajë në kurriz peshën e pasurive kriminale. Ne kemi nisur një betejë, që do ta çojmë deri në fund.

SPAK dhe institucionet e reja janë në drejtimin e duhur. Vendimet e para të Gjykatës Speciale janë inkurajuese. Askush nuk do të shpëtoj nga rrjeti i drejtësisë për pasurinë, që është vendosur me krim.

OFL ka në tagër vetëm ata që preken nga ligji. Kursimet e ndershme të emigrantëve do hapim rrugën në futjen nëpër banke, duke i përjashtuar nga kontrolle nga regjimi i jetës të përditshme.

Sigurisht që nga amnistia përjashtohen ata që kanë të ardhurat nga krimi. Amnistia e përgjithshme fiskale do të votohet këtu në parlament me 84 parlamentarë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama shtoi se të gjitha iniciativat e ndërmarra kanë bërë të mundur shkërmoqjen e oligarkisë të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“OFL ka objekt persona që janë dënuar për krime të caktuara që kanë të bëjnë kryesisht për krime të rënda, ndërsa merren të tjera institucione me burimin e pasurisë të politikanëve apo gjyqtarëve.

Gjyqtarët e prokurorët do të përgjigjen për pasuritë kriminale. OFL është operacion policor dhe nuk ndodh në vend demokratik që të zhvillohet ndaj politikanëve ose gjyqtarëve.

Për ta, ka faza dhe do japin llogari për pasurinë. OFL ndan paranë e fituar nga puna (e deklaruar ose e padeklaruar) me paranë kriminale. Këto të ardhura ka ardhur koha të formalizohen me një  komision me një taksë të favorshme, si kudo në botë. Nuk ka asnjë tolerancë nga shteti.

Do të kërkohet që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të deklarojnë të ardhurat që kanë nga jashtë vendit.

Biznesmenët që kanë asete jashtë vendit duhet t’i deklarojnë e mos bëjnë shaka, se mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Po shkërmoqet oligarkia e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh ai.

4 komente në “Operacioni Forca e Ligjit, Rama i prerë: Kush ka vënë pasuri kriminale nuk shpëton, po shkërmoqet oligarkia e gjyqtarëve e prokurorëve”

  1. haloefect says:

    Ti deklaroje edhe Ragami i Korces fabriken e tullave super vilen ne rruga e kampit ku ke fjetur ti disa here,hotelin Life Galery,hotelin perpara katedrales qe po ben pallatet City Center ,Niko Peleshi supervilen tek kampi,ne kohen qe e ka bere deklaronte ne nje gjyq pjestimi me mje te aferm se nuk kishte te ardhura prandaj deshte nje pjese 12m2.Pjesen qe ka ne Hoteli ne Agjensia,Raqi Filo tek Richmond etj.etj.

    I dine njerezit……mos fol shume se ku dihet.

  2. Loni says:

    Po oligarkia politikaneve? Kur? Di pak bisnesmene te harxhojne lekun pa hesap….por dishume politikane qe harxhojne pa hesap…I shikojme se cfare blejne ne perendim…I ke prane ne parti.

  3. Gjykates Qinani says:

    Zvicrra i ka von pasunit me krime.
    Kan mbi nji shekull qe me bankat kriminele pastrojn gjith paren e pist t rrozullimit.
    Edhe aljenet po vijn e po pastrojn paret ke bankat zvicerrane tash.
    Madje ,n Bibel,thuhet qe Jud Spiuni ato 30 asprat e shperblimit pasi rrasi n burg Jezu Krishtin,ato pare t ndyta pra,ne nji bank zvicerrane i depozitoi.
    Kush do ti bej Zvicrres veting?!
    Jan pasuru me protezat e dhembve te hebrejve viktima t holokaustit hitlerjan.
    Pakti zvicer -Hitler ishte ky.:
    Ne gjermanet do shfarosim judet,do jua morim paret,ju ,zvicerjanet do na ruani paret e tyre qe do i fusim n bankat tuaja.
    Krim me i madh sesa ky s ka.
    Do vij koha kur shtete superfuqi,si amerika sot,ndoshta Rusi Kin indi a Brazil neser a pasneser,pra kto superfuqi do ta nxjerrin zvicren n banken e akuzume si shtet mafjoz superkriminel.
    Dhe do ja morin gjith pasurit.dhe,zvicerranet ne gijotina,

  4. haloefect says:

    Ke filluar censuren Mero !Aristokrati i pushtetit aktual perse censurin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje