"Do të jetë shembull rrezatues i Shqipërisë", Rama prezanton modelet e shtëpive që do ndërtohen për të prekurit nga tërmeti

3 Mars 2020, 16:40Politika TEMA
"Do të jetë shembull rrezatues i Shqipërisë", Rama

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar modelet e shtëpive të reja që do të ndërtohen për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një takim me banorët e Thumanës, Rama deklaroi se porcesi i rindërtimit do të fillojë duke futur në shtëpi familjet më me pak të ardhura të cilët jetojnë në çadra.

“Rilindja e epiqendrës së tragjedisë do të jetë shembull rrezatues i Shqipërisë që duam për fëmijët tanë.

Nisim me Thumanën takimet në komunitetet e prekura, për të paraqitur projektet, shpjeguar proceset e Rindërtimit dhe vazhduar të jemi bashkë, me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin”, shkruan Rama në facebok teksa publikon videon nga takimi.

3 komente në ““Do të jetë shembull rrezatues i Shqipërisë”, Rama prezanton modelet e shtëpive që do ndërtohen për të prekurit nga tërmeti”

  1. Zigur Qarri says:

    Zhgarravitesi ne variantin e arkitektit klloun!

  2. Detari says:

    prokate turke te shpifura, me pak fjale leku do shkoji te turku

  3. zhaku i pamposhtur says:

    O edo. .po mbaje pak veten mër daku ..lërja këtë prezantim ndonjë arkitekti sepse sikur nuk shkon të imitoni qoftëlargun enver. .ai ‘i dinte’ të gjitha ..ai i jepte mënt bujkut doktorit inxhinierit agronomit. .
    Do ishte më serioze që sqarimet mbi këto projekte ti bënte një inxhinier projektues apo një arkitekt. .ti i more ‘meritat ‘e tua tek donacionet lërja radhën dikujt tjetër. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje